Arkiv / Ripublikim

Disa dokumente të arkivave shqiptare për pjesën e pushtuar të Shqipërisë (Kosova me vise) nga Jugosllavia (15)

Redaksia e gazetës LËVIZJA do t’i botojë në vazhdime një pjesë të mijëra dokumenteve të gjetura, pas një pune hulumtuese shkencore, në arkivat e shtetit tonë AMË nga studiuesi i zellshëm Prof. Dr. Sabit Syla. Nga këto dokumenta lexuesit tanë mund të njihen më mirë me interesimin, përkushtimin dhe angazhimin e shtetit tonë, që udhëhiqej nga Enver Hoxha, për përmirësimin e pozitës së popullit të pushtuar shqiptar nga Jugosllavia dhe për zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Iliri (Ballkan). Shteti shqiptar dhe personalisht Enver Hoxha interesohej për të gjitha shqetësimet dhe kërkesat që kishte pjesa e pushtuar e Shqipërisë dhe e popullit të saj, që vuante persekutimin, terrorin, burgimet, torturat, vrasjet dhe shpërnguljet (dëbimet) e pushtuesit jugosllavo komunist të Tito – Rankoviçit…

   Në arkivat e shtetit tonë AMË është një mal me shkresa e dokumente që presin mendjen, vullnetin dhe dorën e studiuesve tanë për t’i hulumtuar, analizuar e publikuar. Studimi, analizimi, interpretimi dhe botimi i dokumenteve arkivore është shkencë më vete… Një pjesë të vogël të këtyre dokumenteve kemi patur rastin t’i shohim edhe ne në arkivin e Ministrisë së Jashtme (kryesisht të viteve 1981, 1982, 1983).

   Shteti ynë ishte shpresa dhe përkrahja e vetme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Shqipërinë e pushtuar në periudhën e viteve 1945 – 1990. Askush në botë nuk çante kokën në atë periudhë pse dy të tretat e një vendi e të një kombi ishin të pushtuara dhe grabitura nga fqinjët shovinistë, që kishin krijuar shtetet e tyre kryesisht në tokat e Shqipërisë! Falë shtetit të Enver Hoxhës dhe mbështetjes së tij të pa rezervë Lëvizja jonë Kombëtare e Çlirimtare ia doli të unifikohejë, të organizohejë dhe të konsolidohejë deri në atë shkallë sa të merrte përsipër organizimin e Luftës Antipushtuese Çlirimtare, duke krijuar UÇK – në. Përkrahja e shtetit tonë dhe e pjesës së lirë të popullit tonë ishte vendimtare edhe pas vitit 1990 dhe, sidomos, gjatë Luftës Çlirimtare të UÇK – së, që pati për rezultat çlirimin e Kosovës (pa vise) dhe përmirësimin e pozitës së popullit shqiptar në Maqedoninë tonë dhe në trojet tjera shqiptare… Roli i shtetit tonë AMË, Republikës së Shqipërisë, mbetet edhe më tej vendimtar për zgjidhjen e plotë të çështjes shqiptare dhe për (ri)bashkimin e Shqipërisë në një shtet dhe me një Flamur kuqezi… (GL)

Prof. dr. Sabit Syla 

DISA DOKUMENTE PËR KOSOVËN DHE VISET TJERA SHQIPTARE NGA ARKIVI I MINISTRISË PËR EVROPËN DHE PUNË TË JASHTME DHE MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Një interes të veçantë për opinionin publik shqiptar paraqet qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj çështjes së Kosovës. Hapja e arkivave shqiptare, ka sjellë një bollëk dokumentesh, një pjesë e mirë të panjohura më parë. Dokumentet e viteve ’50 dhe ’60 të shek. XX që po i ofrojmë lexuesit, pasqyrojnë në mënyrë të plotë dinamikën e qëndrimit të shtetit shqiptar ndaj Kosovës dhe viseve tjera shqiptare, gjatë viteve në fjalë. Shteti shqiptar ka ndjekur në vazhdimësi politikën jugosllave në të gjitha drejtimet e saj karshi shqiptarëve e gjendjen e këtyre të fundit në të gjitha aspektet e zhvillimeve ekonomike, shoqërore, kulturore dhe politike. Këto dokumente janë përzgjedhur nga mijëra dokumente të hulumtuara në Arkivin e Ministrisë për Evropën dhe Punë të Jashtme dhe dokumente nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë viteve 2008 – 2023. Për të ruajtur origjinalitetin e dokumenteve nuk kemi ndërhyrë.

 

                                                                                 -45-

                            Disa të dhëna mbi zhvillimin ekomomik të Kosovës  

Ekonomia e Krahinës së Kosovës nuk mund të merret e shkëputur nga zhvillimi, rruga dhe qëllimi që ndjek gjithë zhvillimi i ekonomisë së Jugosllavisë, tipari themelor i së cilës është rivendosja e kapitalizmit. Për këtë çështje, shoku Enver Hoxha, në Kongresin V të PPSH ka thënë: “Qëllimi i revizionistëve është që marrëdhëniet socialiste në prodhim të ndryshohen dhe të kthehen në marrëdhënie kapitaliste, që në këtë mënyre të krijohet, të pasurohet klasa e borgjezisë së re, e cila jeton me përvetësimin e punës së huaj e me spekulime në kurriz të punëtorëve”. Nga këto ligje e qëllime, është drejtuar edhe ekonomia e Krahinës së Kosovës. Duke theksuar se përveç sa u tha më sipër, zhvillimi i ekonomisë së Kosovës i është nënshtruar edhe politikës shoviniste-serbomadhe që ka ndjekur dhe ndjek klika revizioniste e Titos ndaj Kosovës edhe popullsisë shqiptare në Jugosllavi.

Kosova është krahina më e prapambetur dhe më e pazhvilluar nga ana ekonomike në të gjithë Jugosllavinë. Ky fakt pranohet si nga drejtuesit e sotëm të Kosovës, ashtu edhe nga udhëheqja revizioniste e klikës së Titos, dhe vërtetohet nga të gjitha dokumentet kryesore ekonomike e politike të LKJ, të Qeverisë jugosllave dhe nga fjalimet e ndryshme të krerëve revizionistë jugosllavë. Lidhur me prapambetjen ekonomike, politike e shoqërore të Kosovës, në Plenumin e 12-të të KQ të LKJ, që u mbajt në shkurt të këtij viti ndërmjet të tjerave thuhet: “Vështirësitë veçanërisht të mëdha, janë në rajonet e pazhvilluara në vendin tonë, ku më tepër banojnë shqiptarë. Kjo Krahinë ndesh në probleme, veçanërisht të rënda që janë pasojë e prapambetjes”. Një konkluzion të tillë e vumë në dukje gjithashtu në fjalimet e tyre Nikeziqi dhe Kardeli me rastin e vizitave që bënë në muajin qershor e korrik të këtij viti në Kosovë.

Duke folur për prapambetjen e Krahinës së Kosovës, Ilia Vakiqi, kryetari i Këshillit Ekzekutiv Krahinor, në shtator të këtij viti tha: “Investimet jo të mjaftueshme në ekonominë e Krahinës, kanë ndikuar që diferenca e shkallës së zhvillimit të jetë e madhe në mes të krahinës dhe republikave. Kështu që, në periudhën 1947-1965, në Kosovë investimet kanë qenë 407 dinarë për një banor, ose 34% nga mesatarja e vendit”.

Shkaqet e prapambetjes së gjithanshme të Kosovës e kanë burimin në politikën që ka ndjekur ndaj Kosovës Qeveria jugosllave dhe udhëheqja revizioniste e LKJ-së, të cilët e kanë konsideruar dhe e konsiderojnë atë si një vend kolonial, si një çiflig të tyre nga ku mund të marrin dhe të grabisin çfarë të duan dhe të mos japin asgjë.

Kosova në kufijtë e sotëm si Krahinë Autonome, ka një sipërfaqe prej 10 880 kilometra katrorë, por megjithatë sipërfaqe relativisht të vogël, ajo vetë pozitën e saj gjeografike, relievin, klimën, bimësinë dhe veçanërisht pasuritë e saj të nëntokës, ka kushte shumë të favorshme për një zhvillim ekonomik të shpejtë dhe të gjithanshëm të saj, si industrial, ashtu edhe bujqësor. Megjithatë, ajo është krahina më e prapambetur e Jugosllavisë dhe sipas fjalëve të vet krerëve titistë, ajo do të mbetet e tillë edhe në të ardhmen, sepse sipas tyre, krahinat e tjera të zhvilluara nuk do të qëndrojnë në vend dhe nuk do të presin të zhvillohen krahinat e prapambetura.

Nga të dhënat e shtypit jugosllav dhe atij të Kosovës në zhvillimin ekonomik të mbas luftues të kësaj krahine, mund të dallohen në dy periudha kryesore. Periudha e parë që nga çlirimi e deri në vitin 1957, gjatë së cilës zhvillmi ekonomik është karakterizuar me një ritëm mjaft të dobët. Në këtë periudhë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, janë investuar gjithsej 32 miliardë dinarë të vjetër, ose 320 milionë dinarë të rinj dhe prodhimi është rritur mesatarisht në vitin 1963, ekonomia ka pritur njëfarë zhvillimi më të madh në 5.3% në vit. Nga viti 1957 deri me krahasim me periudhën e parë. Gjatë kësaj kohe janë investuar gjithsej 190 milionë dinarë të vjetër, ose 1 900 milionë dinarë të rinj, dhe rritja vjetore ka qenë 7,5 deri në 10% . Mbas vitit 1963, gjendja ka qenë pothuajse e njëjtë.

