Vështrim/Analizë

Ismail Gashi: 40 – vjetori i Pranverës Shqiptare ’81

Demonstratat e vitit 1981, si lavë vullkani përfshinë të gjitha vendbanimet shqiptare në Kosovë. Ky ortek  nisi lëkundjen e zhbërjes së ish-Jugaosllavisë dhe zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Në këto Demonstrata drejtpërdrejt, apo tërthorazi të motivuar nga vetëdija e ndërgjegjës së natyrshme  në kërkim të lirisë, u përfshinë të gjitha mjediset, grupmoshat, gjinitë e nivelet e shqiptarëve. Janë të paqëndrueshme propagandat shpifëse, injoruese e delirante, se këto ngjarje ishin të herëshme dhe të nxitura nga nëntoka sërbe dhe KBG-ja ruse

            Në vargonin e kërkesave të natyrshme kombëtare politike e historike shqiptare në Kosovë, Pranvera Shqiptare ’81, është orteku më i fuqishëm, është fillimi i fundit që lëkundi fortesën e okupimit shekullor serbë, filloi korigjimin e padrejtësisë historike ndaj shqiptarëve. Jo vetëm ndryshoi, por filloi shembjen e ndërtimit të padrejt të shtetit të sajuar Jugosllav, ndryshoi edhe moralin e palogjikshëm të shtresimeve politike brenda vet shqiptarëve në Kosovën e asaj kohe (me Kosovë kuptoheshin të gjitha trojet e pushtuara shqiptare nga Jugosllavia). Ky uragan rrënoi padrejtësinë e gjitha botëkuptimeve të robërisë sllave-komuniste dhe padrejtësinë historike përgjithësisht. Demonstratat e Pranveres 1981, nuk ishin as spontane dhe as të parakohëshme. Ato ishin strategji e vazhdimësisë së natyrshme të kërkesave shqiptare. Ishin në kohën e nivelin e duhur dhe arritën efektet e synuara politike e kombëtare. Masivizimi dhe shtrirja e këtyre ngjarjeve, për kohën e rrethanat shoqërore ekzistuese, befasuan parashikimet e politikës, jo vetëm në ish-Jugosllavinë e atëhershme, e cila trumbetonte se në Kosovë, pas plotësimit të disa nga kërkesat politike shqiptare të 1968, për shumë kohë nuk do të ketë trazira shqiptare me kërkesa politike e kombëtare, sepse Kosova kishte përfituar autorizime “gadi sikur republikat”, një parashikim të tillë, fatkeqësisht e kishte edhe politika ndërkombëtare.

