Nuk mund të mos e shpreh bindjen dhe mendimin tim!…
Si shqiptar, nuk ndihem fare i përmbushur nga ndonjë ide e çoroditur, se gjoja kam kaluar njëfarë testi vlerash e kriteresh, për të qenë i lejuar të lëviz lirshëm në Evropën Perëndimore!
Si pjesë e frymës së virtytshme të qytetërimit shqiptar, gjithnjë kam konsideruar dhe vazhdoj ta konsideroj veten si-kryeaksionar i ngritjes, zhvillimit dhe emancipimit të qytetarisë e kulturës Perëndimore!
Rrjedhimisht, kam menduar dhe vazhdoj të mendoj se, diskriminimi i qytetërimit shqiptar, bashkë me përpjekjen që të zhvlerëdohet kontributi i tij përcaktues në formësimin e pjesës së mirë të identitetit të qytetarisë europiane, ka pasur dukshëm një tingëllinë raciste antishaiptare.
Lejimi lëvizjes së lirë të shqiptarëve të Kosovës në Evropë, më ngjan në lejimin e një pronari legjitim, që të hyjë në shtëpinë e vet, pa marrë kurrë një sqarim të arsyeshëm se pse i ishte ndaluar më parê!?
Unë ndihem një europian i vjetër dhe krejtësisht i qytetëruar, në secilën fazë të qytetarisë sime historike, nacionale-kulturore!
Evropa Perëndimore, duhet të kërkojë falje në adresë të qytetërimit shqiptar, për të gjitha kufizimet e deritanishme, të cilat, na kanë kushtuar me dëmtime e ngecje shumë vështirë të kompenzueshme!
Disa prej këtyre kufizimeve, dëmtimeve e shantazheve, kanë qenë edhe-
poshtëruese!
Shqiptarët e Kosovës, tani do t’i bashkohen koloritit gjithëshqiptar kudo në Evropë e botë dhe fuqishëm, pa asnjë kompleks inferioriteti, duhet të kërkojnë barazinë, përkatësisht aksionet e investuara historikisht në zhvillimin e Perëndimit, të refuzuara deri tani!
Hapi i parë mund të jetë-kërkesa që në stemën e Parlamentit Evropian, të vendoset figura e Skënderbeut-arkitektit të idesë së një Evrope të bashkuar, si një shtëpi virtytesh, brenda së cilës, secili popull-komb, do ta ketë dhomën e vet, të rregulluar sipas shijes së vet!
add a comment