Në shtator të këtij viti, Ilia Vakiqi, në një informacion që i dha Mitja Ribiçiqit, kryetari i Këshillit Ekzekutiv Federativ, me rastin e vizitës së tij në Kosovë, mbi zhvillimin ekonomik të krahinës, ndërmjet të tjerave thoshte: “Në periudhën e pasluftës janë ngritur 60 objekte të reja industriale dhe janë formuar 17 degë të industrisë, rezultat i të cilave rritet 7 herë prodhimtaria industriale e 4 herë prodhimtaria bujqësore”. “Duke folur për remizimin e planit ekonomik gjatë vitit 1968, ai tha se këtë vit ekonomia e Kosovës ka pasur 7 miliardë dinarë të vjetër humbje dhe një sasi e këtyre humbjeve është pasojë e thatësirës së vitit të kaluar, ndërsa pjesa tjetër e organizimit të dobët të prodhimtarisë dhe faktorëve të tjerë subjektivë. Ai shtoi se të gjitha fondet e ekonomisë në Krahinë, kanë një shumë prej 9 miliardë e gjysmë dinarë të vjetër, ndërsa obligimet vjetore të organizatave punuese për pagesën e kredive janë më se 20 miliardë”. Sipas të dhënave të shtypit gjatë 9 muajve të parë, të këtij viti Kosova ka rreth 60 ndërmarrje ekonomike me më shumë se 20 mijë punëtorë që punojnë me humbje.

Industria

Nga pikëpamja e formës së pronës, industria e Kosovës ashtu si gjithë sektorët e tjerë ekonomik, është një variant i pronës kapitaliste shtetërore, por për të mashtruar masat punonjëse lidhur me këtë karakter të vërtetë, ajo është zbukuruar me fjalët “vetëadministrim punëtor”, por fjalët e bukura nuk mund të ndryshojnë përmbajtën. Qëllimi i vetëm i prodhimit nuk është plotësimi i nevojave të punonjësve, por prodhimi bëhet për hir të fitimit dhe të ardhurat shërbejnë për të pasuruar persona të veçantë dhe punëtorët marrin aq sa për të ruajtur aftësinë për të punuar.

Degët kryesore të industrisë në Kosovë, janë këto: industria metalurgjike, industria e qymyrit, industria elektrike, industria e tekstilit, industria e materialeve të ndërtimit, ajo e lëkurave dhe këpucëve, industria ushqimore, industria e duhanit, industria kimike etj. Në të gjitha degët e industrisë në vendin kryesor dhe më të rëndësishëm e zë metalurgjia. Kosova është shumë e pasur me minerale e veçanërisht me nikel, boksit, hekur, plumb, zink etj., disa prej të cilave gjenden vetëm në Kosovë. Ja një tabelë mbi llojet kryesore të mineraleve që gjenden në Kosovë me përqindjet e tyren rezervat e përgjithshme të Jugosllavisë.

Emërtimi Sasia e rezervave në % kundrejt rezervave të gjithë Jugosllavisë
Nikel 100%
Boksit hekuri 100%
Granit 100%
Leucit 100%
Plumb e zink 54%
Karbonat 34%
Linjit 50%
Magnez 28%
Kaolini 16%
Krom 12%

Përveç mineraleve të mësipërme disa nga të cilat gjenden vetëm në Kosovën, ndërsa të tjerat ndodhen në sasi të konsiderueshme, ka edhe mjaft minerale të tjera, si: argjend, ar etj. Për shfrytëzimin e mineraleve të Kosovës janë të interesuara jo vetëm jugosllavët, por edhe vendete tjera revizioniste të cilat tregohen të gatshëm të investojnë dhe kapitalet e tyre. Në një fjalim të Matija Ribaçiqit, kryetar i Këshillit Ekzekutiv Federativ me udhëheqësit e kombinatit mineralo-energjitik-kimik “Kosova” në Obiliq, në fund të shtatorit të këtij viti ai tha: “për boksitin janë të interesuar edhe partnerë të jashtëm, në radhë të parë Bashkimi Sovjetik dhe Rumania, kjo e dyta sipas bisedimeve të fundit është e gatshme të investojë mjete materiale”.

Burime minerale gjenden pothuaj në gjithë territorin e Kosovës. Në pjesën veriore në afërsi të Mitrovicës (në Trepçë) gjenden minierat më të mëdha të Kosovës e të Jugosllavisë, minierat e plumbit e të zinkut (për rëndësinë e tyre, gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, megjithëse Mitrovica është pjesë e pandarë e Kosovës, nuk ia lanë atë Italisë, por e mbajtën për ta shfrytëzuar vetë). Në afërsi të Prishtinës dhe Lipjanit, gjenden minierat e magnezit dhe të qymyrit, kurse në pjesën jugore minierat e kromit etj. Miniera më e madhe e Kosovës është ajo e Trepçës së Mitrovicës, ku është ndërtuar edhe kombinati më i madh metalurgjik i Kosovës. Nxjerrjen dhe përpunimin e mineralit të plumbit dhe zinkut etj. Në Trepçë punojnë më shumë se 11 mijë punëtorë. Minierat e Trepçës dhe kombinati metalurgjik i saj ka një kapacitet vjetor sipas tabelës së mëposhtme:

Në ton

Lloji i mineralit Prodhimi në vitin 1966 Parashikuar për vitin 1970
Mineral plumbi e zinku 1 205 686 3/250 000
Koncentrat pb. 68 568 167 000
Koncentrat zn. 79 330 177 000
Koncentrat piriti 67 378 340 000
Plumb i rafinuar 74 794 150 000
Argjend 102 003     190
Ar 0.31     0.55
Acid sulfurik 130 000 265 000

 

Industria elektrike. Centrali më i madh elektrik i Kosovës është ai i kombinatit mineralo-energjitiko-kimik, në Obiliq, afër Prishtinës, i cili në vitin 1966, kishte një kapacitet gjithsej prej 1 236 908 KWH nga të cilat 1 199 709 KWH siguroheshin nga termocentrali dhe 37 199 KËH nga hidra energjetika. Është parashikuar që kapaciteti i tij në vitin 1970, të rritet 286%, kryesisht ai i termocentralit

Industria e qymyrit. Kosova ka rezerva të konsiderueshme në linjit. Ato ndodhen në dy vende kryesore, në afërsi të Prishtinës që janë edhe rezervat më të mëdha dhe në pjesën perëndimore, në Dukagjin. Në të dy këto vendburime, thuhet se gjenden 10 miliardë tonë, që përbënë rreth 50% të të gjithë rezervave të Jugosllavisë në qymyr. Kualiteti i linjitit të Kosovës është i dobët me një mesatare me 1 400-2 300 k/k, por ai është i leverdishëm sepse nxjerrja e tij kushton lirë për arsye se shtresat janë në thellësi të vogla. Në vitin 1968 nga miniera e linjitit në afërsi të Prishtinës janë nxjerr 3.100 mi ton. Këtu janë ndërtuar edhe kombinati mineralo-energjitik-kimik “Kosova” në Obiliq i cili merret me nxjerrjen e linjitit, pasurimin e tij, prodhimin e koksit, gazit, plehrave kimike dhe prodhimeve tjera me bazë linjiti. Kombinati ka termocentralin me kapacitet 1 199 709 KËH . Thuhet se perspektivat e këtij kombinati janë të mëdha.

Industria e tekstilit. Në Kosovë punojnë do kombinate tekstili, njëri në Prizren, tjetri në Gjilan. Kombinati i tekstilit në Gjilan prodhon rreth 7 milionë metra pëlhurë në vit dhe lloje të ndryshme të tjera tekstili. Në Gjakovë gjendet një kombinat pambuku edhe një fabrikë për prodhime tekstili dhe trikotazhi me një kapacitet vjetor 2.5 milionë m2, konfeksione të ndryshme dhe rreth 300 tonë trikotazhesh.

Industria e lëkurës dhe këpucëve. Në Pejë është ndërtuar një kombinat për prodhimin e lëkurave dhe këpucëve me një kapacitet vjetor prej 445 mijë m2 lëkurë të ndryshme, 110 mijë m2 lëkurë peliçe dhe 650 mijë palë këpucë lëkure. Ka gjithashtu dy fabrika këpucësh, njëra në Prizren dhe tjetra në Lipjan. Kjo e fundit ka një kapacitet vjetor prej 370 mijë palë këpucë të llojeve të ndryshme. Përveç këtyre në Gjakovë është ndërtuar një fabrikë për përpunimin e enëve të zinkut dhe enëve të emaluara. Ka një fabrikë për prodhimin e vajrave vegjetale, një fabrikë çimentoje dhe një fabrikë për prodhimin e gëlqeres. Përveç degëve të industrisë që u përmendën më sipër, në Kosovë ka gjithashtu edhe disa degë të tjera të industrisë, por me rëndësi më të vogël, siç janë: industria ushqimore, industria kimike, industria e duhanit, industria e materialeve të ndërtimit, industria e letrës etj.

