Histori

Dilaver Goxhaj: Edvin E. Jacques për Shqipërinë dhe shqiptarët

EDVIN E. JACQUES PËR SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT
Studiuesi dhe historiani amerikan, Edvin E. Jacques (1908-1996), ishte një misionar baptist, i cili punoi si mësues në Korçë nga viti 1932 deri në vitin 1940, ku filloi të mblidhte materiale për historinë shqiptare. Ai ishte në Romë në 1940 dhe më pas u kthye në Shtetet e Bashkuara për të marrë një diplomë master në Universitetin e Bostonit në 1941 me një tezë mbi Islamizimi i Shqipërisë nën turqit. Ai e vizitoi Shqipërinë përsëri në vitin 1986. Kontributi kryesor i Jacques në studimet shqiptare ishte historia e tij prej 700 faqesh e Shqipërisë, e titulluar Shqiptarët: “Një histori etnike nga kohët parahistorike deri në ditët e sotme”, Jefferson NC, 1995, e cila është historia më e gjatë e Shqipërisë ndonjëherë. shkruar në anglisht. Po paraqesim nje ekstrat prej parathënies të lëtij libri historik. Ky libër është botuar në shqip prej Fondacionit Abraham Linkoln, në 1998
“Njerëzit pyesin: “Cilët janë shqiptarët? Ata pretendojnë që e kanë prejardhjen nga luftëtari i madh Akili dhe nga heronjt e tjerë të pushtimit të Trojës së lashtë. Ata bëjnë të atyre Aleksandrin e Madh, që shpëtoi civilizimin Perëndimor nga hordhitë pushtuese të Persisë. Pirro qe një tjetër shqiptar. Shqiptarët dominonin në elitën e Gardës Pretoriane të Romës dhe në radhët e shquara të ushtarëve-perandorë, duke përfshirë të famshmit Diokletianin dhe Kostandinin e Madh. Perandori i shquar Justiniani i Madh, që zuri fronin në Kostandinopojë, ndoshta ishte me origjinë nga Ohri. Më pas kemi Skënderbeun e pakrahasueshëm, i cili pothuajse i vetëm u bë mburroja e Evropës kundër turqve për një çerek shekulli. Guximi dhe besnikëria e shqiptarëve i bëri sulltanët e Turqisë t’i preferonin si truproje mbretërore dhe, si Gardë Pretoriane para tyre, ata mundën dhe shpesh u bënë perandorë ose thyen perandorë. Ishin shqiptarët të ikur për t’i shpëtuar shtypjes turke ata që udhehoqën luftën për çlirimin e Greqisë. Në fak qenë shqiptaarët ata që mbanin kostumin, i cili përdoret akoma dhe sot si uniform prej rojeve mbretërore greke: “Fustanella”. Garibaldi dhe pasardhësit e refugjatëve shqiptarë në Itali luajtën një rol parësor në luftën për unifikimin e Italisë më 1860. Është e kuptueshme pse Enver Hoxha do të deklaronte: “Historia jonë nuk është shkruar me penë, por me shpat e gjak.”
Megjithatë shqiptarët kanë shkëlqyer edhe në gjëra të tjera, përveç posteve ushtarake. Dijetarë seriozë pretendojnë që kanë pasur etni shqiptare edhe Homeri, Aristoteli dhe Herodoti, “Ati i Mjekësisë”. Xheromi që përktheu Biblën në lattinisht (Vulgatën), ishte pasardhës ilir, apo shqiptar, siç ishte edhe Papa Klementi XI. I tillë ishte edhe Patriarku Ekumenik Athenagoras I, i cili më 1964 u takua me Papa Palin VI për të çiruar njëri-tjetrin nga anatemat e 1054 që ndanë Kishën Katolike Lindore nga Perëndimi.
Një numur jashtëzakonisht i madh shqiptarësh u ngritën në postet qeveritare më të larta të perandorisë osmane. Buri i shtetit Italian Françesko Krispi e shpalli veten prej gjaku shqiptar. Po i tillë ishte edhe Muhamed Ali Pasha, i cili më 1805 themeloi regjimin një shekullor të Egjyptit. Po kështu edhe Mustafa Qemali, i quajtur “Ata-Turk” (Ati i Turqisë), themeluesi i Turqisë moderne.
Ka mundësi që mbi 200 breza shqipatërsh, që nuk ua dimë emrat, të kenë jetuar dhe punuar, duke luftuar vazhdimisht duke mbijetuar. Këta shqiptarë madhështorë e kanë vazhduar luftën e tyre dramatike për 70 shekuj, por kanë regjistruar si të begatë vetëm tre të fundit prej gjithë këtyre shekujve.
Shqiptarët kanë jetuar në një vend heroizmash. Ata nuk e quajnë atë “Albania”, por “Shqipëria”, “Toka e Shqipërisë”, “Bij të Shqiponjës” Kështu, ata u identifikuan me më fisnikun e shpendëve, që fluturon më lart, që çiftohet përjetë dhe që e bën çerdhen ndër maja mbi 2.000 metra të larta. Kjo tokë piktoreske është përmendur në letërsi me konsideratë. Megjithse Uilliam Shekspiri kurrë nuk e ka vizituar këtë vënd, ai e vendos komedinë e tij “Nata e Dymbëdhjetë” në Iliri, pra në Shqipëri. Vizitat që bën Lordi Bajron në Shqipëri e lanë atë kaq entusiast për vendin dhe popullin, sa miku i tij poet, Shelli, i vuri nofkën “Albi”.
Pikërish autencitite i tyre na inkurajon në rindërtimin sa më besnik të historisë heroike, tragjike dhe të gjatë të shqiptarëve. Sepse, siç ka deklaruar I.D.Burshier: “Vendosmëria me të cilën kjo racë e shquar ka ruajtur kështjellat e saj malore gjatë një sërë epokash të gjata, është ndeshur deri më sot me një vlerësim të pamjaftueshëm të botës së jashtme.”
Por ne, ashtu si heroina anije-mbytur e Natës së Dymbëdhjetë të Shekspirit, le të pyesim: “Cili vend , o miq, ëshjtë ky?” Kapiteni shekspiriam i anijes u përgjegj: “Kjo është Iliria, zonjë”. Kur ajo pyeti: “A e njeh ti këtë vend?”, ai u përgjegj: “Ëhë, zonjë, mirë”.