Komenti

Xh. Gjini: Po ta kishin me gjithë mend

PO TA KISHIN ME GJITHË MEND

Misoni – mandati i vetëm i KFOR-it në territorin e Republikes se Kosoves ishte dhe eshte garantimi i sugurise dhe liria e lëvizjes per secilin njeri ne Kosove. Kjo siguri dhe kjo liri eshte e garantuar kudo ne Kosove (eshte e siguruar dhe garantuar nga institucionet e vendit), pos ne Kosoven Veriore!! U bënë 23 vite qe toka e Kosoves ne Veri te saj eshte e “pushtuar” nga Serbia dhe nuk ka siguri dhe as liri te levizjes per qytetaret e Republikes se Kosoves!! Prania nderkombetare (edhe KFOR-i) ne kete ane te Kosoves duket qe jane per t’i siguruar dhe garantuar njesite e specializuara te Serbise dhe bandat kriminale te saj per te vepruar te papenguara nga institucionet dhe organet ligjzbatuese te Kosoves!! Per t’i garantuar dhe siguruar njesite e specializuara te Serbise dhe bandat e saj kriminale per vendosjen e barrikadave dhe zenien e rrugeve kur te duan e si te duan!! Nuk eshte mandat i KFOR-it te beje thirrje per vetpermbajtje e dialog pasi te vendosen barrikadat dhe te zihen rruget !! Mandat i KFOR-it ishte dhe eshte te mos lejonte vendosjen e barrikadave dhe mbylljen e rrugeve per qarkullim… Pse i lejoi dhe po i lejon keto veprime qe rrezikojne sigurine e pergjithshme dhe trimerojne Serbine neofashiste, e cila nga mengjesi ne darke po kercenon Republiken e Kosoves me lufte?!! A thua si do te vepronte Serbia me popullin shqiptar ne Kosoven Lindore po te ziheshin rruget me barrikada kamionash? Republika e Kosoves dhe populli i saj nuk mund t’i bejne leshime te reja Serbise dhe aleateve te saj pa e rrezikuar seriozisht eksistencen e vet…