Shqipëria/Aktualitet

Tragjedia në spitalin Covid në Tetovë, Rama: Ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave

TIRANË, 9 tetor/ ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të tragjendisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës.

“MIRËMËNGJES, dhe duke u bashkuar me të gjithë ju në ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave të tragjedisë së mbrëmshme në spitalin Covid të Tetovës, si edhe në përqafimin vëllazëror për krejt komunitetin tetovar dhe mbarë popullin e Maqedonisë së Veriut, ju uroj një ditë të qetë juve e gjithë familjeve tuaja”, shprehet Rama.

Raportohet se 10 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut mbrëmjen e të mërkurës, si pasojë e një zjarri që përfshiu spitalin COVID.