Lëvizja\UÇK

Dervish Çadraku: Rëniet në janarët që përflaknin qiellin

Me rastin e 32 vetorit të protestës së përgjakshme në Brestofc të Rahovecit

27 Janar 1990

Rëniet në janarët që përflaknin qiellin

Populli shqiptar është një popull që kishte një të kaluar tragjike. Ata për të siguruar mbijetesën e tyre njerëzore dhe kombëtare me ”shpirtë nën dhëmbë” iu është dashur shumë mund e gjak për të derdhur. Janë njëri nga popujt e rrallë që i kanë shpëtuar shfarosjes dhe shlyerjës nga faqja e dheut sepse çdo orë dhe çdo ditë e kalendarit të tyre kishte nga një ngjarje tragjike dhe të dhimbshme e cila linte plagë dhe vuajtje të rënda tek ata. Por shpirti dhe gjeni i tyre luftarak serisht ringjallej si një feniks për të vazhduar mbijetesën e cila shpesh e kishte çmimin e gjakut rinor të derdhur rrëke.

Janari ishte njëri nga muajt e rënjeve më të bujshme në historinë e popullit shqiptar. Ato ishin të dhimbshme dhe të përgjakshme, por siç pritej nga armiqtë, këto rënje nuk ishin dëshpruese , përkundrazi, ato ishin motivuese dhe kurajuese, të cilat e shtonin pezmin dhe urrejtjën për ngritje dhe kundërshtime edhe më të fuqishme dhe më të vendosura kundër armiqëve të atdheut.

Edhe pse një ditë janari 554 vite më parë kishte pushuar së rrahuri zemra e madhe e kryeheroit tonë kombëtar, Gjergjit tonë të madh, luftërat edhe të bëmat e Tij, për Dheun e Arbërit nën flamurin e kuq me shkabë, kishin vazhduar rrugëtimin e tyre nëpër shekuj, si amanet e si inspirim për brezat, duke shërbyer si fanar ndriçimi dhe orientimi në detin e trazuar të jetës, plot luftë e gjak të historisë së tyre si popull e si komb.

Lufta një qerek shekulli e Skënderbeut kundër hordhive turke dhe armiqëve të tjerë, nga 17 Janari u bë tharmi i rrezistencës dhe i luftrave nëpër fazat e ndryshme të historisë deri në luftën e fundit të UÇK-së.

Ndonse u dogj e u poq e derdhi aq shumë gjak, popullit shqiptar nuk iu dha ajo që e meritonin dhe që iu takonte. “Drejtësia” europiane i rrudhën e i tkurrën tokat e tyre stërgjyshore aq shumë sa ata nuk po mundë të merrnin as frymë për të mbushur mushkëritë e tyre. Prandaj edhe njëqind vjetëshi i fundit ishe poaq i rëndë dhe poaq i përgjakur për ta. Tokat shqiptare jashtë Shqipërisë londineze, u lanë nën mëshirën e bishave fqinje të cilat me zjarrë dhe hekur u përpoqën që ta zhbëjnë njëherë e përgjithmonë popullsinë shqiptare në këto hapsira.

Populli shqiptar nën Jugosllavi nuk po pajtohej me fatin e rëndë të tyre që ia kishin përcaktuar të tjerët, prandaj edhe ishin të gatshem që me çdo çmim ta ndryshonin atë, për ta hequr zgjedhën e robërisë serbo – jugosllave njëherë e përgjithmonë. Në këtë drejtim u formuan shumë grupe e celula atdhetare luftarake për të kundërshtuar represionin policorë dhe ushtarak serbë dhe për të fituar të drejtat e tyre kombëtare dhe bashkimin. Duke e parë se operacionet dhe ekspeditat e milicisë dhe të UDB-së ishin shumë të ashpra dhe të përgjakshme, grupet e parcializuara me veprime individuale të tyre nuk po ia arrinin dot qëllimit. Prandaj tani më u bë qartë që vetem me  bashkimin  e këtyre grupëve do të arrihet çlirimi dhe se rrugë tjetër nuk mbetet.

