Komenti

Dr. Koço Danaj: Çelësi i zgjidhjes dhe i qetësisë në Iliri (Ballkan) është (ri)bashkimi i Shqipërisë

“Nuk do të ketë qetësi në Ballkan në qoftë se ju nuk njihni kufijtë e Shqipërisë Natyrale nga Presheva në Prevezë dhe nga Durrësi në Shkup…” (Janar 1913)

Sot, mjaft analistë amerikanë, gjermanë, francezë, austriakë, etj., etj., flasin me shqetësim për situatën e turbullt në Ballkan. Dhe, kanë të drejtë. Ballkani është në prag trazirash. Por…, ata harrojnë të flasin e të thonë se cili është shkaku i turbulencës në Ballkan. Dikush nuk e di. Mirëpo, padituria nuk është argument. Dikush e di, por nuk ka guxim ta thotë të vërtetën. Po jua themi ne shqiptarët se cila është e vërteta. Kete te vertete ua kane thene atyre dhe shteteve te tyre, hartuesit e Memorandumit te Kuvendit te Vlores (1912), qe shpalli Pavarsine e Shqiperise Natyrale. Ata quheshin Mehmet Konica, Rashid Dino dhe Filip Noga. Midis te tjerash ne Memorandum thuhet: “Nuk do të ketë qetësi në Ballkan në qoftë se ju nuk njihni kufijtë e Shqipërisë Natyrale nga Presheva në Prevezë dhe nga Durrësi në Shkup…” (Janar 1913). Situata e sotme ne Ballkan verteton gjenialitetin e Kuvendit te Vlores qe ju e perbuzet Doni ta qetesoni Rajonin? Lejoni Shqiptaret te krijojne Shqiperine Natyrale. Anulloni mbledhjen famekeqe te Londres. Dhe Ballkani do bjere ne qetesi. Perndryshe “djali” juaj i perkedhelur, i krijuar nga ju, i mbeshtetur nga ju, me emrin Serbi, qe si shtet ka mbetur ne kohen e Garashaninit, do ti vere flaken Ballkanit. Por…, kjo flake qe po e ndizni vete ju dhe qeverite tuaja, mund te djege dhe “gratacielat” e vete Brukselit dhe me shume se kaq. Pra behuni njehere te sinqerte zoterinj politikane, analiste, gazeta te BE dhe SHBA-se, etj. qe keni dite qe flisni per rrezikun e trazirave ne Rajon.