Më shumë se krejt botës duhet t’u vijë turp partive, politikanëve dhe qeveritarëve të ¨Prishtinës që miratuan dhe firmosën marrëveshjet që cenonin rëndë substancën e lirisë, të pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës shqiptare!! Turp duhet t’u vijë edhe qeverive të Tiranës që e “trajtonin” çështjen e Kosovës si një çeshtje te Prishtines e te Beogradit e jo si nje çeshtje shqiptare dhe te Shqiperise!! (GL)
Specialisti amerikan i sigurisë, Daniel Serwer, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet të turpërohen që e shtynë përpara iniciativën për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në një kolumne ai ka thënë se ShBA-ja dhe BE-ja kanë menduar se përmes dhënies së AKS-së kanë menduar se do ta moderojnë Serbinë, por si këmbim kanë marrë përpjekjet e presidentit serb Aleksandër Vuçiq për destabilizim.
“Kjo duhet të turpërojë të gjithë ata diplomatë amerikanë dhe evropianë që kanë shtyrë AKS-në. I pari midis tyre është Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, por këshilltari i Departamentit të Shtetit Derek Chollet dhe shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së Josep Borrell ndajnë poshtërimin”.
“Ata menduan se dhënia e AKS-së Beogradit do të moderonte pikëpamjet e tij. Kjo ishte e pamend. Ajo që ata morën në vend të kësaj ishin përpjekjet e Vuçiqit për destabilizimin. Ata morën gjithashtu një sërë reagimesh vërtetë fyese nga kryeministri i tij, që synonin gjermanët dhe evropianët e tjerë”.
“Këto përfshijnë një shtytje për të vendosur trupa serbe në Kosovë dhe për ta bërë të qartë se Beogradi nuk është i interesuar për momentin në ndjekjen e ambicieve të deklaruara të anëtarësimit në BE”.