“Është shumë e rëndësishme lufta kundër korrupsionit, ngado që ai mund të vijë”. Me këto fjalë, senatorja amerikane Joni Ernst iu përgjigj pyetjes për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë për A2 CNN, ajo u shpreh se bashkëpunimi ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë duhet të thellohet edhe më tej, në përballje me ndikimet e papërshtatshme ruse dhe kineze. Senatorja republikane vlerësoi ndihmën e Shqipërisë në krizën afgane.
add a comment