Komenti

Arban Bislimi: Armenia – mjerimi i demagogjisë dhe fatkeqësia e një populli pa burrështetas

ARMENIA: MJERIMI I DEMAGOGJISË DHE FATKEQËSIA E NJË POPULLI PA BURRËSHTETAS
Me keqardhje mësova sot se Armenët e Karabakut të Epërm (rajon i Azerbaigjanit prej më pak se 4000 Km2 e 150000 banorë) paskan nisur dje kryengritje dhe nënshkruar kapitulimin brenda 24 ore pas ofensivës së ushtrisë Azerbaidxhaneze e cila ka fituar një epërsi ushtarake shumë të madhe fal përkrahjës së fuqive rajonale (Rusisë, Turqisë dhe Iranit).
Çështja e Karabagut ka qenë subjekt i disa luftërave në mes dy vendëve, ku epërsia ishte Armeniane në luftërat e vitëve 90-ta (1988-1994), fal përkrahjës ruse për Armeninë. Në vitin 2018, në emër të luftës kundër korupsionit dhe renditjës Euroatlantike arrin të bëhet Kryeministër një gazetar arrogant me emrin Nikol Palachian. Mjeshtër i politikës, arrogancës dhe kaosit politik Nikol Pachinian arrin të fitojë votat me mbi 70% të votave dhe të Qeverisë përmes kaosit dhe shpërbërjëve të njëpasnjëshme të kuvendit armenian.
Në periudhën Shtator-Nëntor 2020, pas largimit të forcave paqëruajtëse ruse (me kërkesë edhe të Armenisë) nisë luftë e re ndërmjet Azerbaidxhanit dhe Armenisë, ku Turqia -me lejën e Moskës- i jep krah Azerbaidxhanit. Forcat armene pas dy muaj martirizimi detyrohen të tërhien thuajse nga i gjithë Karabagu. Nikol pachinian nënshkruan kapitulimin në Moskë i detyruar të përqafoj edhe Presidentin Aliev të Azerbaidxhanit nën përcjelljën e Putinit.
Nikol Pachinian arrin përsëri të fitoj mbi 60% të votave në zgjedhjet e 2021-tës dhe të shkarkoj nga pozita gjeneralët që kërkuan dorëheqjen e tij. Në vitin 2023, pas një blokusi disa mujor, forcat separatiste vendore të përkrahura nga ushtria armene nisi kryengritjën dje por nuk qendroj dot as 24 orë duke lën 200 të vrarë dhe 400 të plagosur dhe nënshkruar kapitulimin poshtërues, vendimtar e të pashpresë për të ardhmën.
Demagogjia dhe populizmi i Nikol pachinian, narcisizmi dhe shkurtpamësia e tij, sollën Armenin në buzë të greminës: të prishur me Rusinë por të pa koordinuara apo përkrahur nga ndonjë aleatë Perëndimor .
Kjo elitë politike narcisike dhe shkurtpamëse solli armikun historik të Armenisë në kufinjë rë saj me leje dhe porosi të Moskës (Turqinë) duke arritur një humbje vendimtare në Nëntor 2020 në një kontekst politik, ekonomik e shoqëror të rënduar në Armeni. Votimi i gabuar i Armenianëve qoj në kurthën në të cilën ranë dje kryengritësit e Karabagut dhe forcat armene të mbetura në një pjesë të territorit.
Në asnjë rrethanë nuk ishte në interesin e Armenisë të fillonte një luftë të humbur që në nisje përballë një armiku me epërsi ushtarake, përkrahje të hapur nga një aleat të madh rajonal (Turqia) dhe me përkrahje të heshtur nga një superfuqi botërore. Por, ja që oportunizmi politik, paaftësia për të mbajtur Shtetin dhe ushtrinë e një klase politike të kalbur, demagogjia dhe shkurtpamësia e Nikol Pachinian dhe parisë së Erevanit shpien në kapitulimin pa kushte dhe tërheqjën vendimtare nga Karabagu i Epërm.
Ka ardhur koha Armenët të zgjedhin ndërmjet kësaj udhëheqësie dhe Atdheut të tyre.