“Kompromisi” që ka bër Kosova (klasa politike e tredhur…) duke hequr dorë nga bashkimi me shtetin e saj AMË nuk është veç i dhimbshëm, por edhe i dënueshëm dhe i papranueshëm për kombin shqiptar… Prandaj, Serbia dhe miqtë e saj nuk po ngopen me kompromiset dhe koncesionet e Kosovës… Dialog e bisedime pa fund do të donte Serbia, deri sa ta rrënonte pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës me praninë e saj në Kosovë (të garantuar me marrëveshje “ndërkombëtare)!!
Dialogu ose bisedimet e Kosovës (klasës së saj politike) me Serbinë për statusin e pakicës serbe në Kosovë, të kishës ortodokse, të trashëgimisë kulturore e historike, për organizimin administrativ e territorial, për sistemin politik, për sistemin e drejtësisë, për sigurinë, për arsimin, etj. në Kosovën shqiptare e ka mbajtur peng popullin shqiptar dhe zhvillimin e tij në Kosovë qe 22 vite!! Paaftësia e klasës politike e shtetërore, përgjithësisht e imponuar nga “miqtë” dhe armiqtë e lirisë e të pavarësisë (shkëputjes së plotë nga Serbia), Kosovën nga çështje shqiptare e ktheu në çështje “serbe” dhe të Serbisë!! Prirja për ta shpjeguar dhe paraqitur Kosovën si tokë që iu mor Serbisë e jo si tokë e Shqipërisë, e pushtuar nga Serbia, ka zënë vend jo vetëm në opinionin serb e në opinionin e miqve të Serbisë, por edhe në opinionin shqiptar (i dominuar nga jugokomunistët dhe pjella e tyre) dhe në opinionin e “miqve” tanë!! Krah i fuqishëm dhe besnik i këtij opinioni janë bërë mediet e shkruara dhe elektronike si dhe rrjetet sociale e gazetat e internetit (on line), kuptohet me ndonjë përjashtim!! Të gjitha këto medie, të krahut jugokosovar e të konceptit autonomist, shkruajnë, flasin e propagandojnë ditën e natën, kurrë pa u lodhur (duket që e kanë grazhdin e fortë…), se si “Serbia paska humbur shumë”, prandaj Kosova duhet të jep diçka që të pajtohet me Serbinë e që të njihet nga Serbia”, etj.. Këta sojsuza nuk duan t’ia dinë se gjysma e Serbisë është ngritur në troje të Shqipërisë. Edhe Beogradi, Qypria, Smedereva, Uzhica, Nishi, Vranja, Kurshulia… banoheshin nga shqiptarët autoktonë. Serbia e vogël (5 – 6 mijë kilometra katrore), me mbështetjen e Rusisë dhe të aleatëve të saj, i dëboi me dhunë e terror shqiptarët nga trojet e tyre mijëra vjeçare, duke i konsideruar “myslimanë” e “turq”!! Spastrimi dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve u bë edhe me ndihmën ose “miratimin” e Perandorisë Osmane, e cila shqiptarëve ua mohonte qenien dhe identitetin e tyre kombëtar!! Humbjet që pësonte Stambolli nga Rusia i paguante me tokat e Shqipërisë!! U kthyem pak në histori për t’u thënë këtyre jugokosovarëve se Shqipëria ka humbur shumë e Serbia ka fituar shumë dhe se Serbia nuk e ka humbur Kosovën, sepse nuk ka qenë kurrë tokë serbe, por tokë shqiptare e Shqipërisë.