            Kërkesat kombëtare

Madje, duke u shërbyer verbërisht këtyre okupuesve, një qëndrim të përafërt e formësuan edhe kuadrot politike e shtetërore shqiptare që, ishin në shërbim të kësaj politike. Kjo Pranverë Shqiptare ishte fillimi i një mbarimi të robërisë shekullore sërbe dhe fillimi i zhbërjes, apo fundit të Jugosllavisë avnoiste, kjo Pranverë e Madhe, për dallim nga ngjarjet e “Solidarnostit” në Poloni, kishte qëllim dhe aspiratë historike për çlirim kombëtar nga robëria shekullore sllave. Megjithatë, këto dy ngjarje brenda vitit 1981, lëkundën të gjitha konceptet e ndërtuara nga komunizmi jugoserb në tërësi. Këto kërkesa politike e kombëtare të shqiptarëve në Kosovë, kishin një strategji të përgatitur gjatë dhe kishin shtrirje vazhdimësie me karteristika të veçanta. Këtë në zbatim praktike e dëshmoi vet procesi i zhvillimit dhe shtrirja hapësinore e tyre në gjitha mjediset urbane të Kosovës. Natyrshëm këto ngjarje i filluan studentët, vetëdija dhe ndërgjegjja më e guximshme e popullit, të cilëve ju bashkuan, shumë intelektualë, nxënës, arsimtarë, punëtorë, minatorë e nëpunës. Ato procese mjeshtërisht u dhanë si mesazh informativ politik me formë  e përmbajtje  provokative social, të cilat në fillim një pjesë e politikës shtetërore qellimisht i trumbetoi si ngjarje joshqetësuese për administratën e ashpër të shtetit, i mori si veprim pakënaqësie për kushtet materiale dhe për pozitën e rëndë të studimeve. Kështu u mat niveli i veprimit të shtetit, politikës dhe organeve administrative shtetërore, edhe pse për këto të fundit, ishte deponuar forca e rrezikimi  kërcnues për rinin studentore dhe vet popullin demonstruest. Pas analizës së thellë e rezultateve të pritura, shtrohen kërkesat politike e kombëtare, gjithnjë me vendosshmëri, forcë morale e zgjerime koncentrike. Pas realizimit të pjesërishëm të kërkesave anësore, por jo kërkesën për Kosovën Republikë deri në vetëvendosje, që ishte kërkesa bosht e vitit 1968, u lejua përdorimi i simboleve kombëtare, si Flamurit Kombëtar, u përmbush kërkesa për hapjen e Universitetit dhe Kushtetuta për zgjerimin dhe forcimin e shtetësisë së Kosovës, me cilat krekosej padurueshëm në mënyrë delirante në çdo mjedise e nivel, jo vetëm politika sllave mbërnda dhe jashtë, por edhe pjesa e verbët politike shqiptare, siç veprojne edhe në ditët tona disa nga ish-kuandot komuniste shqiptare, të cilat jo-njerëzisht trumbetetojnë për “meritatë dhe kontributin” që ata kanë dhënë për çështjen kombëtare në “kohën e tyre” Ata atëherë krekoseshin për Kushtetutën më “humane”, të cilën ato strukturat politike e qeveritare, edhe pse nuk ishin dëgjuar të gjallë dy dekada, 1948-1968, e merrnin për kontribut të punës së tyre dhe sikur me këtë kanë mbulluar “diellin me shoshë”, imponohej para vet shqiptarëve një moral politik jo i natyrshëm, se shqiptarët duhet të jenë të “kënaqur në robëri” dhe namit që kishte arritur për këte në politikën ndërkombëtare. Kjo, sipas disa politikanëve e të atëhershëm pro-Jugosllave ndonjë “intelektuali, akademiku e shkenctari” edhe të sotshëm, është kontribut i ndjenjës së tyre kombëtare. Me këto veprime politike, ata injoronin e panjerzishëm edhe sot injorojnë kërkesat e atëhershme të studentëve dhe sakrificën e popullit shqiptarë, duke etiketuar jonjerëzisht atëherë e sot, se demonstratat ishin motivim e nxitje e nëntokës serbe dhe KGB ruse, pa pëmendur se për këtë shqiptarët sakrifikuan mund, gjak dhe jetën e vetë.

