Shqipëria/Aktualitet

Ngucakeqi: Nuk i kanë hidhëruar ende!

Nuk i kanë hidhërua ende!

 Në vitet e nëntëdhjeta, kur pushtuesi serb po bënte lloj- lloj torturash e sjelljesh  çnjerëzore në Kosovë, duke e përçmuar popullatën shqiptare në mënyrat më të ulëta të mundshme, një milic serb, tek po e godiste një qytetar shqiptar, në mes të rrugës e në pikë të ditës, aty pari po kalonte një qytetar tjetër i cili po i thoshte:

–       Nxirre atë të shkretë nga brezi o vëlla, dhe zbrazja milicit serb në dërrasë të gjoksit, se të sakatoj duke të goditur!

–        Qe besa mirë e ke ti, por nuk më ka hidhëruar ende- ia ktheu ai!

–        Si nuk të ka hidhërua, a nuk e sheh që të sosi duke të goditur!

–        Po, ky po më godet, por ende nuk më ka hidhërua sa me e nxjerrë atë- ia ktheu ai!…

 

Si duket edhe këta të PDK-ës, AAK-ës dhe Shoqatat e Veteranëve, ende nuk i ka hidhëruar Gjykata Speciale, ani pse i ka burgosur gati të gjithë krerët e këtyre subjekteve, njëherësh ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këto subjekte politike e shoqata, po presin sa t’i dënoj Gjykata Speciale djemtë tanë, dhe tek pastaj do të hidhërohen e do ta ngritin zërin, madje edhe në rrugë me ndonjë protestë 10 a 15 minutëshe, diku në ndonjë shesh me nja 10 a 15 burra!…

 

Njëri nga anëtarët e PDK-së, në shenjë revolte tha:

Që besa do të kishim protestuar që sa s’ta merr mendja, por na e prishi ky Dardani, ore burrë… po ngutet e po del i pari, dhe ne pastaj s’po kemi se çka të themi e ku me ia ngjitë… po prit sa të hidhërohemi edhe pak se ende nuk na kanë hidhërua sa duhet!…

Shtator, 2021