Lëvizja\UÇK

Blerim Muriqi: NDËRRON JETË NEZIR GASHI – BABUSHI I RINISË SË ILEGALES

Djali i Kaçakut për 27 vite të tëra Ibish Gashit lindi me 21 prill 1934 në Mamurras të Shqipërisë. Në Kosovë erdhi në moshën 8 vjeçare më 1942, ku u gatua në veprimtarinë e palodhur të çështjes, i burgosur politik në vitet: 1964, 1981, 1984 dhe 1997.Mësuesi, Nezir Gashi, i cili u arrestua në orën e mësimit në vitin e largët 1964, nuk do të rresht asnjëherë të mbetej në krah të rinisë që po mbrujtjej nëpër ilegalen e kohës. Ai do të burgosej në të gjitha kohët e vështira të Kosovës me Vise nën pushtim, derisa një ditë do t’i bashkohej asaj me armë në dorë, edhe pse në moshë të thyer, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.Në audotiriumin e mësimdhënies, në grupin politik të LRBSH-së me Adem Demaçin, krah grupeve të të rinjve pasues, në burgje a në asamble komunale të Pejës a të Kuvendit të Kosovës, ai gjithmonë qëndroi vertikalisht, ashtu sikur u ka hije shembujve për t’u ndjekur nga gjeneratat pasuese.Nezir Gashi do të jetoj nga përjetësia me neve, derisa Kosova me Vise t’i bashkohet Nënës Shqipëri, derisa idealet e rilindësve të bëhen realitet. Vetëm atëherë shpirti i tij do të prehet me burrat e gratë e kësaj toke e të këtij kombi, të cilët nuk kursyen asgjë për ëndrrën tonë të madhe!I përjetshëm kujtimi për Nezir Gashin. Ngushëllime gjithë atdhetarëve të të gjitha trojeve shqiptare!