Gatishmeria dhe vendosmeria e popullit që u tregua në kryengritjen e pranverës së vitit 1981-it e e shpërfaqi fuqishëm dhe e tregoi më se se miri domosdoshmerinë e bashkimit të këtyre grupëve. Prandaj më 17 janar të vitit 1982 në Untergrupenbah të Gjermanisë  fryma e luftës së Skënderbeut dhe porosia e Tij para se të vdiste, përmes  filozofisë së thuprave, i kishte bërë bashkë Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën. Atë natë aty kishte zbritur rëndë- rëndë Shqiponja e Kastriotëve dhe i kishtë mbuluar me krahët e saj të mëdhej, si një klloqke mbi zogjët e saj, derisa ata po jepnin betimin dhe besën e bashkimit mbi flamurin e kuq nga gjaku i luftëtarëve të lirisë ndër breza. Ndonse ata u vranë po atë natë, nga dora gjakatare e sigurimit serb në panik nga ky bashkim, betimi dhe porosia bashkë me shqiponjën fluturuan lartë në qiellin e tokave të robëruar shqiptare për ta shpërndarë këtë bashkim të grupëve atdhetare si sihariq që ngohu zemrat djaloshare për luftë, tanimë të bashkuar dhe më të fortë se kurrë. Ata themeluan organizatën politiko- ushtarake, Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës ose LPRK-në( më vonë LPK) e cila e mori përsipër rrëzistencën dhe organizimin e luftës për liri kundër regjimit fashist të Titos dhe çlirimin e trojëve jashtë Shqipërisë londineze. Që atëherë pothajse nuk kishte patriot apo grupacion që veprimtarinë e tyre e kishin përqëndruar në luftën për liri dhe që nuk ishte e lidhur në një mënyrë apo tjetër me këtë organizatë. LPK-ja (më vonë edhe LKÇK-ja) u bë një organizatë që jep kurajo dhe frymëzim jep këshilla dhe detyra për veprim dhe bashkim në luftën e shenjtë për liri. LPK-ja duke u bazuar kryesisht në vrullin rinor, u rrit dhe u forcua në saje të sakrificës dhe gjakut të anëtarëve të saj.

As shuarja me gjak e kryengritjes popullore e vitit 1981, burgosja shumvjeqare dhe torturimi i mijëra pjesëmarrësve në këtë kryengritje, as vrasja e korifejve të 17 janarit nuk e ndali dot luftën për liri të shqiptarëve. Kjo Lëvizje për kundrër baticave dhe zbaticave në faza të caktuara të historisë, vazhdoi të rritej e të forcohej për ditë e më shumë në mesin e të rinjëve dhe të rejave atdhetare. Kjo frymë atdhetare po shpërndahej te secili edhe përmes gazetave të ndryshme si “Zëri i Kosovës”, etj por edhe nëpërmjet literaturës me tematikë atdhetare të cilat lexoheshin me një frymë nga rinia përparimtare duke qarkulluar dorë më dorë. Në këtë drejtim punë të mire po bënin edhe Radio Televizioni Shqiptar dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare nëpër botë. Ata me punën e tyre po ndikonin edhe në edukimin dhe orientimin e pjesës së kombit jashtë Shqipërisë londineze dhe në diasporën shqiptare duke shpërndarë literaturë atdhetare dhe duke  mbrojtur interesat e tyre në forumet ndërkombëtare . Kërkesa për Kosovën Republikë u vu në sfondin e veprimeve si diçka pragmatike që mendohej se i përshtatej rrethanave të brendshme dhe atyre ndëkombëtare në atë kohë. Kështu mendohej se i afrohej më lehtë qëllimit final, fitimit të të drejtave kombëtare por gjithmonë duke patur në ndërdije qëllimin e fundit, bashkimin me shtetin amë.

Në vazhdën e këtyre aktivitetëve, me qëllim të realizimit të këtij amaneti, në mesnatën e 11 dhe 12 janarit të vitit 1984 në “Vranjevc” sot” Kodra e Trimave” në një përleshje të ashpër me forcat serbe, ranë heroikisht Rexhep Mala dhe Nuhi Bderisha.

Rexhep Mala kishte filluar rrugëtimin e tij atdhetar me grupin e Adem Demaqit për të vazhduar së bashku me Nuhi Berishën duke e formuar “Komitetin e Studentëve” i cili vepronte në kuadrin e “Grupit Revolucionar”. Ky Komitet… kishte luajtur një rol shumë të rëndësishëm në demostratat dhe kryengritjen e pranverës së vitit 1981. Ata ranë në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë dhe kjo rënje nuk i ligështoi shokët tjerë veprimtarë pët të vazhduar luftën në realizimin qëllimit të tyre. Çëndresa e tyre titanike ndikoi që edhe më shumë të ngjeshen radhët për situatat e reja që do të vijnë.