Struktura e degëve kryesore të industrisë së Kosovës në vitin 1965 dhe parashikimi për vitin 1970 paraqitet si më poshtë:

% mbi sasinë e prodhimit të përgjithshëm në vitin 1965 Parashikuar në vitin 1967 në %
1. Industria metalurgjike 24.6 18
2. Industria e qymyrit 14.7 21
3. Industria elektrike 15.6 16.5
4. Industria tekstile 11.5 8.2
5. Industria e materiali të ndërtimit 5 3.3
6. Industria e lëkurës dhe këpucëve 4.3 2.3
7. Industria ushqimore 4.2 4.1
8. Industria kimike 3.8 8.3
9. Industria e duhanit 3.2 1.7

Sikurse shihet nga tabela e mësipërme e prodhimit industrial në Kosovë, gjatë pesë viteve (1966-1970), do ndryshojë, do të rritet pesha specifike e disa degëve të industrisë së rëndë si dhe ajo e qymyrit që ka rritjen më të madhe, e industrisë elektrike, e kimike dhe do të ulët pesha specifike e industrisë së lehtë, siç janë industria e tekstilit, e materialeve të ndërtimit, e lëkurës dhe këpucëve etj.

Në vitin 1965, të ardhurat e përgjithshme të Krahinës së Kosovës nga industria kanë pasur këtë strukturë:

Në millionë dinarë të rinj

 

 

Bazuar në vitin 1965 Parashikuar në ton në %në vitin 1970
Të ardhurat e përgjithshme 1/298.9 264.3%
Industria elektrike 111.2 343.6%
Industria e qymyrit 111.7 408.4%
Materialet e ngjyrosura 375.4 203.5%
Jometalet 33.3 212.1%
Industria metalike 31.1 619.2%
Industria kimike 68.8 610.6%
Materiale ndërtimi 33.8 182.7%
Industria e drurit 54.9 168.2%
Industria e letrës 7.0 140.0%
Industria e tekstilit 194.1 192.3%
Industria e lëkurës dhe këpucëve 48.6 132.1%
Industria e gomës 15.9 400.0%
Industria ushqimore 22.6 140.6%
Industria grafike 22.6 140.6%
Industria e duhanit 76.2 161.1%

 

Ndërtimi. Si në të gjithë sektorët e tjerë edhe në sektorin e ndërtimit në Kosovë, vendin kryesor e zënë ndërtimet në sektorin privat. Ato janë afro katër herë më të mëdha së në sektorin shoqëror. Kështu p.sh. sipas disa të dhënave, gjatë vitit 1965 në të gjithë Krahinën e Kosovës janë ndërtuar gjithsej 4 518 ndërtesa, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 237 mijë m2 (7 mijë m2 më pak se në vitin 1962), nga të cilat, 905 banesa janë ndërtuar në pronën shoqërore, kurse në pronën personale janë ndërtuar 3 614 banesa, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 195 mijë m2.

                  Elektrifikimi i fshatrave. Kosova ka gjithsej 1 441 fshatra me rreth 153 mijë familje. Nga një statistikë e batuar, në shtator të vitit 1966, del se në vitin 1965 ishin elektrifikuar 464 fshatra, ose 32% e gjithë fshatrave të Krahinës, kurse në Serbi janë elektrifikuar rreth 80% e fshatrave. Prej vitit 1966 deri në fund të këtij viti, janë elektrifikuar ose do të elektrifikohen edhe 174 fshatra të tjera. Në qoftë se elektrifikimi i fshatrave të Kosovës do të vazhdojë me këtë ritëm, do të duhen rreth 15-20 vjet për ta përfunduar. Nga shtypi i përditshëm del se edhe ato fshatra për të cilat thuhet se janë elektrifikuar, nuk kanë marrë të gjitha familjet dritë elektrike, ka ankesa për punën e dobët që është bërë në këtë drejtim, si për linjat e jashtme, ashtu edhe në ato të brendshme, të cilat jo vetëm japin korrent jo të mjaftueshëm, por paraqesin edhe rrezikshmëri. Nga qytetarë dhe nga ente të ndryshme ka pasur propozime dhe kërkesa që punimet për elektrifikimin të centralizohen nga shteti dhe disa punime të ribëhen përsëri.

        Komunikacioni. Komunikacioni kryesor në Kosovë është ai automobilistik, i cili karakterizohet nga një zhvillim i dobët. Rrugët ekzistuese kanë një strukturë të keqe teknike. Për këto arsye, komunikacioni nuk plotëson nevojat e krahinës. Si në të gjitha fushat tjera edhe në zhvillimin e komunikacionit, Kosova zë vendin e fundit në Jugosllavi.

Ja një tabelë mbi gjatësinë dhe kategorinë e rrugëve automobilistike të Kosovës, (në fund të vitit 1967).

Gjatësia e rrugëve gjithsej 2 364 km

 

Nga këto:

Të shtruara me asfalt, me beton dhe me blloqe 286 km
Të shtruara me gur 902 km
Të pashtruara 1 176 km

Struktura e keqe e rrugëve automobilistike dhe kujdes i pamjaftueshëm për mirëmbajtjen e tyre bënë që shpenzimet e shfrytëzimit të automjetit të rriten më shume se 30%. Investimet për komunikacionin kanë qenë dhe janë shumë të vogla, kështu p.sh. prej vitit 1952 deri në vitin 1962, për rikonstruksionin dhe mirëmbajtjen e rrugëve automobilistike janë shpenzuar 200 mijë dinarë të vjetër. Edhe llojet tjera të komunikacionit, si hekurudhat dhe lundrimi ajror nuk plotësojnë nevojat e Krahinës. Kosova ka rreth 400 km hekurudhë, kryesisht rrugë me binarë normalë, ndërsa hekurudha me binarë të ngushtë janë ndërtuar kryesisht ndërmjet qendrave industriale dhe minierave. Nga shtypi del se Jugosllavia ka siguruar një fond nga një bankë ndërkombëtare për ndërtimin e disa rrugëve të reja automobilistike dhe hekurudhore si dhe për përmirësimin e atyre ekzistuese. Këto punime do të përfshijnë edhe Krahinën e Kosovës.

          Tregtia e jashtme. Sistemi i vetë administrimit u jep të drejtë ndërmarrjeve ekonomike të Krahinës së Kosovës që të lidhin kontrata dhe të tregtojnë jo vetëm me ndërmarrje dhe firma jugosllave, por edhe me firma të jashtme. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 1969, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkëmbimi i mallrave nga ndërmarrjet e Kosovës me botën e jashtme, është shtuar 27.4%. Gjatë kësaj periudhe në rajonet konvertibile janë realizuar mallra me një vlerë prej 13 285 750 dollarë, ndërsa me rajonet klering u realizuan mallra me një vlerë prej 6 660 595 dollarë. Kombinimi metalorgjiko-kimik i Trepçës zë 75% të të gjithë mallrave të eksportit të Kosovës. Ja një tabelë mbi llojet e mallrave, vlerën e tyre në vitin 1965 dhe parashikimi për vitin 1970, që krahina e Kosovës ka eksportuar në vendet e jashtme:

1956 1970
Vlera e përgjithshme e eksportit 395.6 760.0
Industria 365.1 689.0
Metalet e ngjyrosura 266.5 480
Jometalet 10.5 24
Ind. për përpunimin e drurit 10.6 19
Ind. e tekstilit 20.9 43
Industria e lëkurës dhe këpucëve 21.0 33
Industria e duhanit 19.2 34
Industria tjetër 16.4 56
Bujqësia dhe industria e ushqimit 30.5 71.0

             Bujqësia. Reliefi, klima dhe pjelloria e tokës e bëjnë Kosovën që të jetë një krahinë shumë e përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë… Para Luftës së Dytë Botërore dhe në vitet e para të mbarimit të Luftës, pjesa dërmuese e popullsisë merrej me bujqësi dhe blegtori, kurse këto vitet e fundit struktura ekonomike e popullsisë ka filluar të ndryshohet. Kështu në vitin 1948, 83.9% e popullsisë merrej me bujqësi, në vitin 1966, 59.5% e popullsisë konsiderohej bujqësore dhe 40.5% jobujqësore, kurse në vitin 1970 është parashikuar që 56% të jetë bujqësore dhe 44% jobujqësore. Nga sipërfaqja e përgjithshme prej 10.880 km2 që ka Kosova, sipërfaqja e përgjithshme bujqësore zë gjithsejtë 581.296* ha, nga të cilat 386.231* ha janë tokë e punueshme dhe 195.005* ha janë kullota.

Sipas formave të pronës ajo është ndarë si më poshtë: a) Pronat individuale që zotërojnë pjesën dërmuese të sipërfaqes bujqësore 481.337* ha sipërfaqja bujqësore dhe 143.524* ha kullota. b) Të ashtuquajturat prona shoqërore (ndërmarrjet bujqësore industriale që nuk janë gjë tjetër veç një formë e ndërmarrjeve kapitaliste shtetërore dhe kooperativat bujqësore, ku zotër të vërtetë janë kulakët) të cilët zotërojnë gjithsej 99 399 ha tokë bujqësore, nga e cila 47 918 ha tokë e punueshme dhe 51 481 ha kullota.

