Parmbrëmë, në emisionin televiziv “Opinion” , befas, pas një heshtje të gjatë, u shfaq një figurë e njohur politike, që sado të përpiqesh ta harrosh, përsëri rishfaqja e tij përbën një ngjarje, aq më tepër në një rëfim të gjatë për jetën e tij.
I larguar nga politika aktive prej më shumë se 15 viteve, njeri me influencë në të majtën, por me kokën gjithnjë nga e djathta ekonomike, liberal në mendim dhe , më tepër se kaq, në drejtimin e qeverisë, të cilën herë e trajtonte seriozisht dhe herë të tjera si një lodër; përplasësh mendimesh me të tijtë, duke bërë katarsisin politik dhe duke fshehur aferat financiare; njeri i ditur, por që jo gjithnjë dijet e tij ishin të vlefshme; pasionant , edhe aty ku nuk duhej të ishte; i hapur me njerëzit dhe herë pas here hermetik në programet e tij; i burgosuri politik më i rëndësishëm në pluralizëm, por që nuk burgosi asnjërin nga kundërshtarët e tij , ku kishte disa që e kishin mbushur kupën; i gatshëm për të ndërmarrë punë të mëdha dhe po aq i gatshëm për të prishur gjithçka për hatër të një batute të bukur; enigm e hapur në kto 15 vite, por që punbët e fshehta i pëlqenin jashtëzakonisht, ai u shfaq dhe tronditi shumëkënd.
Opozita nuk e priti qëndrimin e tij. Fatos Nano , në mendimin e tyre, ishte më shumë opozitar se sa loajal ndaj qeverisë; ishte më shumë berishist se përkrahës e rilindasit qeverisës; ajo priste prej tij një ndarje përfundimtare me të Majtën që e kishte ngritur dhe që pas 15 viteve e kishte dorëzuar, por ndodhi e kunëdrta.
Si ndodh rëndom në këto raste Nanos iu përmendën të gjitha, pasi edhe ai pak gjëra la pa përmendur.
Mbi të gjitha, në të gjithë qëndrimin e Nanos , ashtu si ai e solli, është edhe tani mendimi i opozitës se Nano ishte shitur tek rama, se pas thënieve të tij qëndrojnë afera ndërtuese e familjes, se po paguan haraçin e punësimit të të birit në një drejtori; se jetesa në Vjenë është shtrenjtuar dhe ai kërkon donacione të mëdha nga qeveria, se për gjithçka është paguar dhe pagesa ka ndodhur si edhe herët e tjera, si për shembull kur u blenë votat për zgjedhjen e Topit si president, për të vazhduar më tej: Nano do i prijë listës së kandiatëve të së majtës në Tiranë, etj etj.
Për një çast po i marrim të gjithë të vërteta. Pra, edhe se Nano është shitur tek Rama dhe mes tyre ka një marrëveshje të fshehtë, edhe se burgimi i tij paska qenë jashtë vemendjes së Berishës, edhe se afera e ndërtimit të një kompleksi është paga që duhet paguar nga ai, edhe se i biri është trajtuar pa asnjë meritë, edhe se në Vjenë çmimet janë rritur dhe ky është shpërblimi që Nano duhet të marrë për të akuzuar opozitën.
Pra, le të themi se të gjitha ishin të vërteta. Edhe se marrëveshja e fshehtë sapo ka filluar e do të vazhdojë më tej.
Por, a kishte të drejt ai në mendmet e tij?
A ishte ai në atë vijë që dihet tashmë nga të gjithë, që është thënë me dhjetra herë në dokumentat seriozë dhe sekret që ambasadat e huaja, sidomos ajo amerikane, i kanë dërguar shteteve të tyre?
A kanë ndodhur ato që Nano i cilësoi si ngjarje të vërteta dhe që pas tyre etiketoi drejt për së drejti emra konkretë?
Kjo ësht më kryesorja në të gjithë këtë tymnajë, që, aq sa është e vlefshme, aq është edhe një temë e ditës së tashme, për të shkuar më tej në një pyetje që duhej shtruar që në krye të herës: Kjo klasë politike, tash 30 vite në krye të gjithkujt, a nuk e ka mbushur kupën dhe duhej të largohej?
1.Burgosja e Nanos, edhe po të mos kishte marrë pafajsinë pas vitit 1997, është , më shumë se gjithçka, e çdo institucioni të drejtësisë, vepër e Sali Berishës. Kjo është një postulat i politikës së tij. Nano, në të vërtetë, pas metingut masiv dhe fitores në zgjedhjet lokale të vitit 1992, duhej të ndjejet me fat. Ai u burgos. Ishte më e pakta që pritej dhe kjo ndodhi. Ai kishte fat që presidenti i vendt nuk veproi , ashtu si në vitin 2011, ku bri gati katër snajperë dhe ai vetë ishte pesti , që, me urdhërin e tij, të vritej lideri i opozitës, e, për më tepër, të mbante “fjalimin më të bukur që është mbajtur ndonjëherë”.
Cinizmi i tij me vdekjen dëshmon fatin e madh që kishte pasur Nano , duke e dërguar në burg.