Prandaj, shqiptarët dhe Shqipëria (edhe Kosova e saj) kanë ç’të kërkojnë nga Serbia: Kosovën Lindore, kthimin e pronave të grabitura me dhunë e gjenocid nga gjysma e dytë e shek. XIX e këndej, dëmshpërblimin e krimeve, gjenocidit dhe shkatërrimeve masive gjatë luftës së fundit, etj.. Kosova dhe populli shqiptar nuk i kanë borgj askujt dhe s’kanë pse japin llogari dhe as pse bëjnë koncesione…
Marrëveshjet dhe lëshimet që i janë bërë Serbisë këto 22 vite kanë vënë në pikëpyetje lirinë, pavarësinë, sigurinë, integritetin territorial, sovranitetin, funksionalitetin dhe stabilitetin e kësaj Kosove të mbetur nga kafshimet e fqinjve shovinistë e grabitçarë! “Kompromisi” që ka bër Kosova (klasa politike e tredhur…) duke hequr dorë nga bashkimi me shtetin e saj AMË nuk është veç i dhimbshëm, por edhe i dënueshëm dhe i papranueshëm për kombin shqiptar… Prandaj, Serbia dhe miqtë e saj nuk po ngopen me kompromiset dhe koncesionet e Kosovës… Dialog e bisedime pa fund do të donte Serbia, deri sa ta rrënonte pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës me praninë e saj në Kosovë (të garantuar me marrëveshje “ndërkombëtare)!!
Në kohën që po kërkohejë që Republikës së Kosovës t’i vihej FUSNOTA (pas OPINIONIT të GJND – së!!) pata bër një shkrim – thirrje me titull: Hashim thuaj JO fusnotës! Sot po i bëj thirrje Albinit (Kryeministër me mandat të plotë… shumicën e nevojshme parlamentare…) që t’i thotë një JO të prerë dhe pa ekuivoke “zajednicës” – entitetit serb, që do të jetë kancer i Kosovës dhe burim e shkak konfliktesh e mbase lufte me Serbinë. E di që ka mjaft veprimtarë e zyrtarë të LVV – së që po thonë se “e ka të vështirë Albini”, se “ka një marrëveshje të nënshkruar në Bruksel” (nuk është marrëveshje ndërkombëtare), se “Kosova nuk mund ta refuzojë themelimin e “zajednicës”” e margaritarë si këta! Por, Albini dhe LVV – ja i kanë ditur edhe pa ardhur në pushtet këto “fakte”, prandaj nuk mund të ketë asnjë arsyetim për çështjen e “zajednicës”… JO – ja për “zajednicën”, qoftë edhe me çmimin e rënies së Qeverisë, është e vetmja përgjigjje dhe i vetmi qëndrim që arsyeton Albinin dhe LVV – në. Për këtë çështje Albini dhe LVV -ja do të duhej ta kishin mbështetjen e të gjitha forcave politike dhe të OJQ – ve autoktone shqiptare. Për këtë çështje dhe për të gjitha çështjet që lidhen me Kosovën e Shqipërisë Albini dhe LVV – ja duhet të merren vesh e të bashkërendohen domosdoshmërisht me Tiranën zyrtare (e vetmja pronare e ligjshme e Kosovës dhe e çdo pëllëmbe të tokës shqiptare…) dhe me qarqe e parti politike shqiptare në Maqedoninë tonë dhe në trevat tjera shqiptare.
Qëndrimi i prerë i Serbisë së Vuçiçit kundër pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës “favorizon” mohimin e dialogut me Serbinë nga ana e Rpublikës së Kosovës. Në momentin që Kryetari i Serbisë, Vuçiçi, thotë në tavolinën e bisedimeve në Bruksel se “Serbia kurrë nuk do ta njoh shtetin e Kosovës” Albini ose cilido përfaqësues i Republikës së Kosovës do të duhej të ikte nga ajo tavolinë në mënyrë demonstrative, kurse Brukselit dhe të gjitha qendrave tjera të vendosjes do të duhej t’ua bënte të ditur se Republika e Kosovës nuk do të bisedoj me Serbinë si provincë e saj, por vetëm si shtet i pavarur e sovran… Në fakt këtë qëndrim dinjitoz e shtetëror do të duhej të kishin mbajtur edhe ata para Albinit e jo të ligeshin e të bënin lëshime që kanë rrezikuar Republikën e Kosovës dhe kanë dobësuar së tepërmi pozitën e saj ndërkombëtare…
Për mendimin tim Albinit mund t’i falen plotë gabime që ka bërë e po bën nëse e heq nga rendi i ditës “zajednicën” dhe nëse e aftëson Republikën e Kosovës t’i rri karshi Serbisë pretenduese dhe kërcënuese. Ao do ta bëj? “E pamja e nuses nuk është larg”, thotë populli ynë…