Vështrim/Analizë

Elife Podvorica: Te deum… z. Krzeministër!

Te Deum… z. Kryeministër !

Oh, Zot !… Ishte kjo psherëtimë që sot po më shoqëronte sikur edhe të gjitha ditët jera që nga tërmeti i tmerrshëm në qytetet e fshatrat e Turqisë … Gjithëçka shumë e dhimbshme, lënduese , e panevojshme në këtë botë edhe ashtu të komplikuar…

Vendosa që ditën time sot, të përmbushja me ndonjë aktivitet që do më zhvendoste tutje nga këto skena të llahtarshme televizive… Fillova të rrëmoja nëpër internet dhe gjeta dy emra autorësh të huaj, që më rrëmbyen të tërën.

“Nuk ka popull më të dashur dhe më bujar e fisnik se populli shqiptar në Europë, andaj shqiptarët jo vetëm kanë të drejtë t’i kërkojnë asaj drejtësi, por edhe dëmshpërblim për gjithë ato pasoja që ka trashëguar nga hilet e armiqëve të tyre dhe nga konventat e liga të diplomacisë europiane”-(George Fred Williams)… Uh, mbeta pa frymë nga kjo që po lexoja, sepse pak ditë më parë, pothuaj të njëjtën fjali dhe në të njëtin vit (1913) kishte shkruar edhe një autor tjetër i Londrës së para 110 viteve- Wadham Peackok. Kur e pata mbaruar librin së lexuari, kam shkuar turra- vrap në librari sërish, për t’i blerë edhe disa kopje, në mënyrë që t’ua dhuroja ca miqëve që mendoj se duhej ta lexonin, por ishte vetëm edhe një ekzemplar, dhe ribotim nuk kishte më.

Hyra e lexova tërë biografinë e këtij G.F.Williams dhe e falenderova përzemërsisht në përjetësinë e tij, për gjithë atë kontribut luftarak që kishte bërë në atë hallakam procesesh politike të para 110 vitesh, duke qenë informuesi më i afërt i gjendjes shqiptare  dhe këshillues i Presidentit amerikan të asaj kohe, z.Wilson.

“Këmbëngulja e këtij populli për të ruajtur edhe në kohë paqeje armët, dhe mos mundësia për të luftuar jashtë trojeve ku janë të ngujuar, i bënë ata që të  reagojnë mes vete dhe kjo ka qenë pengesë tejet e rëndë në zhvillimin e tyre social e ekonomik, duke krijuar kështu hapësirë për invazion më të lehtë të armiqëve të tyre të përbetuar-sllavëve dhe helenëve”(Cyprien Robert).

Eu… posa lexova këtë fjali, të këtij  autorit francez se si m’u kujtuan vetvetiu dy gjëra nga dita e sotme.Tek po mundohesha të shpëtoja nga skenat rrënqethëse të tërmetit, hasa në protestën masive të zhvilluar sot në Tiranë, kundër qeverisë së përkohshme atje.Ndërsa ca min më heret, në lajmet e  Prishtinës, presidentja e vendit, po paralajmëronte se forcat ushtarake të Serbisë po hapnin llogore në kufijtë me Kosovën, të mbështetur dukshëm nga armatimi super modern i Rusisë.

Qe, thashë me vete. Sa analoge po më del kjo situatë shqiptarësh me fjalinë që kisha lexuar nga autori C.Robert.

Kam drojën se ato forca super të armatosura serbo-ruse, do të na zëjnë gafil nëpër kafenet e restaurantet nëpër të cilat dalim mëngjes e mbrëmje, duke u llafosur me njëri-tjetrin, thua se është kah bëhet fjalë për një shtet diku përtej kufinjve hapësinor. Na ka djegë lufta e fundit, dhe vetëm fjalën “luftë” nuk mund ta kapërdijmë, se lëre më t’i lëmë gjithë këto salltanete, që kemi krijuar gjatë këtyre 23 viteve. Andaj, “me të drejtë” sillemi si ai shpendi që kur i vjen shumë vapë, e futë kokën në rërë…