Shkaku i burgosjes së Nanos tashmë dihet. Për më tepër, në ditët e mjaltëzimit të marëdhënieve mes Berishës dhe Naos, sidomos në ato pesë muaj që zgjati idili i tyre, vetë Berisha ka pranuar se Nano ishte burrë shteti, i pafaj, dhe se “ media ka gabuar që ka besuar atë që ai vetë a thënë për Nanon gjatë fushatës elektorale”.
Burgosja e kreut të opozitës ndodhi atëherë kur ai, Berisha, e kuptoi se besimi i marsit 1992 kishte qenë i përkohshëm, tepër i përkohshëm dhe nuk mund të zgjaste më tepër. Referundumi për Kushtetutën ja saktësoi se nuk kishte gabuar, megjithë turravrapin e tij duke kërkuar “besën” anë e mbanë vendit.
Të gjithë ata që i versulen sot nanos për burgimin e tij kaq ashpërsisht , kur duhej , të paktën t’i kërkonin ndjesë, nëse jo si shkak të arrestimit e të burgosjes, por që vazhdojnë të jenë pjesë e FSHEHJES SË FAJIT QË NDODHI NDAJ TIJ.
Nëse Nano do të dëshmohej i njëjtë, me ndjenjën e revanshit, nuk e kishte të vështirë pas vitit 1997 të ngrinte dosje, që kishin lënë gjurmë, të krijonte trupë gjykuese të gatshme për shërbim dhe të dënonte.
2.Nano, përmes diskursit të tij bëri radiografinë e së djathtës, të cilën ai e njeh mirë, me të cilën herë ka bashkëpunuar dhe herë të tjera është kërleshur; ia njeh vlerat dhe antivlerat, ku disa herë mund të jetë strukur përkohësisht dhe më shumë i ka qëndruar larg; nga e cila ka pritur të jetë president dhe Berisha donte ta bënte të tillë dhe ku është anatemuar shumë më tepër se sa sot. Marëdhënie e tij me të djathtën ka qenë konfliktuale në shumicën e kohës, por konflikti vetë nuk ka ardhur nga ai, qoftë edhe nga fakti se ia ka përtuar të rrijë gatë në një konflikt.
Mendësia e konfliktualitetit ka bërë që në 30 vite të kemi përceptimin e kundërshtarit politik si një armik të hapur, i cili duhet hedhur në Lanë, duhet zhdukur, duhet burgosur, duhet syrgjynosur, e në fund, edhe duhet vrarë.
Kjo është gjëja më e dukshme në politikën shqiptare dhe ka një fillesë: natën kur u prish qeveria e vetme e deritanishme e të gjithëve, qeveria teknike. Qetësia nuk do e sillte aq lehtë Berishën në pushtetin e vitit 1992. Rënia e saj la pas vstes një frazë të ish ministrit të ndërtimit, deputet i PD-së, se “ pas kësaj prishje unë shoh gjak” dhe gjaku rrodhi vetëm pesë vite më pas.
Qendra e konfliktit ka qenë gjithnjë një njeri, një figurë politike, e cila edhe sot e kësaj dite sundon në PD.
Nëse nuk do të ishte kështu nuk do ndodhte 21 janari dhe nuk do të kishim pasur aq shumë të vrarë në vitin 197, nuk do të kishte pasur Gërdec dhe të vrarë; nuk do të kishte thirrje halucionante për hedhje në ujrat e Lanës, se pushtetin nuk e marrim dot me votë, por do e marrim me dhunë, nuk do të kishte metingashë të furishëm që mund të djegin gjithçka.
Mos shkëputja e opozitës nga kjo mendësi e bën edhe sot Bashën të flasë me fraza të fryra që tingëllojnë qesharake; bën që skifterët të vendosin në shumë anë e jo mendja.
Një perceptim i tillë i politikës, si fushëbetejë e përgjakur, do e lejojë edhe më tej Edi Ramën të qeverisë kështu si sot, të jetë cinik dhe i pa marrur vesh, të devijojë ekonominë drejt një pakice dhe të krijojë monopole si ndodhi me atë të ditëve të fundit në aeroportin e Tiranës.
Berisha në 21 janar nuk ishte më njeriu i politikës. Ai vrau, fshehu vrasjet, shantazhoi shtetin, përdhunoi njerëzit, kërcënoi dhe…mori ndëshkimin, duke e larguar nga pushteti.
3. A i ka bërë Ilir Meta të shtatë mëkatet e Biblës?
Nëse në Bibël do të kishte 20 mëkate, ai i ka bërë të gjitha. Ai që bën sikur nuk e di, ai duhet pyetur se kujt i shërben.
Mund të kesh interesa të shumta që lidhen me të, por as minarja nuk futet në thes dhe as kumbanorja nuk hesht.
4. Të gjitha ato elozhe të Nanos për Edi Ramën ishin kot, të panveojshme të fryra dhe duheshin kursyer njerëzit nga injorimi i intelektit të tyre.
Mos cenimi i Bashës, si lideri de jure i opozitës, ndoshta ishte gjetja e tij, e më shumë mund të jetë e sugjeruar.
Por, kjo të kthen tek fillesa e këtij shkrimi: pengu i vjetër i zaptimit të politikës dhe të shtetit.
Nano bëri një pjesë të katarsit, ku ai është i aftë kur gjykon kundërshtarët dhe liberal kur ndalon tek të tijtë.
Edhe ai nuk shkëputet dot seriozisht nga e shkuara.