Fitore Mala: Në kujtim dhe nderim të studentit Nuhi Berisha – Lulëkuqes së Pranverës Shqiptare
Në 40 – vjetorin e demonstratave, sot kujtojmë dhe nderojmë studentin, Nuhi Berisha, i cili ishte njëri ndër lulëkuqet e para të Pranverës Shqiptare, që bëri histori! Lavdi për jetë e mot heroizmit të tij djaloshar!
Në një gozhdë të ndryshkur
Varur një xhaketë
E larë me gjak
E shpuar anë për tej 2x
Nëna përkund djepin
Nëna fshika ballin
kjo xhaketë e vjetër
Seq ja kujton djalin 2x
O, bir kur të rritesh
Ruaj këtë xhaketë
Se rrënjët e lirisë
Nuk humbin asnjëherë 2x
Do të vijë dita
E bardhë dhe për ne
E merr këtë xhaketë
E qon në muze 2x
“Nina-nana djalë ma i miri
Mu bafsh trim si Rexha e Nuhiu
“Dhe liria erdhi
Po mirë që e pa dhe nëna
djali i saj dha jetën
E sot buqet kënga 2x
add a comment