Vështrim/Analizë

Blerim Muriqi: Krahët e prerë në Prishtinë dhe Koka Berishë që po bie në Tiranë

Rrallëherë rastisë, që nga një veprim amerikan të goditen njëjtë dy anët e një shkopi sikur është aksi kriminal “Prishtinë Veselenoviç-Radojqiq dhe Tiranë Berishët fazlliqët”. –

Kosova e muajve që lamë pas kaloi një sprovë të vërtetë ku e futi pa të drejtë kryeministri Kurti në kërkim të votave për zgjedhjet lokale që do zhvilloheshin në harkun javor. Pushtetet zakonisht përdorin mjetet e kollajshme që zhurmojnë dukje kur janë në siklet dhe kur punët shkojnë keq dhe shumë keq. Në parazgjedhjet lokale KM Kurti u dha një çikë më shumë vringëllimë armëve që kishte nxjerrur sheshit për kauzën e luftës kundër dukurive negative në shoqëri, krimit të organizuar qoftë ai i shfaqur si korrupsion qoftë si vepër me efekt të drejtpërdrejt kriminal. Ato ditë ai dhe partia e tij patën nevojë që të krekoseshin nga politika me aksionet policore dhe kjo u bë virale në rrjetet sociale të cilat jo pak i morën dhe pasqyruarn edhe të gjitha mediat e vendit dhe jo vetëm. Mjafton të kujtojmë foton aq denigruese për policinë dhe qëllimin e aksionit policor kundër krimit, ku Agim Bahtiri ulërinte fashizëm. Po fashizëm, sepse kur politika gërgaset se po përdorë policinë ska se si të jetë ndryshe.

Pas këtij aksioni po fshiheshin shumë lojëra të përfitimit të kredos politike, të cilave me shumë vështirësi po u rezistonte qëllimi i lartë; lufta ndaj krimit. Sado që mediokrët e tipit Bahtiri dhe grupimit “me kryeministrin” e fyen aksionin me mjelje Vetëvendosëse, vet qëllimi i lartë i luftës kundër krimit të organizuar nxori në pah defektin e madh të veriut tonë ku më shumë mbante struktura Serbia se sa vet Kosova, meqë edhe strukturat e shtetit të Kosovës të dalura nga komuniteti serb atje i shtrohen jo vetëm me lojalitet MUP-it serb por edhe janë të integruar si organikë e tij atje. Pra luajnë një rol të dyfisht. Ndaj Serbisë shërbimin dhe ndaj Kosovës formalen vetëm të deklaruar.

Këtë Serbia jo vetëm që nuk e fshehu kësaj radhe, por ajo u përpoq ta shiste për realitet të pakthyeshëm para Bashkësisë ndërkombëtare. Marrja përsipër nga Serbia e rezistencës kriminale atje e shtyri bashkësinë ndërkombëtare të reagonte me shpejtësi dhe në kapacitet të plotë. Serbia po e maste vendosmërinë ndërkombëtare dhe ishte bërë gati të futej në veri për të meituar ndonjë tip të olujës kroate, por me veprimin e vet energjik KFOR-i ei qetësoi ujërat. Me takt ata morën nën drejtim dy javor terenin si tërësi dhe pas asaj kohe e kthyen Kosovën në kapacitete të plota menaxhimi, për çka edhe iu konfirmuan duart e lira policisë sonë për të luftuar krimin, angazhim ky që nuk u ndërpre për asnjë ditë dhe po vazhdon edhe sot, por tashmë me theks të shtrirë në gjithë territorin e Kosovës. Ashtu sikur edhe ish nisur formalisht, pa çka se pompoziteti i goditjes me terma edhe të dënueshëm të përdorimiit nën ethet elektorale.

Dobësitë që u shfaqën në realitetin atje i bënë të gjithë të shohin tutje punët që duhej bërë. Presioni uli Vuçiqin, marrja e terenit në duar nga KFOR-i vetëdijësoi edhe KM Kurti, humbja e zgjedhjeve lokale dënoi Bahtirët anë e kënd Kosovës dhe derisa tereni po rigjente qetësinë Amerikanët nuk ndejën duarkryq. Ata po dalin lojtarët e mëdhenj, për çka sot kemi Krahët e prerë të politikës në të dy kryeqytetet me listën e zezë nga thesari amerikan. Shpallja e listës së zezë të veriut të Kosovës është një prerje e aortës kriminale atje, por nënzëshëm më shumë është prerje e krahëve në Prishtinë dhe Beograd gjithë atyre që ndër vite koketuan me këta kriminel dhe përfituan nga bashkëpunimi me ta. Kjo vrasje e heshtur e dy elitave politike të së shkuarës përmes kësaj liste mbushur me kriminel është një rast i dhënë për ta gjetur rrugën e largimit pa dhimbje të mëdha për meset që përfaësojnë. Nëse ky mesazh nuk do të lexohet me ngut dhe saktësi atëherë mund të presim zgjerimin e listës tani pa patur nevojë të pritet fundi i 2022 kur do ta kemi raportin e ri.

Taktika e përmbysur që përdori Departamenti i shtetit, në Kosovë dhe Serbi goditja e elitave politike përmes goditjes së krimit ordiner dhe në Shqiëri goditja e krimit ordiner me prerje nëpër politikë tregon se rajonit po i vinë ditët e zgjidhjeve ku do të përmbyllen proceset e mbetura pezul para se ai të shtyhet në rrugën e re.

Se Amerika u ka shpallur luftë ish elitave politike kjo nuk do mend për t’u parë. Ato e hargjuan kohën e tyre përgjat së cilës nuk ngurruan të bënin shumë faje;  deformuan të thuash të gjitha proceset, mbjellën shumë krim e prodhuan shumë zhvatje, ndaj është e udhës që tani të paktën t’u vëhet llupa e drejtësisë mbi gjithçka që koha ka ruajtur në kujtesën e saj të faktuar për t’i çuar prapa grilave cilin do që ka për të paguar.

Nëse i bëjmë ish elitat të paguajnë për të këqiat që mbollën atëherë do të kemi goxha siguri që pasuesit e tyre përveç se do të vijnë më të denjë për të drejtuar ata do të vijnë edhe më të përgjegjshëm për punët e mbertura, sikur është zhvillimi i vendit dhe çuarja përpara të procesit të njohjes ndërkombëtare apo shtegut alternativ bashkimit trungut amë Shqipërisë.

 

Koka Berishë që po bie në Tiranë është mësimi më i mirë që mund e duhet ta marrin edhe ish elita në Prishtinë, dhe me të (nëse nuk zë mend) edhe pushteti aktual në Prishtinë.

Tashmë kartat nuk janë as në tavolinë. Të gjithë i kanë duart e zëna me to. Loja ka filluar dhe nuk është më kohë fjalësh.

Rajoni po qelbet, elitat dhe ish elitat kundërmojnë së tepërmi në këtë sëmundje të përgjithshme. Miqtë janë këtu për të ndihmuar dhe koha po na thërret të lëvizim edhe vet.

Aksionin që amerikanët kanë filluar me listat nuk do bënin mirë ta braktisnin as për çmimin e destabilizimit. Miqtë e Fazlliqëve e të Veselinoviqëve e kanë vendin në burg dhe në koshin e përbuzjes historike me etiketën “të këqinjtë”!