Krahina e Kosovës si në krahasim me gjithë Jugosllavinë, ashtu edhe me republikën, ka dendësinë më të madhe agrare. Një banori atje i takon afërsisht 0.48 ha tokë bujqësore dhe 0.32 ha tokë e punueshme, kurse sipas të dhënave të vitit 1965, në gjithë Jugosllavinë një banori i takon 1.64 ha tokë e punueshme, në Serbi 1.3 ha, në Vojvodinë 1.74 ha, në Maqedoni 1.1 ha, në Mal të Zi 0.86 ha. Në një fjalim që ka mbajtur Veli Deva, më 19 prill të këtij viti, në Prishtinë, me rastin e 50-vjetorit të krijimit të LKJ, duke folur për sukseset e arritura në sektorin e bujqësisë në Kosovë gjatë viteve të mbas çlirimit, ndërmjet të tjerave tha se prodhimi i përgjithshëm bujqësor në Kosovë është rritur më se 4 herë. Prodhimet kryesore bujqësore që mbillen në Kosovë janë: drithërat, gruri, misri, thekra, elbi e tërshëra, bimët industriale, panxharsheqeri, luledielli, duhani etj. Mbillen gjithashtu edhe patatja, perimet dhe janë të zhvilluara frutikultura dhe vitikultura.

Në ekonominë e Krahinës së Kosovës një vend të rëndësishëm zë edhe blegtoria, si: gjedhi, dhentë, derrat, kuajt etj. Kosova rrit gjithashtu edhe mjaft shpend. Nga tokat e punueshme sipërfaqet më të mëdha i zënë drithërat me 81.6%, bimët industriale 5.77, perimet 4.6%, bimët për ushqimin e kafshëve 5.5% dhe vetëm 2.6% nga e gjithë sipërfaqja e punueshme janë toka djerrinë. Ndarja e sipërfaqes bujqësore sipas kulturave që mbillen dhe sipas llojit të pronësisë paraqitet si më poshtë:

Gjendja në vitin 1965 Parashikuar për vitin 1970
  1. Bujqësia e përgjithshme

Sipërfaqja bujqësore gjithsej në ha nga këto:

 

581 236

 

582 169

I.               Sipërfaqja e punuar 386 231 388 196
1. Ara e kopshte 302 096 303 194
2. Pemishte 9 655 11 129
3. Vreshta 6 211 6 577
4. Livadhe 68 269 67 269
II.             Kullota 195 005 194 000
  1. Pronat shoqërore

Sipërfaqe bujqësore gjithsej në ha nga kjo:

 

99 399

 

104.000

I.               Sipërfaqja e punuar 47 918 53.000
1. Ara kopshte 41 268 45 769
2. Pemishte 1 963 2 967
3. Vreshta 2 760 3 264
4. Livadhe 1 827 1 000
II.             Kullota 51 481 51 000

 

Në vitin bujqësor 1964-1965 në Kosovë janë mbjellë gjithsej 246 391 ha me drithëra dhe është marrë ky prodhim:

Viti 1964-1965
Grurë e thekër 238 880
Elb 9 700
Tërshërë 18 600
Misër 184 400
Gjithsej 451 580

 

Nga tabela e mësipërme del se është marrë mesatarisht për të gjitha kulturat së bashku një rendiment mesatar prej 18.3 kv për ha. Nga të dhënat e shtypit të Kosovës për këtë vit bujqësor thuhet se ai nuk ka qenë i mirë për të lashtat nga shkaku i thatësirës së madhe që pati gjatë muajve të pranverës, megjithatë njoftohet se gjithsej 109 642 ha të mbjella me grurë, u morën mesatarisht 19 kv për ha, kurse kombinati bujqësor industrial “Progres-eksport” në Prizren, arriti rendimentin mesatar 33-35 kv, grurë për ha dhe “Kosme-eksport” në Prishtinë, “Ereniku” i Gjakovës, kooperativa bujqësore e Lipjanit arritën një rendiment mesatar nga 30 gjer në 35 kv grurë për ha. Në vitin 1970 është parashikuar që sipërfaqja e mbjellë me drithëra nga 246.31 ha që ka qenë në vitin 1965, të ulet në 236 965 ha, kurse prodhimi i përgjithshëm nga kjo sipërfaqe të rritet edhe 54 450 tonë. Parashikohet të prodhohet 263 310 tonë grurë e thekër, 194 420 tonë misër, 18 300 tonë elb, ndërsa prodhimi i tërshërës do të ulet, nga 18 600 tonë më 1965 në 17 400 tonë.

 Pronat shoqërore (ndërmarrjet bujqësore-industriale, kooperativat bujqësore).

Në Kosovë tani ekzistojnë 5 kombinate industriale-bujqësore dhe 47 kooperativa bujqësore, të cilat kanë gjithsej 99 399 ha tokë bujqësore, të ndara si më poshtë:

Në ha

1965

Sipërfaqja bujqësore gjithsej 99 399
I.               Sipërfaqja e punuar 47 918
Ara e kopshte 41 368
Pemishte 1 963
Vreshta 2 760
Livadhe 1 827
II.             Kullota 51 481

Në vitin bujqësor 1964/1965, këto ekonomi kanë prodhuar 55 800 tonë grurë e thekër, 14 000 tonë misër, 3 100 tonë tërshërë dhe 2 100 tonë elb. Është parashikuar që qysh në vitin 1965 deri në vitin 1970 këto ekonomi të rrisin sipërfaqen e përgjithshme bujqësore edhe më 4 600 ha të tjerë duke shtuar kryesisht prodhimin e misrit. Nga 14 000 tonë misër të prodhuara 1964/65, në vitin 1970 do të prodhohet 22 500 tonë.

Bimët industriale. Bimët industriale kryesore që mbillen në Kosovë, janë: panxharsheqeri, luledielli dhe duhani. Në vitin 1964/65 ato zinin një sipërfaqe të përgjithshme prej 17 298 ha, nga e cila u murrën gjithsej 99 600 tonë panxharsheqer, 7 500 tonë luledielli dhe 3 100 tonë duhan. Në vitin 1970, është planifikuar që prodhimi i bimëve industriale të rritet në mënyrë të konsiderueshme, thuhet se në vitin 1970 do të prodhohen 180 000 tonë panxharsheqer, 12 000 tonë luledielli dhe 6 400 tonë duhan.

Patatet, perimet, pemët dhe rrushi. Në vitin bujqësor 1964/65 në Kosovë u prodhuan gjithsej 40 500 tonë patate, 68 200 tonë perime, 30 100 tonë pemë, 26 300 tonë rrush, kurse për këtë vit pritet të merren 36 000 tonë. Këto prodhime i japin kryesisht pronat individuale me përjashtim të rrushit sasia e të cilit u dha në masën 45% nga pronat shoqërore. Në këto prona është parashikuar që në vitin 1970 të rritet më shumë se 6 herë prodhimi i perimeve, më shumë se 8 herë prodhimi i pemëve dhe më shumë se 2 herë prodhimi i rrushit. Nga 26 300 tonë rrush që është prodhuar më 1965, vitin e ardhshëm do të prodhohen 41.000 tonë.

 Mekanizmi dhe përdorimi i plehrave kimike. Në fushat e Kosovës, në vitin 1965, ka pasur gjithsej 1793 traktorë dhe 427 kombajna. Është parashikuar që në vitin e ardhshëm numri i traktorëve të rritet në 2 500 dhe ai i kombajnave në 1 000 copë. Sipas këtyre të dhënave i takon afërsisht një traktor për çdo 160 ha tokë arë dhe më 1970, një traktor për çdo për 120 na tokë arë. Me reformën e vitit 1965, në Jugosllavi u prishën stacionet e makinave dhe traktorëve dhe ato u lanë në dispozicion të ndërmarrjeve bujqësore, kooperativave bujqësore dhe kulakëve. Kështu, nga viti në vit, ato kanë shtuar sasinë e traktorëve, të kombajnave dhe të makinave të tjera bujqësore që përdorin në pronat e tyre. Lënia e lirë e shitblerjes së tokës, e drejta e personave individual për të përdorur fuqi punëtore, dallaveret e tjera për shtimin e sipërfaqes së tokës personale mbi 10 ha, ka bërë që kulakët të bëhen dalëngadalë prodhuesit kryesorë të prodhimeve bujqësore, si në të gjithë Jugosllavinë ashtu edhe në Kosovë.

Në Kosovë, në vitin 1965 janë përdorur 87 097 tonë plehra kimike dhe në vitet 1970 parashikohet të përdoret 184 882 tonë. Sipas këtyre shifrave, në vitin 1965 janë përdorur 225 kg plehra kimike për 1 ha, dhe në vitin 1970 kjo shifër parashikohet 476 kg për ha pleh kimik. Nga të dhënat del që në vitin 1965 në pronat shoqërore janë përdorur 46 679 tonë plehra kimike, kurse në pronat individuale 37 418 tonë.

             Blegtoria. Konditat e favorshme për zhvillimin e bujqësisë, pasuritë e konsiderueshme të kullotave dhe livadheve (68 269 ha livadhe dhe 195 005 ha kullota), favorizojnë edhe zhvillimin e blegtorisë në Krahinën e Kosovës. Ja një tablo mbi numrin e blegtorisë së Kosovës, më 15 janar 1966, dhe shifrat e parashikuara për 1971.

