Edonë Madani: E paharruar mësuesja, atdhetarja dhe emancipuesja e kombit Sevasti Qiriazi
“Ndërsa ne na u ndalua arsimi në gjuhën amtare, fqinjët tanë grekë, bullgarë dhe serbë, si dhe rumunët, austriakët dhe italianët kishin liri të plotë të vinin në vendin tone dhe të çelnin shkolla të tyre për të na shkombëtarizuar, të na bënin grekë, rumunë apo sllavë. Prandaj arsimi kombëtar është shtylla e hekurt e rojtjes së kombit.” -Shkëputur nga një studim mjaft i vlefshëm i përgatitur nga Parashqevi Qiriazi, si tezë për marrjen e grades akademike, master i edukimit, në qershor të vitit 1913 në Fakultetin e Pedagogjisë të Universitetit të Oberlinit në Ohio të SHBA – ve, me titull “Zhvillimi i shkollave në Perandorinë Turke dhe një sistem ideal i arsimit në Shqipëri.”
Parashqevi Qiriazi dhe motra e saj Sevasti Qiriazi, atdhetare të shquara që i kushtuan gjithë fuqinë e tyre intelektuale çështjes së arsimit në Shqipëri dhe bashkimit kombëtar mbetet për mua dy ndër figurat më frymzuese të historisë tonë. Lavdi!
add a comment