Komenti

Arben Hoxha: Taktizimet ligjërimore si pamundësi e veprimit

TAKTIZIMET LIGJËRIMORE SI PAMUNDËSI E VEPRIMIT
Njëherë thuhet se i rëndësishëm është procesi; pastaj, me humbjen e dinjitetit të procesit, si pasojë e refuzimit të Serbisë për të nënshkruar çfarëdo marrëveshje me Kosovën, për diplomacinë ndërkombëtare, i rëndësishëm bëhet “finalizimi” i procesit.
Mosnënshkrimi nga ana e Serbisë është një akt refuzimi kundrejt çfarëdo detyrimi ndërkombëtar.
Akti i refuzimit të nënshkrimit të procesit (marrëveshjeve të arritura) është shprehje e vullnetit për mosfinalizimin e procesit.
Mungesa e fuqisë praktike e diplomacisë për ta vënë Serbinë nën kushtet e detyrimeve ndërkombëtare kundrejt realitetit të Kosovës nuk mund të kompenzohet me taktizime impotente semantike e ligjërimore të tipit: është procesi (marrëveshja e panënshkruara) që e përcakton finalizimin, por ka raste që finalizimi (akti i nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare) e përcakton fuqinë dhe vlefshmërinë e procesit.
Aktore aktiv për mirëmbajtjen e vullnetit të stërkeqjes përmes një loje të tillë semantike e ligjërimore është politika e Kosovës: çdoherë dhe kurdo e gatshme për të marrë detyrime pa të drejta, por kurrë për t’i refuzuar ato!