Në mijë krerë
Viti 15.01.1966 Parashikuar për vitin 1971
Numri i përgjithshëm
Gjedhë gjithsej 320000 327 100
Lopë dhe mëshqerra baresë 133 000 149 000
Derra 43 000 70 000
Dele 555 000 773 000
Kuaj 55 000 45 000
Shpendë 899 000 1 800 000
Nga këto në pronat shoqërore
Gjedh gjithsej 9 204 15 115
Lopë dhe mëshqerra baresë 3 667 6 953
Derra 5 908 12 000
Dele 4 166 6 000
Shpendë 14 816 25 000

 

Sikurse shihet edhe nga tabela e mësipërme edhe blegtoria në Kosovë, në përqindjen dërmuese të saj i përket sektorit individual, prandaj edhe furnizuesit kryesorë të prodhimeve blegtorale, si: mishi, qumështi, leshi, vezët etj., janë ekonomitë individuale. Kështu p.sh. gjatë vitit 1965 Kosova dha 12 230 tonë mish, 63 339 000 litra qumësht, 1 300 tonë lesh dhe 45 milionë vezë. Pronat shoqërore dhanë vetën 810 tonë mish, 5 779 000 litra qumësht, 200 tonë lesh dhe 300 mijë kokrra vezë. Për vitin 1970 është planifikuar që në krahasim me vitin 1965, sasia e mishit të rritet 171.3% (mishi i derrit 189.7%, i shpendëve 27.5%) qumështi 141.9%, leshi 160%dhe vezët 173.3%. Nga tabela mbi numrin e blegtorisë del gjithashtu se në vitin 1971 është parashikuar që në këtë vit të ketë një rritje të konsiderueshme të krerëve të gjësë së gjallë. Por, nga disa të dhëna të kohëve të fundit, del se ky numër jo vetëm që nuk do të arrihet, por përkundrazi do të pakësohet, veçanërisht në lopët dhe delet. Në shtator të këtij viti gazeta “Rilindja” njoftonte se vitet e fundit blegtoria e krahinës gjithnjë e më shumë po pakohet. Zvogëlim të madh, sidomos ka shënuar sektori shoqëror, ku numri i kafshëve në pesë vitet e fundit, është përgjysmuar ose është shuar fare. Kështu në krahasim me vitin e kaluar, sivjet numri i lopëve është 20.7% më i vigël në sektorin shoqëror dhe 3.7% më i vogël në sektorin individual. Numri i deleve në sektorin shoqëror është pakësuar 42,7% dhe në sektorin individual 8.3%.

 Pyllëzimi

Krahina e Kosovës është e pasur me pyje, gjë që lejon të zhvillohet industria e drurit dhe të lehtësohet industria e ndërtimit. Në pyjet e Kosovës priten çdo vit mbi 500 mijë m3 dru dhe lëndë ndërtimi dhe rreth 145 mijë m3 dru zjarri. Është parashikuar që nga ndërmarrjet e pyjeve “Goran”, prej vitit 1965 deri në vitin 1970, të pyllëzohen çdo vit mesatarisht 1 500 ha pyje të reja kryesisht me drurë fletore.

Të ardhurat kombëtare

Të ardhurat kombëtare të Krahinës në vitin 1965 dhe parashikimi për vitin 1970 paraqiten si më poshtë: (të llogaritura me çmimet e vitit 1965në milionë dinarë të rinj).

 

 

 

 

1965

 

1970

Rritjen e parashikuar në përqindje
Ekonomi e përgjithshme 1.453.6 2.901.6 198.2%
–          Shoqërore 941.8 2.260.6 240%
–          Individuale 521.8 641.0 112.8%
Industria 511.1 1.447.2 281.1%
Bujqësia 541.3 621.5 127.7%
–          Shoqërore 70.0 119.4 170.5%
–          Individuale 471.3 572.1 121.3%
Nga pyjet 11.2 16.7 149.1%
–          Nga ndërtimet 153.8 283.3 184.2%
–          Shoqërore 129.4 252.3 194.9%
–          Individuale 24.4 31.0 127.0%
Komunikacioni 53.5 99.9 186.7%
–          Shoqërore 52.2 98.3 188.3%
–          Individuale 1.3 1.6 123%
Qarkullimi 155.7 302.7 194.4%
Artizanati 31.5 49.6 157.4%
–          Shoqërore 6.7 13.3 198.5%
–          Individuale 24.8 36.3 146.3%
Veprimtaria komunale 5.5 10.7 194.5%

Të ardhurat kombëtare të Krahinës së Kosovës për frymë të popullsisë në krahasim me republikat tjera të Jugosllavisë, kanë një ndryshim të madh. Ato kanë pasur tendenca që ky ndryshim të bëhet më i madh nga viti në vit. Kështu p.sh. në qoftë se të ardhurat kombëtare për frymë të popullsisë së Jugosllavisë do t’i shënojmë me 1 100, të ardhurat kombëtare të Kosovës kanë qenë 43.3 në vitin 1947, kurse në vitin 1963, 31.6. Këtë rënie të përqindjes së të ardhurave kombëtare për frymë të popullsisë në krahasim me të ardhurat për frymë të popullsisë së gjithë vendit, titistët mundohen ta shpjegojnë me shtimin e madh që ka popullsia e Kosovës në krahasim me pjesët e tjera të vendit dhe përmendin faktin se… ndërsa në vitin 1947 popullsia e Kosovës përbënte 4.6% të popullsisë së përgjithshme të Jugosllavisë, në vitin 1963 kjo shifër rritet në 5.3%.

Të ardhurat për frymë të popullsisë përcaktojnë edhe nivelin e jetesës, prandaj nga të dhënat e mësipërme del që niveli i jetesës në Kosovë është shumë më i ulët në krahasim me popullsinë e krahinave të tjera të Jugosllavisë. Këtë nivel të ulët të jetesës e vështirëson akoma më shumë papunësia, e cila është një sëmundje kronike në jetën ekonomike të Krahinës së Kosovës edhe që është më e rëndë se në çdo republikë të Jugosllavisë. Në Kosovë ka rreth 80 mijë vetë të papunë, nuk ka asnjë perspektivë për zgjedhjen e këtij problemi. Kjo ka bërë që shumë kosovarë kryesisht të kombësisë shqiptare, (sepse serbët dhe malazezet gjejnë më lehtë punë) të largohen nga Kosova dhe të shkojnë për të kërkuar punë në viset e tjera të Jugosllavisë, ose në vendet kapitaliste të Evropës Perëndimore. Në prill të këtij viti 1971, nga Kosova punonin në botën e jashtme më shumë se 24 000 punëtorë, e gjatë vitit 1970 nga Kosova gjetën punë 22 321 vetë, nga të cilët jashtë Jugosllavisë 11 336, në vise të ndryshme të Jugosllavisë 7 885 dhe në Kosovë 3 100 vetë.

Tetor 1969

Gusht 1969                           Sektori i Posaçëm

Literatura:

  • Dokumentacioni themelor i planit shoqëror të zhvillimit të Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë deri në vitin 1970 (botimi i artit krahinor për planifikim shoqëror-1966).
  • Informacia o daljnjim maguenostrma posllove suradnje privdnik organizacija iz SR Hervatske i AP Kosova i Metohije (Zagreb 1967).
  • Autonomia e Kosovës e Metohisë në Jugosllavinë Socialiste.
  • (Asllan Fazlia, botimi i “Rilindjes” – Prishtinë, 1966).
  • Gazeta “Rilindja”.
  • Revista “Përparimi”, nr. 2-3, viti 1969.

                                                                         -46-

                     Mbi zhvillimin e gjendjes politike në Kosovë gjatë vitit 1969

Gjendja e brendshme politike në Kosovë është e lidhur me gjendjen e përgjithshme të brendshme të Jugosllavisë, e cila karakterizohet nga vështirësitë të mëdha në fushën ekonomike si rezultat i dështimit të plotë të të ashtuquajturit sistem i vetadministrimit, vështirësi që vetë Titoja i ka cilësuar me fjalët “se ndonjëherë më duket se në vendin tonë është arritur deri në krizë situata politike në Jugosllavi karakterizohet gjithashtu nga thellimi i mëtejshëm i kontradiktave dhe grindjeve ndërmjet kombësive në atë shkallë se “disa njerëz ngrënë çështjen nëse federata është forma e përshtatshme e shoqërisë sonë, se mos më mirë do të jetë konfederata”, dhe nga një thurje e degjenerim i vazhdueshëm i LKJ-së, ku lufta brenda kësaj organizate revizioniste ka arritur në atë pikë sa që Titoja në fjalën e tij në Plenumin e 7-të të Kryesisë së LKJ-së, më 15 dhjetor 1969, u ra kambanave për “unitet” duke paralajmëruar se LKJ po mban “erë fraksionizëm”.

