Kulturë\Letërsi

Blerim Muriqi: Bëje sikur HYSEN GEGA bëri (Poezi)

Bëjë sikur GEGA bëri

Eja qysh sonte edhe po të vdesim

në atdhe sikur vdiset burrërisht

Sikur vdiq ai burri në Prekaz

Me të shumtë, familjen e tij

Rrugëtimit të atyre në Pestovë

Sikur u shua baca Adem mbrëmë

A Hysen Gega sot

Eja të vdiset në prehërloken atdhe

Në gurrën e kuptimit

Gjithçka çfarë jemi

Eja, mos i kot motet përkundshëm në bjerrje

Prehërlokja ka mbushur hambarët

Me troshat e moteve gatuar lotësh, me duart e çara me zemrat e plasura

Eja!

Eja për fundin që i bënë nder çdo njeriu mbi dhe

Për frymën e mbramë vendit ku ke le

Ku bëhen bashkë rrjedhat Agolli e Devolli

Ku Drini gjenë vëllain

Bashkë bardhë e zi gjallojnë jetë nëpër Shqipëri

Eja nën hijen e mrizit Tomorrplak

Në Pollog e Dukagjin Malsi a Labëri nëse je larg

Malësive të Gegnisë a poshtë deri në Artë, Arvanitas Çam a Lab

Eja ta lexosh jetën o vëlla me shkronjat e nderit

sikur Hysen Gega asgjë rastit nuk i la

Ai sonte prehet në varr

Shëmbëllen për lapidarë

Ai ishte njeri ndaj deshi liri dhe e bënte jetën fli

Deken si me le,

Hante bukën e djersës në atdhe

Bëjë siç bëri Gega

Ai nuk zgjodhi rrugët e lehta

Zvarranik sikur mund ta katandiste jeta

Nuk bëri llogari çau rrugën për liri

Bëjë sikur bëri Gega

Ai Lirinë nuk e kalëroi në shpinë

As në bark jo e jo

Nuk deshi jetën bërë horë

Dhe u bë eshkë dhe u bë uror

Brezat që vinë do e bëjnë shkëndijën flakë

Për të ndezur zjarr, për të ngjizur ideal

 

 

 

 

Postimet e fundit !