Vështrim/Analizë

Jorgo Mandili: Një shënim për artikullin e gazetarit të mirënjohur ” Zonja e Dosjeve”

Sot, në gazetën “Dita” një denoncim qytetar dhe intelektual për ” Zonjën Dosje”, e cila nuk merret me punën dhe misionin e saj, por bën propozime me xhepat e të tjerëve. E të tjerët jemi ne, populli që paguajmë për gjithçka … propozon ” zonjëza” me delikatesën e saj si pasardhëse e “persekutuar” për pensionimin e të persekutuarve politikë, të cilët deri tani janë trajtuar disa herë dhe madje nga “armiqtë” e tyre, më me dinjitet se sa nga ata që i përdorën, politikisht… Racional, objektiv, me etikë e kulturë e trajton këtë tezë gazetari i mirënjohur Xhevdet Shehu… po me këtë gjuhë dhe stil i drejtohet me dashamirësi edhe zonjëzës së dosjeve, që si zyrtare që është të realizojë misionin e saj – TË HAP DOSJET – të cilën e kërkojnë mbi 70% e popullit… të hapen dosjet që të ndahet “shapi nga sheqeri”… boll u lodhëm së paguari si me këta të “persekutuar të falsifikuar” që e kanë 3- 4 fishuar numrin (përfshirë kriminelë, banditë, diversantë, hajdutë, vrasës të rëndomtë, ish komunistë, që lanin hesapet midis tyre për pushtet,të pakënaqur nga kryetarë e sekretarë që nuk kishin asnjë lidhje me disidencën) ashtu edhe me “pronarët e falsifikuar” që u kanë zaptuar pronat pronarëve të ligjshëm … …hallall ta kenë ata që kanë qenë të dënuar të vërtetë politikë disidentë me me ide antikomuniste me platforma ,trakte ,organizata të fshehta ,gazeta opozitare etj …të shohim sa ka të tillë Vaclavë Havela,Les Valesa etj, apo pronarët e ligjshëm Prandaj ” Zonja Dosje” ,dëgjoje zërin e këtij gazetari racional,objektiv e patriot që në pretencën e tij me etikë e ,kulturë të orienton me dashamirësi drejt misionit tënd në atë vend ku je emëruar …mos lër njolla por gjurmë se vjen një ditë thotë ky gazetar që ” koha është e pamëshirshme” dhe do ta pësoni jo vetëm si paraardhësit tuaj biologjikë por edhe si ish kundërshtarët tuaj politikë … Zonjë e indoktrinuar ! Thirrja e mbi 70% e njerëzve është : HAP DOSJET ! SA MË PARË ,QË TË DALË E VËRTETA NË SHESH ! Të shohim se kush kanë qenë kriminelët,spiunët ,hajdutët,banditët dhe të persekutuarit e vërtetë! Të mësojmë të vërtetën ! Asgjë më tepër .Kjo kërkohet prej teje !Asgjë tjetër ! Merru me punën tënde ! Ky denoncim është njëkohësisht edhe një apel për të tërhequr vëmendjen e kryeministrit EDI MITHAT BEU ,i cili i kurajoi, përkrahu e financoi ,tufët ,bidonët e arkivës,zonjëzën e dosjeve ,me qëndrimin e vet eklektik ndaj tyre e sidomos ndaj LANÇ- një luftë e papërsëritshme në historinë mijëravjeçare të Shqiptarëve dhe Shqipërisë.Çfardo përpjekjesh të bëhen kjo luftë nuk zhbëhet – thekson z.Xh Shehu – në denoncimin e tij publik .Nuk është hera e parë që ky gazetar i ka bërë thirrje kryeministrit z Rama ,për të qartësuar qëndrimin e tij ndaj Luftës dhe për të mos inkurajuar bijtë e tyre , se u bën ” dëm” e i orienton ” keq …Duke qenë më pak të zgjuar e të mençur se etërit e tyre ,ja futin vetes me përpjekjet e tyre për të kthyer ” rrjedhën e një lumi të ndyrë të historisë”…një ” përpjekje e tillë – thotë Buda – është vetë ndyrësi” .Nëse do të ishin pak më të mendshëm do t’i linin etërit e tyre të qetë në ” varret e fashizmës” dhe nuk do t’ i ” ringjallnin” si lugetër për të trembur kalamajtë …se shumicën e popullit ,pasardhës të heronjve,dëshmorëve e luftëtarëve të ,lirisë ,nuk i trembni dot ….edhe sot e kësaj dite fitimtarë janë ,madje i japin fitoren edhe Mithat Ramës për aq kohë sa në krahun tjetër është përbindëshi Sali me paramilitarët e tij … Dhe si kryedemagog ky “kolaboracionistosocialist” ha ” bukën e socialistëve” dhe bënë duvanë e kolaboracionistëve dhe të pronarëve të kompanive të mëdha dhe korporatave …për të varfërit,pensionistët e shtresat vunerable asnjë reformë sociale për përmirësimin e mirëqenies së tyre …,vetëm koncensione,ppp,grante e subvencione për këto kompani e korporata dhe për Institute fantazmë kundër komunizmit,për nipërit e mbesat e të persekutuarve ,për pronarët e paligjshëm etj ..atëhere çfarë mbetet për ne të tjerët – punëtorë,fasonistë,minatorë,naftëtarë,pensionistë ,shtresa vunerable etj? … Prandaj denoncimi i gazetës Dita përmes gazetarit Xhevdet Shehu është një apel për kryeministrin por jo vetëm ….është edhe një rikujtesë edhe për organizatën e veteranëve dhe pasardhësve të tyre -që të jenë më vigjilentë dhe më koseguentë në mbrojtje të dinjitetit të tyre për të mos u gënjyer me një ” kockë” që u jep ed rama , përkundrejt atyre që u jep të persekutuarve dhe pronarëve të falsifikuar ,që me të padrejtë përfitojnë shumë më tepër nga ata që kanë luftuar e punuar për këtë vend dhe nga pronarët e ligjshëm të pronave ……është edhe një apel për të gjithë ata që ” besojnë” tek ” socializmi ” i edvinit duke jetuar në minimumin jetik të mbijetesës me paga minimale e pensione qesharakë ” dhe kjo nuk është rastësi ….Edi rama ,si kontraversosocialistoliberal udhëhiqet nga filozofia e Nietchezenit që thotë ” jeta është vuajtje ,mbijetesa i jep kuptim vajtjes” …dhe edi rama kërkon t’i mësojë socialistët të kuptojnë se çështë vuajtja ,prandaj i lë në mbijetesë , sepse të përpiqesh të kuptosh thelbin e gjërave( në rastin konkret ” vuajtjen” ) – thotë një filozof tjetër Spinoza – do të thotë të jesh i lirë …prandaj socialistët duhet ta falenderojnë Ramën që u mëson se çdo të thotë të ” shijosh”lirinë në mbijetesë dmth ” i lidhur me zinxhirë” ..Gazetarë të tillë si z.Xh.Shehu janë të rrallë por shumëfishohen përmes gazetës Dita ,që me profesionalizëm dhe atdhetarizëm është më afër halleve të popullit duke realizuar përmes gazetarëve të saj atë mision që përcakton edhe gazetari,publicisti ,shkrimtari dhe përkthyesi Xhevdet Shehu ” Gazetari është misionar në jetën tonë shoqërore. Ai është një opinionbërës me ndikim shumë më tepër se një deputet apo ministër. Sepse zyrtarët e shtetit janë të përkohshëm, por gazetari mbetet.”