Kulturë\Letërsi

ALI JAUPI: Llambi, e vërteta është më e çuditshme se fantazia (reagim miqësor që duhet lexuar me mendje të përqendëruar!)

ALI JAUPI: Llambi,e vërteta është më e çuditshme se fantazia (reagim miqësor që duhet lexuar me mendje të përqendëruar!)
   Sot janë situata të tilla ku paragjykimi, injoranca dhe krenaria u japin rolin e padronëve të luftës të të”vërtetës” së hipotezave ( që nuk janë të tilla) ose mendimi ndryshe ( shpikje e një kufiri të ri të lirisë së fjalës) në demokracinë tipike shqiptare, të cilën e bëjnë duke hedhur poshtë me urrejtje dhe duke dhunuar veprimtarinë e intelektualëve shqiptarë të gjuhës, mendimit, historisë…etj.
Ndryshe me euforinë nacionaliste të dërgojnë ftesën për betejë…… dhe këto beteja ne i shikojmë në ekranin e tv-së çdo ditë ku në mbyllje të ekranit mëson vetëm URREJTJE.
Sot, ajo u është drejtuar gjuhtarëve, albanologëve, dijetarëve, studjuesve të historisë, Kongresit të Drejtshkrimit të 1972-shit…. dijes dhe arsimit, kinemasë, teatrit, librit …etj.
Dhe kjo urrejtje ka filluar që mbas viteve të ndryshimeve politike të 90-tës.
Interesante është se ky mendim “ndryshe” modë e re e mendimit është shumë agresive (shikoni debatet televizive) ku ka vetëm grindje, sharje, diku edhe grushta, ofendime të turpshme).
Më bëri përshtypje Llambi, vendosja e fjalës intelektual në thonjëza, pse, nuk ka intelektualë, as në fushën e gjuhës, as psikollogjisë, historisë, luftës….. shkencës?
Pse, intelektualët nënshkrues të një të drejte, reagimit social t’u drejtohen organizmave apo institucioneve të shtetit të tyre për fenomenet negative, nuk kanë të drejtë?
Pse peticioni qënka formë inkuzicioni, sepse enciklopeditë e shpjegojnë ndryshe këtë fjalë….!
Të dalësh publikisht( edhe duke u zgërdhyer në ekranin e tv, privat apo publik dhe të shprehësh se gjuha shqipe është gjuhë kozmike…. se deti Kaspik është emërtim nga gjuha shqipe det i kapur nga toka ….etj, se LNÇ-re ishte luftë civile….. e të tjera marrëzi që prej 33-34 viteve po dëgjojmë,, intelektualët që ju i keni vendosur në thonjëza kur janë shprehur publikisht kundër këtyre, nuk duhet të flasin?
Zhgënjim, zhgënjim!
Si mendon ti Llambi, pse Rexhep Qose (për fat të mirë ai është dhe albanolog dhe gjuhtar i mirënjohur në kombëtarisht dhe në qarqet akademike ndërkombëtare), kur të lexojë këtë citim që ju i bëni, si do ta ndjejë vehten ? Jo dhunë të tillë, ndoshta është një lapsus ngutës.
Dyshimi juaj për të dhe figura të tjera në peticionin e paraqitur…… si dhe figura të tjera Çabej, Kostallari,K Frashëri…. Buda, Shuteriqi, Xhuvani, Domi, Ceka, Prendi, Anamali, Ismajli,armata e tërë e gjuhtarëve, Kongresi i Drejtëshkrimit të Gjuhës shqipe…. tërë këtë veprimtari që ata kanë ndërtuar, nuk duhet ta besojmë se ka dalë një hipotezë nga një idiot i gjuhës kozmike se ka zbuluar Kaspikun nga gjuha shqipe?
Pra duhet ti bëjmë me turp gjuhtarët tanë….. peticionistë, duhet ti shpallim tradhëtarë si bën rrugaçi Dalipaj për Çabejn që e akuzon si sërb, Kostallarin e quan grek….. atëherë mblidhuni ju luftëtarë të dyshimeve, hipotezave dhe mblidhni dru dhe shkarpa dhe ti djegim si Xh Bruno.
