Vështrim/Analizë

Besim Zymberi: Shteti është rezultat i forcës

(Për një të shtunë ndryshe)

Shteti është rezultat i forcës!

“Një shtet i vogël, që diti të luajë si një fuqi e madhe!”

Një shtet, mund të krijohet nga një komb i fuqishëm, ose me vullnetin e një kombi tjetër të fuqishëm!
Shtetësia, asnjëherë gjatë historisë, nuk ka qenë derivat i së drejtës!
Shqiptarët, gjithnjë kanë qenë një komb i fuqishëm kulturalisht!
Por kjo ka qenë e mjaftueshme vetëm për mbijetese të skajshme kulturore e fizike!
Ndërsa, në momente të caktuara historike, shqiptarët patën rezultate, vetëm kur arritën të organizonin kryengritje të armatosura!
Na raste të tilla, brenda natës ndryshuan gjeopolitikat e kohës!
Sepse, nje kryengritje ushtarake, prishte interesat e fuqive të mëdha perëndimore, nëse ato nuk do të rreshtoheshin, qoftë edhe pjesërisht krah shqiptarëve!
Kështu ndodhi në vitet 1912 dhe 1999, veçanërisht!
Por, pas vitit 1944, Shqipëria, brenda një kohe të shkurtër, arriti të transformohejë në një shtet, ushtarakisht shumë serioz!
Merrej shumë seriozisht aftësia e saj mbrojtëse dhe sulmuese, nga fqinjët grabitqarë sidomos!
Merreni me mend, në mbledhjet mujore të Këshillit Federativ të Sigurisë së RFSJ-së, të cilat , sa ishte gjallë, i kryesonte vetë Tito, pikat e rendit për shqyrtim, ishin pothuaj standarde:
1. Mbrojtja nga një sulm eventual i NATO-s
2. Mbrojtja nga një sulm eventual i Paktit të Varshavës
3. Rrjedhat e një luftë të mundshme me Shqipërinë
4. Të tjera
Kësaj radhe, vetëm një shifër-statistikë:
Vlera monetare e flotës ushtarake ajrore e Ushtrisë Shqiptare, në vitin 1985, ishte-5 miliardë dollarë të kohës!
Vlera e artilerisë lëvizëse dhe statike-tokësore e kundërajrore ishte-2 miliardë dollarë të kohës!
Në bitin 1985, Ushtria shqiptare kishte 1.6 milionë armë të lehta dhe 3.5 miliardë fishekë në çdo moment!
Efektivi në gjendje lufte ishte- 700 mijë deri në 1 milion luftëtarë të sistemuar në linjë krejtësisht doktrinale mbrojtëse e sulmuese, në një afat prej 24-72 orë
Në rast sulmi nga jashtë, Shqipëria e kohës mund të përballonte një rrethim tê plotë, për plot pesë vjet me radhë, me të gjitha kapacitetet aktive të luftës, përfshirë edhe strehimin e ushqimin për popullsinë!
Ishtë një ushtri, të cilën Jugosllavia e trajtonte shumë seriozisht! Dhe jo vetëm Jugosllavia…
Shqipëria, kishte aq shumë fuqi ushtarake, sa mund të destabilizonte seriozisht botën. Prandaj, ishte edhe fuqi stabiliteti.
Indro Montaneli, një gazetar italian me orientim fashist, do të thoshte për Shqipërinë e pas LDB-së: “Një shtet i vogël, që diti të luajë si një fuqi e madhe!”
Sot, Shqipëria duket ndryshe. E veçanta e saj pozitive êshtë-anëtarësia në NATO nga viti 2009.
Por Shqipëria, nga viti 2004, nuk ka asnjë aeroplan luftarak aktiv!
Nga viti 2004, Shqipëria nuk prodhon më pilotë. Deri atëherë, krijonte së paku 28 pilotë në vit!
Shqipëria, kishte humbur tërë flotën detara ushtarake, që përbëhej prej 111 mjetesh lundruese, nga nëndetêset e deri te anijet e patrolimit!
Shqipëria sot, nuk ka artileri, nuk ka armë të lehta mjaftueshëm dhe numri i ushtarëve aktivë êshtë qesharak. Mbi të gjitha, popullata e Shqipërisë, përveç përvojës, nuk ka një pozicion paraprakisht të ditur në gjendje lufte.
Bunkerët e luftês e të strehimit, në masë të madhe janë shkatërruar!
Mbetet adhedashuria masa e vetme e pozicionimit në rast lufte.
Ishte kjo një ekspoze e shkurtër, sa për të theksuar vlerën e fuqisë së një shteti:. Nëse ai nuk ka fuqi për të destabilizuar, si mund të të jetë fuqi stabiliteti? Nëse një shtet nuk ka aftësitë për t’u mbrojtur, si mund të ketë aftêsi për të përfaqêsuar të drejtën e vet?…
Kombi shqiptar, sot, me dy shtete e me një potencial të madh financiar e intelektual, me gjithë ngecjet, është më i fuqishëm se sa mendon!
Mund edhe të kërcënojë, pozitivisht, me shumë efektivitet!…
Ka përvojën, dijen dhe resurset financiare, të cilat vetëm duhet të organizohen!