Lëvizja\UÇK

Fjala Elmaz Ademit për bashkëveprimtarin e bashkëluftëtarin e tij Gafurr Lokun

Fjala e mbajtur në Han të Elezit, në Akademinë e organizuar nga Shoqëria LËVIZJA dhe komuna për Heroin e Lëvizjes sonë Kombëtare, Gafurr Lokun, dhe të birin Dëshmor, Dritonin.

Në prilli të vitit 1972, në nji lagje të Prishtinës, Ruga Ganimete Tërbeshi në një dhomë përdhese ishin tubuar Rafi Halili, Gafur Loku, Elmaz Ademi, Muhamet Saliu dhe Xhevahir Aliu. Në prezencë të tyre, para Flamurit Kombëtar, fotografis së Skënderbeut dhe fotografis së Enver Hoxhës, Gafur Loku lexoi një tekst të shkurtër që ishte teksti i betimit. Teksti kishte këtë përmbajtje: Me vullnet, vendosmëri dhe besnikëri do ti kryej detyrat e mara nga Organizata dhe pa kompromis do të luftoj kundër xhdo armiku, do të jem vigjilent dhe do ti ruaj sekretet e Organizatës. Për mos kryerjen e detyrave dhe mos ruajtjen e fshehtësive do të përgjigjem para Organeve të Organizatës. Pasi teksti u pranua nga të gjith, atëher u përsërit nga të gjith veç e veç, u vendos që Organizata ta mer emrin ,, Kushtrimi i Liris”.

U lexua edhe Programi i Organizatës, i cili përbëhej nga dy pika eminente. Pika e pare përcaktonte strategjin e Organizatës pra bashkimin e popullit dhe tokave të robëruara nga të huajt me shtetin amë Shqipërin. Pika e dyt përcaktonte veprimin taktik, pra veprime sipas kushteve dhe rethanave që i dktonte koha. Në luftë kundër armikut do të përdoren të gjitha mënyrat e mundëshme si: Veprimet politike, shpërnarja e afisheve, shkrimi i parollave, përgatitjen dhe organizimin e protestave dhe demonstratave. Veprimet ushtarake si kryerjen e atentateve, sulme ndaj objekteve policore e ushtarake, luft guerile deri te lufta gjithpopullore.

Gafur Loku, betimit i qëndroi besnik deri në përfundim të jetës, nuk u përkul as para provokimeve e as para torturave çnjerzore të kryera ndaj tij. Këtë qëndrimin  stoik ndaj betimit, do ta ilustroj  me dy përjetime të Gafurit, të dokumentuara nga vet Shërbimi Sekret Jugosllav. Eshtë nji raport i një bashkpunëtori të UDB-së me emrin e koduar ,,Sharr”dërguar Sekretarit të Sigurimit Shtetëror me 26 janar të vitit 1979 lidhur me takimin që ka patur me Gafurin. Ai shkruan: Nga fundi i dhjetorit të vitit 1978, në Fakulltetin Ekonomik të Prishtinë rastësisht u takova me Gafur Lokun. Ishte duke i regulluar dokumentat në fakulltet ku kishte studjur por që i kishte ndërprer pasi kishte ra në burg. ,,Sharr” mëtej shkruan: Me Gafurin jam njohur ma herët, kemi qenë në një gjenerat gjat shkollimit të mesëm në Tetovë. I thash se unë e kam krye fakulltetin Ekonomik dhe jam punësuar në Fush Kosovë, ja dhash edhe adresën e organizatës ku punoj. Pas disa ditësh Gafuri erdhi te vendi ku unë punoja dhe unë me vetiniciativë veprova në mënyr provokative, me qëllim që të shof se si do të sillet. I thash se ndjehem i vetmuar në mes të Prishtinës, se jam bërë anëtar i Lidhjes Komuniste dhe se më pengon ajo se në mbledhjet e partis flitet vetëm në gjuhën serbe. I thash se ndjej nevoj të bisedoj me ndonjë shqiptar të vërtet, patriot, që ti tregoj se si ndjehem këtu. Por njerzit nuk i njoh dhe frigohem të bisedoj me çdo njeri. Pë të gjitha këto Gafuri u përgjigj: ,,Ka mjaft patriot, por jan të fsheht. Sa i përket organizatës tënde partiake, duhet të luftoni që në te të pranoni sa më shum patriot dhe pastaj vetvetiu do të vjen te ndryshimi i gjendjes në organiztë. Pas këti takimi bashkëpuntorit ,,Sharr” i jepen udhëzime të reja në ndjekje të Gafur Lokut dhe bashkveprimtarit të tij Rafi Halili. Okumenti ka numrin evidentues -38

Dokumenti tjetër është Aksioni Policor i koduar me emrin ,,Repriza” ndaj Gafur Lokut të zhvilluar me 30 prill 1982, në burgun hetimor në Shkup.

Nr. Ev. 206

Dokumenti ka mbi tridhjet faqe të formatit A4 ku në mënyr të detajuar përshkruan metodat çnjerzore të përdorura gjat një nate të vetme hetimore. Egzistojn shum dokumente të këtij lloji të cilat vërtetojn se gjatë hetuesis është përdorur dhun fizike, medikamente kimike, me qëllim të kontrollimit të trurit, si dhe tortura tjera psigjike. Në pamundësi që ta lexojm të gjith kët material, do të shkëpus disa nga pyetjet dhe pëgjigjet nga fundi i hetimit të asajë nate.

  • Kryeinspektori
  • Gafur Loku

Kryeinspektori: Mbrëmë e ke sqaruar, madje edhe titullin edhe përmbajtjen. Nuk më interesojn këto 300 përallat tua. Dëshiroj të dëgjoj verzionin e saktë.çka shkruante në titul?

Gafuri:  KUSHTRIM

Ki: çdon të thot kjo?

G:  Kjo don të thot THIRJE

Ki: çka pasur të shkruar më poshtë?

G: Nuk di.

Ki: Më trego çka ke thënë kur je takuar me Rafiun, pas demonstrative të para të 81-shit në Kosovë?

G: Kam thënë se duhet tu ndihmojmë.

Ki: Cilëve t,ju ndihmojsh?

G: Demonstruesve.

Ki: Gjatë hetimeve ke thënë se dikush këtu është pa të drejta. Kush janë ata që s,kan të drejta?

G: Klasa puntore, nëpërgjithsi, veçanërisht populli shqiptar.

Ki: Pse kombësia shqiptare nuk mundet ti realizoj të drejtat e tyre? Çdoni të thoni me këtë?

G: Për arsye se nuk i doni, i ureni.

Ki: Kush nuk i do?

G: Ata që jan në pozita, të gjithë.

Ki: Tjetër çka ke folur, si është e vërteta, hajde ma thuaj?

G: E vërteta ësht ashtu, kur jam takuar të diellën me 7…..

Biseda përfundon këtu, por jo deri në fund, pasi me Gafuri ndodh diçka, alivanoset, humb vetëdijen.

Ky qëndrim i dinjitetshëm i Gafurit, për një qëllim të lartë, e bën të denjë që me plot të drejtë populli ta gradon me titullin Dëshmor i Kombit. Lavdi!

Poroj-20. 02. 2022