Sa më të përgjakshme që ishin rënjet aq më të vrullshme ishin ngritjet e djemve dhe vajzave në luftën për liri. Kështu do të jetë edhe më 27 janar 1990, kur karvani i djalërisë shqiptare nga Celina, Krusha e Madhe, Nagavci, Hoça e Vogël e Brestovci po marshonin për të hyrë në Rahovec dhe për t’u bashkuar me protestuesit tjerë. Ata për idealet e lirisë edhe pse duar thatë, dhe pa iu trembur syri, për kërkesat e tyre vunë gjokset përballë tytave të milicisë serbe. Në luginën e Brestocit duke kërkuar liri për popullin e tyre dhe duke brohoritur  për  “Kosovën Republikë”, u priten me zjarr e hekur nga rafalët e forcave kriminale serbe. Aty gjaku rinor i Nesimi Elshanit nga Nagavci, Agron Fetahut nga Celina, Halim Hotit nga Krusha e Madhe e Ilmi Krasniqit nga Hoçë e Vogël  që po prinin në ballë, me flamur në duar,edhe një herë ujiti rrënjët e lirisë. Në këtë ditë të janarit ata ranë në fushën e nderit e shumë të tjerë u plagosën vetem se kërkonin të drejtat e tyre legjitime dhe që nuk po pajtoheshin me pushtimin e egër të trojeve shqiptare dhe dhunën e shfrenuar që ushtrohej ndaj popullit shqiptar. Edhe këto rënje do të jenë kurajo dhe mobilizim për vargun e gjatë dhe të pa fund të veprimtarëve të lirisë dhe jehona e thirrjeve të tyre do të bëhet moto e rezistencës.

Në fazën e zhvillimit të luftës për çlirim të Kosovës dhe viseve tjera nën okupim nga Serbia fashiste, ishte arritur një qëllim i madhe që kishte qenë edhe ëndërr e kahmotshme e veprimtarëve të qështjes kombëtare por edhe kusht shumë i domosdoshëm për t’u çliruar nga pushtimi serbo-jugosllav. Ishte formuar organizata politiko-ushtarake e Kosovës që do të merr emrin Ushtria Çlimtare e Kosovës shkurt UÇK. Kjo organizatë tani do të merr përgjegjësinë që Kosovën ta çlirojë me grykën e pushkës sepse ishin shtjerrur të gjitha mjetet tjera për këtë qëllim. Prandaj edhe situata operative e veprimëve tani nën këtë emblem në teren kishte ndyshuar shumë. Kishin filluar aktivitete të shtuara edhe me akcione të armatosura edhe pse ende të parcializuara por të koordinuara dhe të ndërlidhura. Këto veprime lufarake kishin shtrirje që nga Drenica e Adem Jasharit e deri në Dukagjin e Lap.

Në këtë frymë dhe entuziazëm luftarak po vepronin edhe Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Akif Zejnullahu.

Ata më 31 Janar të vitit 1997 ishin nisur për një mision të rëndësishem që iu ishte caktuar nga shtabi i tyre. Aty rreth orës 16.30 në afërsi të fshatit Pestovë në lëvizje e sipër pa paralajmërim ndodhi përballja e djemve të UÇK-së dhe forcave të shumta të milicisë dhe të njësisë speciale serbe të mbështetura nga helikopterët dhe tankset që kishin zënë pusi. Edhe pse ndodhi një përballje e pabarabartë, ata treguan një heroizëm dhe guxim të pa shoq. Rënja e tyre sado që ishte e dhimbshme dhe një humbje e madhe për pushkët e lirisë, ajo ishte një rënje madhështore dhe krenare, ishte motivuese dhe shembull për të gjithë bashkëluftëtarët se si vdiset për atdhe. Me rënja e tyre ata edhe njëherë po e shkruanin me gjak historinë tonë të lavdishme.

Edhe qindra rënje kishte gjatë janarëve për këtë tokë, që nga Isë Boletini e Ismail Qemali e deri të të rënët nëpër llogore të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata u bënë themeli mbi të cilin u ngrit edhe shteti i dytë shqiptar dhe gjak që qarkullon në damarët e këtij shteti.

Të rënët e janarëve si dhe të gjithë të rënit tjerë për atdhe në periudha të ndryshme e kanë rritur  dhe forcuar dashurinë tonë për tokën e të parëve, e kanë shtuar urrejtjën ndaj armiqëve të atdheut dhe njëkohësisht kanë shërbyer si shëmbëlltyrë e frymëzim për brezat që kanë ardhur pas tyre. Mu si një bujk që hedhë farën në tokën e plleshme nga e cila farë mbijnë qindar e mijëra kallinjë plotë kokrra gruri, ashtu gjaku i derdhur për liri mbi tokën tonë arbërore, lindi dhe ushqeu bijë dhe bija atdhetarë të cilët mbi çdo gjë, madje edhe para jetës së tyre, ata kishin atdheun dhe fatet e popullit të tyre.

Ukshin Hoti do të thoshte:

“Privacionet dhe flijimet i bëjnë vetem ata që kanë shkallë të lartë të moralit vetjak por    edhe çë u besojnë fuqimisht ndershmërisë dhe fisnikërisë së qëllimëve për të cilat luftojnë”.

 

Dervish Çadraku                                                                                    27.01.2022