Portreti/intervista

Anton Panchev: Ndahet nga jeta albanologu bullgar Ludmill Stankov

Një lajm tepër i hidhur. Katedra e Gjuhësisë së përgjithshme e Universitetit te Sofjes njofton me pikëllim të thellë se më 21 dhjetor u nda nga jeta albanologu bullgar Ludmill Stankov. Me gjitë vullnetin e optimizmin e tij, me gjithë përkrahjen dhe ngrohtësinë shpirtërore të njerëzve të tij të dashur e të kolegëve, me gjithë përpjekjet e parreshtura dhe intensive të mjekëve që nga dt 11 nëntor e deri tani, nuk mundi ta fitonte betejën me virusin e rrezikshëm.Ludmil Stankovi albanologjinë e kishte vokacion, e kishte mision dhe përkushtim. Janë te rralla njerëzit që mund të bëjnë kaq shumë studime, të botojnë kaq shume libra te vlefshme, te krijojnë kaq shumë kontakte, pa asnjë aspirim material, vetëm sepse kështu e do shpirti, zemra dhe intelekti. Albanologjia është shkencë e veçantë që mund të tërheqë njerëz unik si Ludmili në gjirin e vetë. Roli i tij pa asnjë teprim mbetet i pazëvendësueshëm për studentët dhe për rrethet shkencore.