Gjendja politike në Kosovë për popullsinë shqiptare dhe për patriotët kosovarë është e favorshme, kurse për klikën tititste sipas fjalëve të Fadil Hoxhës “për një kohë të gjatë situata politike nuk ka qenë e mirë. Në këtë vend kanë ekzistuar grupe që ishin në kundërshtim me vijën e LK-së, në grupe kanë marrë pjesë elemente të kombësisë shqiptare dhe që kishin platformë tjetër nga ajo e LK-së, si përse i përket ndryshimeve konstitucionale, përdorimin e simboleve kombëtare, për zgjedhjen e kandidatëve për mbledhjen e përfaqësuesve, etj. Sipas grupeve për meritat për çfarë është arritur në Kosovë, pas Plenumit të Brionit u takojnë disa njerëzve që “luftojnë për të drejtat e shqiptarëve”. Me këto fjalë titistët tregojnë se në Kosovë po u djeg toka nën këmbë, por ata do të dëshironin që kjo situatë t’i referohej kohës së kaluar, prandaj edhe Fadil Hoxha i shpreh këto shqetësime me kohën e kaluar” “situata politike nuk ka qenë e mirë”, “Kanë ekzistuar grupe që ishin në kundërshtim me vijën e LK-së”, etj.

Demonstratat e nëntorit dhe të dhjetorit të vitit 1968, në shumë qytete të Kosovës dhe të Maqedonisë, qenë fillimi i një kthese në jetën politike të popullsisë shqiptare në Jugosllavi dhe luftën e saj kundër politikës armiqësore e shoviniste të klikës tititste për të drejtat kombëtare, për t’i dhënë Kosovës dhe krahinave të tjera shqiptare në Jugosllavi, karakterin shqiptar. Ato ngritën në një shkallë më të lartë ndjenjën dhe krenarinë kombëtare të gjithë popullsisë shqiptare në Jugosllavi, demaskuan kalbësirën e regjimit tititst lidhur me politikën shoviniste e antishqiptare dhe e detyruan regjimin e Beogradit të bënte disa lëshime taktike me nxjerrjen e ligjit kushtetues të Krahinës Autonome të Kosovës. Aprovimi i Ligjit Kushtetues qe një fitore për popullsinë shqiptare të Kosovës. Mbas kësaj, patriotët kosovarë, pa u trembur nga presioni, arrestimet, burgimet dhe dënimet e shovinistëve tititste serbe e malazeze kundër pjesëmarrësve të demonstratave, ngritën në një shkallë më të lartë kërkesat e tyre për të vënë në jetë disa nga ato të drejta që u janë lejuar me Ligjin Kushtetues. Këto kërkesa kanë qenë në drejtim për barazi kombëtare, për të pasur vende drejtuese në ekonominë dhe në organet drejtuese shtetërore dhe organizatat e masave si në qendër të krahinës, ashtu edhe në komunë në përpjesëtim me popullsinë, për zgjerimin e rrjetit të shkollave të gjitha kategorive në gjuhën shqipe, për vënien në jetë të barazisë së dygjuhësisë, si në organet administrative, ashtu edhe ato ekonomike, kërkesa për sanksionimin me ligj të përdorimit të flamurit kombëtar, jo vetëm në formë private që përdoret tani, por edhe në të gjitha institucionet e Krahinës. Janë bërë gjithashtu përpjekje për të përfituar në drejtim të zhvillimit të ekonomisë së Krahinës, duke kërkuar që të zbatohen vendimet e LKJ-së dhe Qeverisë jugosllave sipas të cilave vendet më të zhvilluara të Jugosllavisë duhet të ndihmojnë krahinat e prapambetura, etj. Duhet thënë se kjo luftë e patriotëve kosovarë dhe e gjithë popullsisë shqiptare të Kosovës, për këto kërkesa të drejta dhe të ligjshme, ka ashpërsuar më tepër kontradiktat dhe marrëdhëniet ndërnacionale në Kosovë, gjë që ka preokupuare dhe shqetësuare shumë jo vetëm shovinistët serbë e malazezë, por dhe gjithë udhëheqjen revizioniste të Beogradit.

Gjatë vitit 1969, patriotët kosovarë kanë vazhduar luftën për barazi në proporcion me popullsinë në vendet drejtuese të organeve ekonomike dhe në organet e administratës si në qendër të Krahinës, ashtu edhe ato komunale. Popullsia shqiptare në Kosovë përbën mbi 67% të popullsisë së Krahinës. Me gjithë këtë, shumica dërmuese para aprovimit të Ligjit të ri Kushtetues në organet administrative, si në qendër të komunës, ashtu dhe në ato komunale, në organizatat e masave, në vendet drejtuese të organizatave kulturore-arsimore, etj. Shumicën e përbënin serbët dhe malazezët. Përpara aprovimit të kushtetutës dhe veçanërisht mbas aprovimit të saj, shqiptarët e Kosovës shtruan me forcë që në këto organe dhe organizata, përfaqësuesit duhet të zgjidhen ose të emërohet duke pasur parasysh përbërjen nacionale. Një luftë e madhe u zhvillua në këtë drejtim gjatë fushatës së zgjedhjeve për në organet federative, republikave dhe krahinave gjatë muajit prill të vitit 1969. Si rezultat i gjithë këtyre përpjekjeve përbërja nacionale në favor të kombësisë shqiptare u përmirësua mjaft në krahasim me të kaluarën, duke siguruar që 60% të deputetëve të të gjitha instancave të jenë të kombësisë shqiptare. Gjatë fushatës së zgjedhjeve për të siguruar këtë përpjesëtim nga ana e serbëve, malazezëve dhe titistëve, shqiptarët e Krahinës u deshtë që në disa komuna zgjedhjet të përsëriteshin për arsye se kandidatët serbë ose malazezë nuk siguronin votat e nevojshme, megjithëse pati rast që ata të viheshin në listë si të vetmit kandidatë për t’u zgjedhur.

Më e vështirë dhe me ashpër ka qenë dhe është lufta për të pasur një përpjesëtim të drejtë në përbërjen nacionale në ndërmarrjet dhe entet ekonomike, sepse shovinistët serbë dhe malazezë kanë bërë dhe bëjnë një rezistencë shumë të madhe për të ruajtur në dorën e tyre gjithë kyçet e ekonomisë së Krahinës së Kosovës. Ata për të ruajtur të drejtat e drejtimit të ekonomisë shkuan deri në atë masë sa të bëjnë edhe presione mbi popullsinë shqiptare duke përdorur edhe largimin në masë nga ekonomia të inxhinierëve, specialistëve dhe teknikëve serbë e malazezë, por gjithmonë duke ua hedhur fajin “shovinistëve shqiptarë” ose të ardhurave gjoja të pakta që ata sigurojnë në Kosovë, etj. Si rezultat i gjithë kësaj rezistence dhe lufta e popullsisë shqiptare të Kosovës për të marrë në dorën e vet drejtimin e ekonomisë së Krahinës, ose për të pasur të paktën proporcion të drejtë në organet drejtuese të ndërmarrjeve ekonomike, ka pasur fare pak rezultate për të mos thënë aspak. Serbët me qëllim që të frenohen kërkesat e popullsisë shqiptare në këtë drejtim në propagandën e tyre ngrenë shumë rrolin e këtyre specialistëve. Gjurica Zojkiq, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Serbisë, në një mbledhje të punëtorëve të Trepçës tha se “nuk ka çmim me të cilin mund të paguhet kontributi i ekspertëve në prodhim”. Me këto fjalë, shovinistët serbë dhe titistët, kërkojnë që punëtorët dhe kuadrot shqiptare në ndërmarrjet ekonomike të Kosovës të heqin dorë nga kërkesa që edhe ata të kenë të drejta të barabarta në drejtim dhe administrimin e ekonomisë së Krahinës.

Lufta në fushën ekonomike në Kosovë ndërmjet shqiptarëve nga njëra anë dhe serbëve dhe malazezëve nga ana tjetër, ashpërsohet edhe nga shkaku i papunësisë në Kosovë. Agjencia “Tanjug” në shkurt të vitit 1969, njoftonte se numri i vërtetë i të papunëve në Krahinë është rreth 80 mijë vetë. Nga shtypi del se rreth 80% e njerëzve të papunë janë të moshës nën 40 vjeç. Duhet theksuar se shumica dërmuese e këtyre të papunëve janë të kombësisë shqiptare, se përveç politikës serbomadhe që ndjekin tititstët në marrjen e njerëzve në punë, shtohet edhe mungesa e kualifikimit dhe e nivelit të ultë kulturor që kanë shqiptarët e Kosovës, të cilëve dhe kur merren në punë caktohen në vende që kanë të bëjnë me punë të rënda fizike dhe hamallëku.

