Shqipëria/Aktualitet

Anita Hoxha: Për martesat e panatyrëshme – Amësia për fëmijën është hyjnore

Për ditë po dëgjojmë se po zien debati për martesat “gay” dhe për birësimin dhe regjistrimin e fëmijëve, nga ana e tyre.Unë nuk dua të paragjykoj asnjë, për asnjë arsye, por për sa kohë nuk po kuptoj të sqarohet asgjë, më duket se do ta bëjë nga mosinformimi, a nga informimi i gabuar !U ngrit gjithë bota për Palestinën, për krimet që janë bërë atje, për vrasjen e fëmijëve dhe njerëzve të pafajshëm… Por, unë sot dua të pyes:- Vallë, a quhet normale , birësimi i një fëmie nga dy mëshkuj dhe regjistrimi i tyre si prindi 1. e prindi 2.?Me ç’të drejtë ne duhet tu vjedhim atyre “mëmësinë”, atë që është hyjnore !?- Si do ta kalojnë ata fëmijë, këtë traumë, psikologjike, kur të shkojnë në shkollë e të shohin bashkëmoshatarët e tyre, të cilët tek dera e shkollës i pret mami e babi… e këta i presin dy burra, ose dy zonja ndërsa një Zot e di se kush do jetë“ mami e babi “ i tyre ?!A do të bullizohen* këta fëmijë, nga të tjerët, a do të jenë të dhunuar ata njësoj, si prindërit 1 e 2 të tyre, ku herë pas here dhe vetë ata të kësaj shoqate dhunohën! Besojmë në Zot dhe kisha dashur që besimtarë të kulluar le të na sqarojnë se çfarë do të thotë kjo për ne ?!Si do ti pranojmë ato martesa, e ata lloj prindërish, pa i sharë e pa i ofenduar…pjesa tjetër e shoqërisê qē reagon mē keq!Unë nuk paragjykoj njeri, por nuk më detyron askush të pranoj këto lloj “martesash” e këtë lloj “ prindërimi “!!Duhen menduar gjërat shumë gjatë, të paktën këtu në vendin tonë, që të mos kemi probleme më mbrapa. Ndoshta do na duhen shekuj, të pranojmë këto gjëra që po ndodhin !Dikur bota ishte një vend i sigurtë, për të gjithë, tani po vjen çdo ditë e më tepër, duke u u bërë një vend i mistershëm dhe po na glabëron, pa e kuptuar !Gjithëmonë duhet mbështetur, jo vetëm në ligje, si diçka të re, që po na e i fusin në familjet tona, por edhe në ndjenjë e llogjikë…Ndjesë shoqates LGBT, pranoj ekzistencën e tyre, por jo dhe birësimin e fëmijëve nga ana e tyre… nuk e mbeshtesê kurrë ! Amësia, është hyjnore nga Zoti, s’duhet t’ia mohojmë asnjë fëmie të botës…