Tjera

Agim Vinca: Mëngjes vjeshte në Strugë

Mëngjes vjeshte në Strugë. Tetor.
Desha të shkruaj diçka për këtë stinë, por hoqa dorë. Po ia jap fjalën gjeniut të poezisë shqipe, Migjenit, i cili ka shkruar një nga vjershat më të bukura e më kuptimplote për stinën e vjeshtës në letërsinë shqipe: VJESHTA NË PARAKALIM
Poezia është marrë nga botimi i parë i plotë i “Vargjeve të lira” (1944), sepse, siç dihet, në ’36-n kjo vepër qe ndaluar nga censura e kohës (zogiste).
Le të shërbejë edhe si homazh në 110-vjetorin e lindjes së “poetit të mjerimit”, jetëshkurtër si njeri, por të pavdekshëm si poet (1911-1938).