Nga fjalimet e udhëheqësve titistë dhe nga shtypi krahinor, del se LK e Kosovës gjendet në shthurje të thellë të gjithanshme dhe të vazhdueshme. Jeta e anëtarëve të lidhjes karakterizohet nga një indiferentizëm dhe mungesë disipline të theksuara sa që është bërë një preokupim serioz për klikën e Titos, ashtu sikurse është bërë një problem i madh dhe gjendja në Lidhjen Komuniste të Jugosllavisë. Duke karakterizuar veprimtarinë e organizatës së LK-së, gazeta “Rilindja” shkruan se “pritja dhe pasiviteti i organizatave të Partisë në Krahinën e Kosovës manifestohet në tërë veprimtarinë e saj”. LK e Krahinës së Kosovës është bërë strehë korrupsioni. “Nëse bëjmë pyetjen – thotë Veli Deva – se kush po i toleron dukuritë e deformimeve të ndryshme të bazuara në korrupsion keqpërdorime, etj. Do të shohim se 90 për qind e tyre janë komunistë”. Anëtarët e Lidhjes Komuniste nuk duan të dinë aspak për problemet që preokupojnë titistët, ata nuk zbatojnë as rregullat me kryesore të statutit të Lidhjes, siç janë pjesëmarrja në mbledhje, pagimi i kuotizacioneve, etj. Nga shtypi del se vetëm në komunën e Vitisë, që ka mbi 1 400 anëtarë, rreth 50 për qind e tyre nuk kanë paguar kuotizacionet e anëtarësisë qysh nga viti 1967. Disa anëtarë të Lidhjes Komuniste jo vetëm që janë indiferente ndaj vendimeve që merren në mbledhje dhe politikës së LK, por përkundrazi thuhet se “janë shumë aktiv kundër saj”. Kjo gjendje në LK e ka shqetësuar shumë klikën e Titos dhe shërbëtorët e saj në Kosovë, prandaj ata kohët e fundit kanë filluar një fushatë të gjerë për të përjashtuar nga Lidhja Komuniste të gjithë ata anëtarë që janë në kundërshtim me politikën e lidhjes komuniste – veçanërisht kjo fushatë është shtruar pas fjalimit të Titos në Zare, në shtator të vitit 1969. Mbas këtij fjalimi, në Kosovë shpërtheu një fushatë e madhe propagandistike e shoqëruar me masa administrative kundër “indiferentizmit”, mungesës së disiplinës, “nacionalizmit, shovinizmit”, etj. E gjithë kjo bëhet për të përjashtuar nga LK, nga organizatat e tjera të masave dhe nga vendet drejtuese në ekonomi të gjithë ata që kundërshtojnë vijën politike të LK, që janë kundër politikës ekonomike që ndjekin titistët në Kosovë dhe që punojnë dhe luftojnë për një afirmim sa më të plotë të popullsisë në kombësi shqiptare në Kosovë. Në ditët e para të fushatës për punimet e fjalimit të Titos në Zarë, duke marrë dhe si pretekst një dasmë që u bë në Gjakovë, u përjashtuan nga LK e Krahinës, 46 anëtarë të Lidhjes Komuniste, u përjashtuan nga puna shumë drejtorë ndërmarrjesh dhe punëtorë, pothuajse të gjithë të kombësisë shqiptare të akuzuar si nacionalistë, si persona që janë kundër “vëllazërim-bashkimit” etj. Gjatë punimit të fjalës së Titos në Zare, LK e Kosovës edhe një herë arriti në konkluzion se një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të LK-së nuk marrin pjesë në mbledhjet e organizatave, për muaj me radhë nuk paguajnë kuotat e anëtarësisë, se në asnjë komunë nuk janë zbatuar vendimet e Komitetit Krahinor të LK-së për shumë probleme, se ryshfeti, korrupsioni, hatëri janë bërë çështje të zakonshme etj.

Në Kosovë jo vetëm një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të LK-së janë në kundërshtim me vijën e LKJ-së dhe nuk zbatojnë këtë vijë, por ka organizata që ndodhen në këto pozita, prandaj kundër mjaft organizatave, janë marrë dhe masa ndëshkimore deri në shpërndarje të tyre. “Rilindja” e 10 dhjetorit, njoftonte që mbledhja e Konferencës Komunale të LK-së së Prishtinës, vendosi për shpërndarjen e organizatës së LK-së të repartit të kosmet-prenozit për devijimin e saj nga vija e LKJ”. Në Konferencë u tha gjithashtu se Komiteti Komunal konstatoi se nuk është kjo e vetmja organizatë themelore e LK-së në komunë, e cila ka krijuar marrëdhëniet kaotike. Shpërndarje të organizatave të LK-së ka pasur dhe në komuna të tjera të Kosovës. Për arsye se kanë qenë në kundërshtim me politikën e LK-së, janë shpërndarë organizatat e nyjës hekurudhore të Fushë-Kosovës, organizata e një raporti në kombinatin e Trepçës etj. Në një gjendje të tillë dhe akoma me keq janë dhe organizatat e tjera të masave, si ajo e Lidhjes Socialiste, Lidhjes së Rinisë etj.

Mbas Plenumit të Brionit, klika e Titos me qëllim që të zbulonte dhe të eliminonte më lehtë nga pozitat në LK, në pushtet dhe në ekonomi përkrahësit e Rankoviqit dhe për qëllime demagogjike lejoi që në faqet e shtypit jugosllav të ketë më tepër liri për të kritikuar kundërshtarët e saj. Këtë e shfrytëzoi në njëfarë mase edhe shtypi i Kosovës dhe veçanërisht ai në gjuhën shqipe. Në faqet e shtypit të Kosovës për një periudhë pak a shumë të gjatë u duken shkrime që demaskonin politikën armiqësore e serbomadhe që është ndjekur ndaj popullsisë shqiptare në Jugosllavi – flitej për prapambetjen e ekonomike, politike, arsimore e kulturore në Kosovë. Në këto shkrime flitej për prapambetjen e Kosovës, për diferencën e madhe që ekziston ndërmjet Kosovës dhe krahinave të tjera të Jugosllavisë dhe se kjo diferencë shtohet nga viti në vit se “për shtimin e diferencave nuk është shkaktare vetëm e kaluara historike, por edhe politika ekonomike prej vitit 1947 e deri me sot”, etj. Por me kalimin e kohës, ku kjo liri shtypi nuk është më në interes të titistëve. Prandaj, këto kohët e fundit, ashtu si për të gjithë shtypin jugosllav po duket tendenca për të vënë nën fre shtypin edhe në Kosovë. Në një fjalim të mbajtur në shtator të vitit 1969, në Konferencën e LK të Kosovës, Llatinko Peroviq, sekretar i KQ të LK, të Serbisë, duke iu drejtuar njerëzve të shtypit ndërmjet të tjerëve tha: “si lëvizje dhe si shoqëri kemi të drejtë të kërkojmë prej shokëve të shtypit një përgjegjësi më të madhe profesionale, që në shtyp të paraqitet ajo që është caktuar bashkërisht me marrëveshje dhe që është orientimi i forcave progresive dhe jo mendimi i individëve dhe i grupeve të LK” – shkurt kërkohet që në shtyp të mos shkruhet më për ato gjëra që denoncojnë politikën e klikës tititste, por ato që janë “Caktuar me marrëveshje” me të. Prandaj, dhe në këtë drejtim në të ardhmen shqiptarëve në Jugosllavi do t’u duhet të luftojnë më shumë për të mbrojtur të drejtën për të pasur liri fjalë dhe shtyp.

Për qëllime që dihen, popullsia shqiptare në Jugosllavi është e ndarë në katër rajone të ndryshme që administrohen nga tri republika. Shqiptarët që jetojnë jashtë territorit të Krahinës së Kosovës – në Serbi, ata të Maqedonisë dhe Malit të Zi janë në kondita më të vështira se popullsia e Krahinës së Kosovës dhe lufta e tyre për barazi kombëtare është më e ndërlikuar. Përpjekjet e tyre mbas Plenumit të Brionit për t’u ribashkuar me Kosovën, nuk patë sukses dhe perspektivat për këtë ribashkim në konditat e tanishme janë jo të mira, për të mos thënë të pamundura. Në periudhën e tanishme në këto rajone bëhen përpjekje për të fituar disa të drejta për të pasur shkolla në gjuhën shqipe, dhe të përdorimit të flamurit kombëtar, por nga të dhënat e shtypit del se në këtë drejtim nga shovinistët serbë, malazezë e maqedonas, nuk është dhënë asgjë konkrete përveç fjalëve premtuese, me përjashtim të disa shkollave të pakta në disa fshatra dhe qytete të Maqedonisë – kurse në Mal të Zi shkollat shqipe në fshatra me popullsi shqiptare numërohen me gishta dhe qenia e tyre është formale se në to jo vetëm që mungojnë lokalet, kuadrot dhe mjetet mësimore, por nga presioni që bëhet nga ana e shovinistëve të këtyre republikave, shqiptarët detyrohen që fëmijët t’i çojnë në shkolla në gjuhën serbokroate dhe jo në ato shqiptare. Nga ana e kosovarëve për të ndihmuar në këtë drejtim tregohet një interesim, kryesisht në drejtim të ndihmës për arsimin dhe kulturën duke dërguar disa libra, gazeta, revista, ndonjë grup artistësh duke shkruar ndonjë artikull për gjendjen e shqiptarëve në këto krahina, etj. Por mundësitë e tyre materiale për një ndihmë më të madhe, kanë qenë të kufizuara dhe frika e drejtuesve të sotëm të Kosovës për të mos u akuzuar nga titistët si nacionalistë, e kufizojnë më shumë këtë ndihmë.

