Komenti

Dr. Sadri Ramabaja: Ëndrra e Tedor Herzl-it dhe sivëllait të tij Ukshin Hoti

Njohja e Kosovës nga Izraeli dhe promovimi i marrëdhënieve diplomatike është tregues i miqësisë dhe dëshmi e interesave tradicionale reciproke  mes dy kombeve tona.  Jo vetëm dy qendrat shqiptare: Tirana dhe Prishtina, por edhe kombi në tërësi, ushqejnë simpati të veçantë për Izraelin. Këto marrëdhënie e kjo miqësi ka historinë e vet. 

Falemnderit Izrael!

Prishtinë, 1 shkurt – Sot, më datë 1 shkurt, në  një ceremoni solemne virtuale, u firmos formalizmi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit. Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike u bë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gabriel Ashkenazi.

Në ndërdijën e shumë shqiptarëve sot  është ngulitur bindja se Izraeli është produkt i Holokaustit, ashtu si edhe Republika e Kosovës është kompromisi politik i superfuqive të kohës pas gjenocidit serb dhe ripërsëritjes së skenave që na kujtnin dështimin e civilizimit evropian në raport me kombin hebre.

Është ritheksuar gjithashtu edhe një kuazi e vërtetë se gjoja na paska qen OKB-ja që më 1947, përmes një rezolute, na e paskërka krijuar shtetin e ri të Izraelit, me qëllim që të mbeturve nga Holokausti t´ju bëhet një vend nën këtë diell. Por e vërteta është krejt e një natyre tjetër. Shteti i Izraelit ishte projektuar vite e vite më parë. Ai nuk është produkt vetëm i Holokaustit. Përndjekja e një populli të tërë, që kulmoi me Holokaustin, nuk ka dyshim se e ka përshpejtuar procesin e krijimit të shtetit hebre. Por, qasti për krijimin e tij, si moment i arrirë, ishte madje edhe para Luftës së Parë Botërore. Atëbotë Palestina hebreje ishte nën autoritetin e Britanisë së Madhe dhe gëzonte njëfarë autonomie vetqeverisëse. Kjo vërehej sidomos në fushën e arsimit, ku ndërhyrja e britanikëve ishte pothuajse e pandjeshme. Ndërkaq në shestimet e intelegjencies hebreje vazhdimisht projektohej rikthimi i asaj që u ishte marr me dhunë para më se 2000 vjetëve – shteti sovran si kryevlera moderne.

Hebreu nga Vjena Teodor Herzli, pasi kishte analizuar dhe studjuar rrugët e krijimit të shteteve sovrane evropiane, erdhi në përfundim se nëse hebrenjtë do të dëshironin të ruanin vlerat e tyre dhe të jetonin konform atyre vlerave, atëherë ata do të duhej të përmbushnin të njejtat kritere si edhe kombet tjerë të Evropës. Pra, ata duhet të fitojnë sovranitetin e humbur 2000 vjet më parë, të themelojnë shtetin e tyre dhe të jetojnë aty, në vendin e vet. Kjo e shpuri atë drejt krijimit të Lëvizjes cioniste (1897, sipas emrit të atdheut, siç quhej nga një pjesë e mirë e hebrenjëve – Ciob), një vit para se ai ta publikonte traktatin e tij të njohur „Shteti i hebrenjëve“, që shërbeu si levë e veçantë për të vënë në lëvizje energjitë e kombit të shpërndarë.

