Sport

Euro 2024: Publikohen formacionet e ndeshjes “Republika e Çekisë”-“Republika e Shqipërisë”

Tiranë, 7 shtator/ATSH/ Kombëtarja shqiptare e futbollit është gati për sfidën e “Fortuna Arena” në Pragë, me Republikën Çeke, e cila vlen  për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E.

Trajneri Sylvinio ka publikuar dhe formacionin zyrtar me të cilin do të përballet me skuadrën Çeke. Braziliani ka zgjedhur rreshtimin 4-2-31, me Ertirt Berishën në portë. Në qendër të mbrojtjes Ismajli dhe Gjimshiti. Në krahun e djathtë të mbrojtjes, Hysaj dhe në krahun e djathtë Mitaj. Në mesin e fushës, përpara mbrojtjes do të jenë Ramadani dhe ASllani, ndërkohë më të avancuar do të jenë treshja: Asani në të djaqthtë, Seferi në të majtë dhe Barjami si trekuarsit, ndërsa Çikalleshi do të jetë sulmues i vetëm.

Po ashtu mësohet se, tekniku brazilian ja ka hequr shiritin e kapitenit Elseid Hysajt dhe ja ka besuar atë Berat Gjimshitit.

FSHF, ka publikuar dhe një video nga dhomat e zhveshjes, ku gjithçka ështëgati, me tanët që do luajnë me fanella të bardha. Arbnor Muja ka marrë numrin 22, ndërsa Mirlind Daka numrin 19-të.

Ndërkohë Çekia e trajnerit Shilhavi ka këtë formacion: Pavlenka, Brabec, Holes, Krejçi, Çufal, Suçek, Kral, Provod, Çerni, Kushta, Çvançara

Shqipëria ndodhet në grupin E të kualifikueseve dhe renditet në vendin e dytë në kuotën e 6 pikëve, 1 pikë më pak se Çekia kryesuese e grupit. Ndërkohë në vendin e tretë ndodhet Moldavia me 5 pikë, Polonia me 3 pikë dhe Ishujt Faroe në vendin e fundit me 1 pikë. Shqipëria pas sfidës në Pragë, do të luaj më datën 10 shtator ndaj Polonisë në Tiranë, duke mbyllur në këtë formë fazëne  parë në këtë grup.

Klasifikimi:
1-Republika Çeke 7 pikë (2 fitore; 1 barazim)
2-Shqipëria 6 pikë (2 fitore; 1 humbje)
3-Moldavia 5 pikë (1 fitore, 2 barazime, 1 humbje)
4-Polonia  3 pikë (1 fitore, 2 humbje)
5- Ishujt Faroe 1 pikë (1 barazim, 2 humbje)

Programi ndeshjeve më datë 7 shtator 2023 (sot)
-20:45, Poloni-Ishuj Faroe
-20:45, Çeki-Shqipëri