Ani kur po flet dhe mbanë qëndrimet e tija politike Kryeministri jonë, në komente sa shumë mbështetje has tek njerëzit. Gëzohem që i lexoj si të tilla dhe më bëjnë të ndjehem krenare, por, frikohem shumë, që Kryeministrit, përveç disa njerëzve të paktë rreth vetes së tij, do t’i mbetet krejt Kosova vetëm e tija, sepse plumbi i parë që të shkrepet, populli tash e ka mësuar kah i bjen Bllaca më afër dhe kufiri me Republikën e Shqipërisë. Bile, tash i kemi edhe dy autostrada të gjëra në të dy drejtimet, vetura kemi mjaftueshëm dhe: “ikni o burra”!… Sa për shtëpitë e oborret e rregulluara nuk po shprehem, por për pallatet e larta që e kanë pushtuar edhe qiellin, nuk më mbetet fort merak, sepse kam drojën se si ato në Turqi këtyre ditëve, po aq kualitet dhe me plan urbanistik, janë të ndërtuara edhe këto, të cilat nuk na e lanë asnjë moment në këto 23 vite pa kazma e çekana e pllaka të shtruara 24 orëshe… bolduzhera grrr…grrrr… duke e ngrënë edhe tokën e duke grryer edhe malet , për t’i ndërtuar do pallate të cilat edhe pak vite do të mbeten si fantazma, sepse rinia, siç po shihet, është kah e kërkon gjetiu per

spektivën e jetës së tyre qe sa vite dhe fluksi i ikjes  vetëm sa po  vjen e rritet ….

Andaj, në këto 23 vite zhvillimi e ndërtimesh masive, shpresoj shumë që nuk jemi munduar për ata që asnjëherë nuk flejnë, por  rrijnë çdoherë me njërin sy hapur, duke pritur momentin apo kaosin politik ndërkombëtar, dhe të hyjnë si shpendët grabitqar e të realizojnë ëndrrën e tyre të kahmotshme-duke u përkundur në ninullat e valëve të Adriatikut, vezullimi i të cilit ua ka verbuar sytë qe shumë shekuj dhe ua ka helmuar mendjen e shpirtin e tyre ….

Për mos ta përmbyllur këtë emocion timin momental të dominuar nga ngjarje të këqija e kaq dinamike në të gjitha faqet e globit, po i kthehem edhe njëherë thënies së lexuar në librin”Albania, the Foundling state of Europe” (Ëadham Peackok, London 1913) :

“They ëere(Shkypetars) deep rooted in the soil of the Balkan peninsula ages before the first slav  crossed the Danub..”

…andaj qëndrimi i z.Albin Kurti që “Unë nuk kam guxim që të jap tokë shqiptare”, e ka kuptimësinë pikërishtë në këto faktet historike, që viteve të fundit po vërshojnë edhe nga historian e autor të shumtë ndërkombëtar, të shkruara nga 2-300 vite më parë,e të përkthyera me plotë entuziazëm nga përkthyes tanë të vyeshëm, të cilët kanë vullnetin të shpalosin dhe të gërmojnë nëpër arkivat e ndryshme dhe të gjejnë kësi relikte për historinë e vërtetë të ekzistencës shqiptare . kjo flet shumë për faktin që figura të mëdha  historike, kanë luftuar për të drejtat tona si popull në të gjitha periudhat ku ne kemi kaluar kalvarin e luftrave të fikshme për mbijetesën tonë si komb. ”Ju vetëm duhet ta përktheni ate (historinë), sepse e keni të shkruar nga shumë autor botëror dhe ta mësoni drejtë historinë tuaj, e jo si ua kanë interpretuar armiqtë tuaj mijravjeçar”- ishte kjo nje fjali që ketyre ditëve e degjova nga dy bashkëshort shqiptarë, të cilët në mënyrë vullnetare kishin përkthyer 10 autorë botëror nga arkivat e Vjenës, ku periudhat për të cilat ishte folur në këto libra, për ne shqiptarët, ishin faqe të zbrazëta -inekzistente të historisë sonë deri më tash….

Te Deum…..gjithë atyre figurave e burrave shqiptarë e miqëve të tyre ndërkombëtarë, që nuk e kursyen veten në kauzën e madhe kombtare të një populli të lashtë në këto troje – sa vet Perëndia….