Në luftën e popullsisë shqiptare të Kosovës dhe të krahinave të tjera shqiptare në Jugosllavi, kundër politikës tititste serbomadhe për të ruajtur karakterin shqiptar të Kosovës dhe krahina të tjera shqiptare në Jugosllavi, për të drejta më të gjera, një ndihmë të madhe kanë dhënë Partia e jonë e Punës dhe Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë me qëndrimin e tyre të drejta dhe konsekuente ndaj problemit të Kosovës, ndaj zhvillimit të situatës në Kosovë dhe me qëndrimin e tyre parimor dhe të vendosur ndaj politikës së klikës tititiste, si për çështjet e brendshme, ashtu edhe ato ndërkombëtare. Kjo vijë dhe ky qëndrim i vendosur dhe parimor i Partisë dhe i Qeverisë sonë, sukseset që i ka arritur populli i ynë në ndërtimin socialist, ndihma që i është dhënë popullit të Kosovës kohët e fundit për amësimin e kulturën, kanë qenë dhe janë një burim frymëzimi për popullsinë shqiptare në Jugosllavi. Nga të dhëna të ndryshme, del se popullsia shqiptare në Jugosllavi ndjek me kujdes emisionet e Radio Tiranës dhe se ajo është e informuar mjaft mirë për të gjitha problemet aktuale të vendit tonë. Të gjitha këto kanë bërë që të rritet dhe të forcohet dashuria për Partinë e Punës të Shqipërisë dhe shokun Enver, të forcohet dhe të rritet besimi ndaj politikës së drejtë marksiste-leniniste të Partisë dhe Qeverisë sonë.

Nën influencën direkte të punës dhe të luftës që bëhet në vendin tonë, kundër zakoneve prapanike dhe mbeturinave të së kaluarës, në Kosovë, megjithëse në embrion, shikohet që të shkruhet dhe të flitet kundër këtyre zakoneve dhe mbeturinave si është çështja për të pasur një veshje më të lehtë si të grave ashtu dhe të burrave, dëshira për të luftuar zakonin e fejesave në moshë të vogël dhe fejesat me lajme, harxhimet e mëdha në dasma, ka pasur shkrime ku kritikohet ndërtimi i xhamive dhe kishave në vend që të ndërkohën shkolla që kanë më shumë nevojë, kritika për shpenzime të mëdha e të panevojshme që bëhen për të shkuar në Qabe, bëhen përpjekje për të luftuar zakonin e marrjes së gjakut dhe për të pajtuar familjet që janë të mbyllur për shkak të vrasjeve, etj.

Vizitat që kanë bërë gjatë këtij viti në Shqipëri persona të veçantë kosovarë ose grupe vizitorësh, siç ishte ai i 37 plakave nga Kosova, kanë lënë përshtypje mjaft të mira si për pritjen e përzemërt që u është bërë, ashtu dhe për sukseset madhështore që janë arritur në vendin tonë gjatë këtyre 25 vjetëve të çlirimit dhe këto përshtypje ka qenë i detyruar, sigurisht në mënyrë shumë të cunguar, t’i botojë dhe shtypi i Kosovës, kështu p.sh. një nga plakat që erdhi këtu për vizitë i deklaroi korrespondentët të “Rilindjes” se ishte shumë e kënaqur kur konstatoi se gjithë njerëzit e farefisit të saj në Shqipëri ishin shumë mirë dhe se nuk u mungonte asgjë.

Titistet gjatë këtij viti në forma dhe mënyra të ndryshme, janë përpjekur që nga njëra anë të përdorin Kosovën si urë, të krijojnë iluzione në popullsinë shqiptare të Jugosllavisë se ata janë për marrëdhënie të mira me Republikën Popullore të Shqipërisë, se gjoja shqiptarët në Jugosllavi kanë fituar të gjitha të drejtat si komb dhe si popull, se ata mund të vënë e të vijnë lirisht me Shqipëri, po kjo do të varet se sa Shqipëria do ta lejojë këtë vajtje dhe ardhje, se titistët janë dhe për zgjerimin e marrëdhënieve të kulturave tregtare të Kosovës me vendin tonë, kurse nga ana tjetër kanë shpifur kundër politikës së Partisë dhe Qeverisë sonë, duke i akuzuar ata se janë nxitës për demonstratat e vitit të kaluar në Kosovë e Maqedoni ose si shpifja e kohëve të fundit e LS të Gjakovës, e përkrahur dhe nga LS e Kosovës dhe nga gazeta titiste “Borba” se “organet qeveritare dhe të Partisë së Punës të Shqipërisë, e kanë keqpërdorur vizitën private të një grupi qytetarësh nga Gjakova dhe kanë krijuar nga ajo spekulim politik”. Të gjitha këto bëhen me qëllime armiqësore, ato synojnë të nxisin kosovarët kundër Partisë dhe Qeverisë sonë, por këtë qëllim klika titiste nuk do t’ia arrijë kurrë, sepse dashuria e vëllezërve tanë kosovarë për Shqipërinë mëme, për Partinë e Punës së Shqipërisë dhe shokun Enver është e madhe dhe e thellë.

Nga sa u tha më lartë, mbi zhvillimin e gjendjes politike në Kosovë mund të arrihet në këto konkluzione: 1) Gjatë vitit 1969, lufta e popullsisë shqiptare të Kosovës për barazi kombëtare në të gjitha fushat e jetës së Krahinës është zgjeruar dhe është ngritur në një shkallë më të lartë. 2) Kjo luftë gjatë kësaj periudhe është konkretizuar më mirë, duke pasur disa objektiva të caktuara, siç janë barazia e gjuhës, e drejta e përdorimit të flamurit kombëtar, zgjerimi i rrjetit të shkollave në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i gjendjes së tyre, barazi për vende drejtuese dhe në punë si në sektorin ekonomik, ashtu edhe atë administrativ në përpjesëtim me numrin e popullsisë, kërkesa për një zhvillim më të shpejtë të ekonomisë së Krahinës, etj. 3) Nga analiza e të dhënave të shtypit të përditshme dhe periodik të Kosovës dhe të burimeve të tjera, del se në krye të luftës së popullsisë shqiptare për një afirmim sa më të madh të saj në Jugosllavi janë intelektualët përparimtarë dhe studentët. Demonstratat e nëntorit të vitit 1968, ndikuan në mënyrë pozitive edhe në masën e fshatarësisë shqiptare, e cila filloi të interesohet më shumë për të ardhmen e Kosovës, të bëjë presion në disa komuna ndaj serbëve dhe malazezëve që të largohen nga ato toka që u kanë marrë fshatarëve shqiptarë më parë. 4) Klika e Titos edhe në të ardhmen do të mundohet që me një demagogji të stërholluar të mashtrojë popullsinë shqiptare të Kosovës, duke spekuluara me ato lëshime taktikë që bëri me aprovimin e Ligjit Kushtetutës të Kosovës, të propagandojë gjerësisht të drejtat që gjoja popullsia shqiptare ka fituar, por sikurse pranohet edhe nga të shtypi i Kosovës, tititstët nuk e kanë vënë ujin në zjarr për zbatimin në praktikë të premtimeve të dhëna, se shumë vendime dhe konkluzione të organeve shtetëror dhe organizatave të masave për barazi kombëtare të popullsisë shqiptare në Jugosllavi figurojnë vetëm në letër dhe të mbyllura nëpër sirtarë. 5) Mund të thuhet se në të ardhmen me gjithë demagogjinë, mashtrimet, e frikësimet që mund të përdorin titistët ndaj patriotëve kosovarë që luftojnë për të drejtat e ligjshme, lufta do të vazhdojë të ashpërsohet dhe të zgjerohet më tepër, sepse klika e Titos jo vetëm që është vendosmërisht kundër këtyre kërkesave lidhur edhe me gjendjen e përgjithshme të kontradiktave nacionale në Jugosllavi, por ajo për vetë politikën shoviniste që ndjek në formë dhe në përmbajtje është kundër zgjidhjes së drejtë të kërkesave të pakicave kombëtare në Jugosllavi. 6) Duke u nisur nga sa u tha më sipër dhe nga zhvillimi i situatës në Kosovë, del se dhe në ardhmen duhet të denoncohet politika shoviniste e serbomadhe që ndjekin revizionistët e Beogradit ndaj Kosovës, me të gjitha format dhe mjetet e mundshme të propagandës të nxitet popullsia shqiptare e Kosovës dhe e krahinave të tjera shqiptare në Jugosllavi në drejtim të rritjes së kërkesave gjithmonë e më të avancuara në mënyrë që pas kushtetutës kosovare të fitojnë të drejta sa më të plota si kombësi dhe si popull, të fitojë të drejta të barabarta me serbët dhe malazezët në përpjesëtim me popullsinë, të luftojë për një zhvillim ekonomik, kulturor e arsimor më të shpejtë të Kosovës, gjithashtu duhet të ndihmojmë që popullsia shqiptare e Kosovës luftën e saj për një afirmim të plotë si komb dhe si popull në Jugosllavi, të mos të zhvillojë luftë vetëm nga pozita nacionaliste, por kjo luftë të ketë edhe përmbajtje klasore, të lidhet me luftën e klasës punëtore, të fshatarësisë dhe shtresave të tjera të popujve të tjerë të Jugosllavisë kundër klikës revizioniste të Titos që është armike jo vetëm e popullit shqiptar, por edhe e të gjithë popujve të Jugosllavisë.

 

Tiranë, më 20.02.1970

* Sipër kësaj shifre, është e shënuar një shifër tjetër, 680.636 ha.

* Sipër kësaj shifre, është e shënuar një shifër tjetër, 434.149 ha.

* Sipër kësaj shifre, është e shënuar një shifër tjetër, 246.486 ha.

* Sipër kësaj shifre, është e shënuar një shifër tjetër, 581.236 ha.

* Sipër kësaj shifre, është e shënuar një shifër tjetër, 195.005 ha.

FUND