Botë

Talebanët morën edhe Kabulin

Kryetari i Afganistanin, Ashraf Ghani ka lënë vendin e tij për t’u larguar në Taxhikistan. Ky veprim i shpejtë vjen pasi talebanët kanë hyrë në kryeqytetin Kabul dhe po marrin edhe institucionet.

Ministri i Brendshëm njoftoi lajmin e largimit të Kryetarit teksa zyra e Ghanit thotë se largimi është bërë për arsye sigurie.

Në fakt talebanët me hyrjen në qytet ishin duke e kërkuar Kryetarin Ghani teksa më parë i kishin bërë thirrje të dorëhiqej.