Shqipëria/Aktualitet

Kryeministri Rama: Do marrin fund një herë e përgjithmonë punësimet politike në Ujësjellës. Rama mesazh edhe pronarëve të guroreve: Keni 2 muaj afat: ose pyllëzoni zonën ose do të mbylleni!

Kryeministri Edi Rama i ka bërë të qartë kryebashkiakëve që të mos abuzojnë me ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve, në punësime militantësh dhe keqmenaxhim.

Ai tha se do të kërkohet që të marrë fund punësimi politik në këtë ndërmarrje, ndërsa shtoi se për këtë do të kërkojë edhe ndihmën e aleatëve. Gjithashtu, kryeministri foli dhe për kompanitë e guroreve.

Ai nënvizoi se këta kompani duhet të pyllëzojnë vendin ku nxjerrin gurë nga mali dhe t’i përmbahen kontratës, pasi në të kundërt mund të mbyllen pa kthim.

“Këto sjellje me Ujësjellësin nuk na sjellin vota, por vetëm dëme. Prandaj, bashkërisht duhet të kundërveprojmë për të vendosur një digë që si fillim humbjet të mos thellohen si fillim. Që e gjithë kjo sforco e bërë nga taksapaguesit shqiptar që i japin buxhetit dhe sigurojnë që edhe partnerët të përfshihen do rimëkëmben. Jo. S’mund të jetë kështu. Duhet të ndryshojmë tani. Javën e ardhshme ministrja do të jetë qark për qark me të gjithë kryetarët e bashkive dhe do të shpalosi planin si do të veprojmë.

Duhet nxjerrë nga duart e politikës punësimet në ujësjellës. Për këtë do të kërkojmë ndihmën e partnerëve tanë, sepse kanë investuar, kohë dhe para. Duhet të jemi të terja palët aleatë për një ndryshim radikal për këtë drejtim. Ndryshimi duhet të nisë nga vetja juaj. Këto janë skandale. I gjithë publiku sot duhet ta dëgjojë që ne jo vetëm jemi shumë të vendosur për ta ndryshuar këtë situatë, por do të ndërhyjmë që sistemi të ndryshojë. Se përveç letrës që thotë se ju jeni autonomë, s’ka asnjë argument tjetër. Me çfarë argumenti duhet të vazhdojë kjo histori?

Janë disa shembuj pozitivë, e këtyre shembujve duhet t’i drejtohemi për të treguar se si kjo duhet shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Shumë shpejt do të jenë kompanitë që shfrytëzojnë malet, ndërsa ju si bashki duhet t’i qëndroni shumë larg këtyre punëve, sepse ndërhyrjet sociale mbajnë erë të keqe. Shfrytëzuesit e guroreve ose duhet të vijnë tani të firmosin marrëveshjet e pyllëzimit ose të gjitha do të mbyllen pa kthim, e të mos e mendojnë që të përdorin punonjësit që shfrytëzojnë si skllevër në ato gurore, për protesta.

Ata duhet të marrin përsipër të pyllëzojnë dhe më pas të vazhdojnë punën, e për këtë kanë afat në datën 31 dhjetor”, tha Rama.