Pse Llambi, ky është rroli i shkencës, të bredhë studiove mediatike të merret me inatçorë, sherramanë, grindavecë?
Jo miku im i mirë, në shkencë ka oponencë, kritikë, prezantim të një të panjohure, debat duke analizuar fjalë për fjalë, duke bërë krahasimin, eksperimentimin….. ja ashtu si bëhet në fizikë ku është fusha juaj e formimit, pra ai studim shkencor ( kriteret shkencore janë bazë, rregull strikt i respektimit ) duhet të jetë në respekt të plotë të studimeve që bëhen objekt dhe vetvetiu vjen dhe ndryshimi…. por kurrë, kurrë me denigrime, mospërfillje, sharje,dhunë mediatike, përbuzje …. etj.
Sinqerisht nuk më erdhi mirë nga ky publikim, as nga shumë komente plot urrejtje që lëvizin në këtë web kundër intelektualëve të vjetër disa ” disidentë” që nuk u studiohen “hipotezat”, ose mendimi ndryshe.
Pas leximit të mendimit tuaj në faqen tënde Llambi, kujtova “Varreza e Pragës” të Umberto Eco
ku Simone Simonini, noter, spiun, falsifikues dhe antisemit i pamëshirshëm personazhi i “Varreza e Pragës” i cili është i aftë të trafikojë çdo lloj dokumenti të shpikur rrugëve kur hyn e del rrugëve me hije për të shprehur çfarë i rrotullohet në mëndje prej inatit, i dëshiruar dhe i frikësuar nga republikanët, masonët, karbonarët, jezuitët dhe satanistët, është shembull i këtyre nacionalistëve të gjuhës që ju i quani si të dhunuar nga intelektualët e mësipërm.
Veçoria e Simoninit, që Umberto Eko nxjerr më shumë në pah, është pikërisht antisemitizmi i tij, ku tek “Varreza e Pragës” e kalon jetën duke shkruar “Protokollet e Pleqve të Sionit”, një dokumentacion qartësisht i rremë dhe i sajuar, në të cilin rindërton një takim të zhvilluar në varrezat e Pragës, mes dymbëdhjetë rabinëve, që bëjnë padronin në komunitetin hebraik. Sipas rindërtimit të rremë të Simoninit, gjatë takimit rabinët duhet të përcaktonin planet për të përmbysur rendin e gjërave dhe për të udhëhequr hebrenjtë për të sunduar botën, pra këtë bëjnë dhe këta simoninianët e sotëm të gjuhës shqipe.
Mendoj Llambi se reaksioni negativ ndaj intelektualëve nënshkrues të peticionit nuk do të ndalet, sepse zëmër ziu, nuk mund të rrojë ndryshe, dhe këtë mendim unë e mësova dhe nga qëndrimi i vërtetë i mendimtarit të rrallë shqiptar Rexhep Qose ku u drejtohet F Tarifës , P Xhufit dhe shumë profesionistëve të tjerë që po ballafaqohen me këtë reagim agresiv ndaj qëndrimit të tyre:
Nuk besoj se mohuesit e peticionit me iluzione, me mashtrime, me gënjeshtra e me marrëzi natyrisht pseudoshkencore do të heqin dorë prej qëllimeve. Pse? Sepse të gjitha këto që i kanë thënë në reagimet e tyre e dijnë edhe vet mirë se nuk janë shkencore por janë mjet statistikor, janë mjet me leverdi financiare për autorët dhe me leverdi për mediet që janë venë në shërbim të tyre. E sot, siç dihet, leverditë e tilla i përcaktojnë disponimet e përgjithshme në botë shumë më tepër se të vërtetat dhe mençuritë.
Me përkushtime vëllazërore,
Rexhep Qosja
Megjithatë ky është mendimi im dhe ja u shpreh miqësisht