Shqipëria/Aktualitet

Ermira Selimi: Shkupi ynë si Afganistani, Shkupi i atyre si Zvicra

SHKUPI/ÇAIR SI AFGANISTANI, SHKUPI/AERODROM SI ZVICRA
Kujt po i pengon vetëdija kombëtare e të rinjve në Shkup. Shkupi, një qytet i madh i mbushur me shqiptarë pas shumë e shumë viteve për herë të parë u pasurua me një bibliotekë shqiptare, e cila nuk zgjati më shumë se një vit dhe u shndërrua në një shitore “muslim shop”.
Jo çmimet e shtrenjta të librave, nuk po kemi fitim, tē rinjtë e Shkupit nuk po lexojne!! Që këto nuk janë aspak të vërteta. Nobeli nuk u mbyll për këto arsye, por të gjithë e dimë se arsyeja kryesore është që librat të cilët i vetëdisojnë të rinjtë ishin pikërisht në atë pallat tē vogël që tash u shndërrua në ahër. Tani do endemi në Prishtinë dhe në Tiranë për libra pasiqë jemi një shoqëri aq e dobët saqë nuk kemi fuqi t’i luftojmë njerëzit më të dobët të globit.
I ka ra lira Turqisë, nuk po e di ku po i merr tërë ato financa që po e shtrinë hov e hov propagandën e saj antishqiptare në Shkup. Vetëm kur futemi në Çarshi e vërejmë se aty diçka nuk po shkon në rregull. Gjyshi më thotë se asnjëherë para vitit 2000 këto gjëra nuk kanë qenë të shfaqura në Shkup dhe se aty asnjëherë turqe nuk është folur.
Tani po parashtroj pyetjen, e nga pjellën këta turq sot që në qytetin tim nuk e flasin gjuhën shqipe? Por enden këtu me shumë pushtet dhe autoritet sikur të jenë autokton. Dikush më thotë turkofobe, jo zotëri nuk jam unë turkofobe, por ai që vjen dhe më mbjell shqiptarofobi në vendin tim nuk e toleroj. Si do të ishte nëse unë do shkoja në një vend tjetër dhe do ofendoja heronjtë historik të atij vendi, askush nuk toleron por ne të Shkupit i kemi mbyll sytë dhe veshët por bashkë me sytë dhe veshët edhe mendjen se ashtu na thotë hoxha se SKËNDERBEU është tradhtar e Sulltani hero dhe shpëtimtarë. Dikush që tenton të ma dëmton kombin, gjuhën, historinë nuk do t’i mbylli sytë.
Shkupi-Çairi si Afganistan ndërsa Shkupi-Aerodromi si Zvicra, në çfarë gjendje mjerimi ndodhen shqiptarët e Shkupit!