Teodor Herzli nuk ishte vetëm mendimtar dhe idealist, ai ishte edhe pragmatist i dorës së parë. Në vitin 1903 ai pati publikuar librin me titull „Vend i ri –i vjetër”, ku sjell vizionet e tij për shtetin e ardhshëm hebre. Është tepër interesant poqëse krahasohen tash pas 84 vjetëve të egzistimit të shtetit hebre, vizionet e tij me shtetin aktual hebre dhe të arriturat e në atdheun e Teodorit. Sipa Teodorit ëndrrimtar dhe vizionar, Izraeli do të duhej të ishte një shtet sovran me sistem parlamentarizmin demokratik republikan. Tashti kjo duket si diçka e vetkuptueshme, por për epokën kur ai jetonte ishte pothuajse një ëndërr. Ëndrra e Herzlit për krijimin e shtetit hebre me një demkraci stabile tashmë është sendërtuar. Për këtë ka meriata të veçanta gjithësesi edhe ai vet, edhe për faktin se Lëvizjes së tij politike i dha një bazë të mirë demokratike. Ajo lëvizje mbështetej në egzistimin e partive politike që veprojnë brenda sistemit dhe në respektimin rigoroz të mendimit të lirë politik. Ndërkaq strukturat udhëheqëse vazhdimisht iu nënshtruan votës së lirë të antarësisë. U krijua kështu një shkollë e veçantë e demokracisë, që i qëndroi kohës.

Ëndrra e Teodorit është përmbushur plotësisht, duke u shndrruar edhe në një model për kombin shqiptar që nëpër rrjedhat e historisë pati pak a shumë ndeshtrasha të të njëjtit lloj…

Shqipëria dhe Izraeli kanë marrëdhëniet diplomatike të mira dhe të dy vendet kanë shkëmbyer ambasadorë më 19 gusht 1991. Megjithatë, Shqipëria e kishte njohur Izraelin si shtet që nga 19 prilli 1949. Me këtë akt Tel Aviv-i dhe Tirana kishin ërmbushur ëndërrat e sivëllezërve ideolog Teodor Herzl dhe Sami rashëri.
Shqipëria në tërësinë e saj, edhe ajo pjesë e tërësisë së saj që sot njihet me emrin zyrtar Republika e Kosovës,  ishte i vetmi vend evropian i pushtuar nga fuqitë e Boshtit të Luftës së Dytë Botërore, që përfundoi Luftën e Dytë Botërore me një popullsi më të madhe hebreje sesa para Luftës.

Siç e dëshmon historia, shqiptarët jo vetëm se i mbrojtën hebrenjtë e tyre, por ata siguruan strehim për hebrenjtë nga vendet fqinje. Shqiptarët nuk pranuan të respektojnë dhe dorëzojnë listat e hebrenjve. Si komb shqiptarët bën atin fisnik që gëzon mirënjohjen e plotë të kombit hebre.

Nëdrkohë, pas tetë dekadash, Izraeli përmbush edhe pjesën e dytë të ëndrrës të sivëllait të Tedor Herzl-it  Ukshin Hotit, ai njeh Republikën e dytë shqiptare – Republikën e Kosovës.

Kosova dhe Izraeli e kanë zyrtarizuar njohjen e ndërsjellë përmes një ceremonie virtuale ku kanë marrë pjesë ministrat e Jashtëm të të dy vendeve.  “Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, është shprehur  ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla në një video të publikuar në Facebook.  Ndërkaq homologu i saj izraelit, Gabi Ashkenazi e ka cilësuar historike këtë njohje.
“Sot po e bëjmë historinë dhe për këtë dua të falënderoj Shtetet e Bashkuara. Izraeli dëshiron një Ballkan stabil. Marrëveshja e nënshkruar në Uashington i kontribuon kësaj. Shpresojmë që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë”, u shpreh ai ndër tjerash.

Gazeta izraelite ‘The Jerusalem Post’ndërkohë publikoi një lajm që hedhë dritë mbi përpjekjet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për ta parandaluar këtë akt diplomatik mes Jerusalemit dhe Prishtinës.
Pas këtij akti një burim i paidentifikuar diplomatik serb ka shtuar se marrëdhëniet me Izraelin do të degradohen.

Njohja e Kosovës nga Izraeli dhe promovimi i marrëdhënieve diplomatike është tregues i miqësisë dhe dëshmi e interesave tradicionale reciproke  mes dy kombeve tona.  Jo vetëm dy qendrat shqiptare: Tirana dhe Prishtina, por edhe kombi në tërësi, ushqejnë simpati të veçantë për Izraelin. Këto marrëdhënie e kjo miqësi ka historinë e vet.  Falemnderit Izrael!