            Shqiptarët demonstruan pë çlirim kombëtar

                 Pushteti sllavokomunist për ta venë në heshtje e shuar mendimin politik të shqiptarëve gjatë dhe pas demonstratave filloi ndjekjen masive, dhe për kohë të gjatë përhapnin urrejtje e armiqësi kundër shqiptarëve. Ata përgatiten për ti fyer, për ti goditur, për ti sjellur prapa parmakëve të burgjeve e për ti vrarë.  Për gjatë kohë trajtoi me mjete policore, administrative e ushtarake mbi shtatëqind mijë shqiptarë. Kreu burgosje e arrestime, vrasje e plagosje, ndjekje e diferencime, dhe në vazhdim të kohës ndërmori masat e ndalim shkollimit e studimit dhe largimeve nga puna. Përdori gjitha mjetet e format dhunës për ngulfatjen e zhdukjen e substancës biologjike të çdo vlere matriale e shpirterore shqiptare në këtë hapësirë etnike autoktone shqiptare. Politika serbe mendonte se i erdhi koha e realizimit të strategjive, projekteve e memorandumeve për shuarjen e vetëdijesimit të shqiptarëve dhe mbytjen me dhunë të ndëgjegjes kombëtare shqiptare në Kosovë. Këto ndjenja kombëtare shqiptaret i kishin shprushur si zharavën e fjetur menjeherë pas vitit 1966, por ato muarën rritë e lëshuan shtat me manifestimin e 500 Vjetorit te Vdekjes së Skënderbeut, Konsulta për Njësimin e Gjuhës Letrare Kombëtare 1968. Rezistencë e qëndrueshme, ishte kalitur e forcuar që nga demonstratat e vitit 1968. Ndikime të veçanta shpirtërore bëri hyerja nga Shqipëria në Kosovë e literaturës kombëtare historike, letrare, programeve skenike e artistike muzikore. Veçmas ardhje-vajtjet e profesorëve nga Tirana në Universitetin e Prishtinës. Zhvillimet nga brenda që nga 1968 kishin rritje të natyrshme. Studentët organizatorë e pjesëmarrës aktiv të demonstratave të atëhershëm, tash ishin kuadro që drejtonin dhe mbanin në duar të tyre gjithë sistemin arsimor dhe pushtetit shpirtëror e material shqiptarë në Kosovë. Ata drejtonin e qeverisnin entet dhe institucionet e kulturës dhe shkencës si edhe ndërmarrjet ekonomike. Me një fjalë ata ish-nxënës e student, tash drejtonin qenien shpirtërore e materiale të shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nën ish-jugosllavi. Të gjitha këto potenciale, u dëshmuan me veprimet atdhetare më 1975 Grupi i Kamenicës kur Bacë Adem Demaçin të burgosur për herë të tretë dhe për të dytën herë denohet me 15 vjet burg. Në vazhdim, pas vizitës së fundit titos më 1979, të cilin rinia dhe intelegjenca shqiptare e priti me paknaqësi. Për këtë revoltë pakënaqësie sistemi politik e policore komunist sllavë, ndërmorri masa të ashpra. Përveç trajtimeve të shumta policore, politika e atëhershme denoi me kundërvajtje, burg hetues dhe për vepra penale mbi 400 të rinj veprimtarë shqiptarë të çështjes kombëtare. Kjo fushatë arrestimesh e denimesh, forcoi vetdijen kombëtare të rinisë shkollore, studentore e intelektuale dhe përgatiti hapësira veprimi revoltues për fillimin e Demosntratave të Pranverës së Madhe Kosovare të 1981. Ky vargon veprimesh atdhetare dëshmoi hapur, se shqiptarët nuk mund të mashtroheshin nga verbëria kozmetike e politikës komuniste, e cila mendonte me shkurtpamësi, se ka arritur synimin, që edhe shqiptarët ti ç’vesh nga virtyti e krenaria kombëtare dhe ndjenjën  fetare e njerëzore, se edhe me shqiptarët ka krijuar, jo natyrshëm, një popull të kënaqur në robëri, se edhe nga shqiptarët ka krijuar proletarë të barabartë me njeriun figurë, pa ndjenjë kombëtare e tipar fisnik tjetër dallues.

            Demonstratat vitit 1981, si lavë vullkani, përfshinë të gjitha vendbanimet shqiptare në Kosovë. Në ato demonstrata drejtpërdrejt apo tërthorazi, u përfshinë të gjitha strukturat studentë, nxënës, arsimtarë, punëtorë nëpunës e sidomos minatorët dhe grevat e tyre rekordere të urisë, në demonatrata u përfshinë edhe gjitha grupmoshat e mjediset shqiptare. Dhuna e represioni i pushtetit serbë, i cili mendoi të hakmerrej edhe për Demnstratat e 1968, vetëm sa e forcoi dhe e zgjeroi aspiratën tonë kombëtare.

                        Pjatat që prishën “parajsën Jugosllave”

 Pas 11 marsit 1981, kur “rrapllima e pjatave”, nga një femër shqiptare studente e Universistetit të Kosoës,në Qendrën Studentore të Prishtinë, lajmëruan rënien e komunizmit, dhe demonstrimin për plotësimin e kërkesës politike e kombëtare shqiptare për Kosovën Rapublikë dhe pavarësimin e saj nga okupuesi komunist sllavë. Demonstratat masive shqiptare u zgjeruan dhe u zhvilluan me ashpërsi e vendoshmëri edhe më 25 mars në Prizren dhe 26 mars 1981, “kur bartej stafeta” në Prishtinë dhe nga Prishtina nëpër qytetet tjera të Kosovës. Por, 1, 2 e 3 prilli i këtij viti, vala e demonstrimit përfshiu të gjitha qytetet, mjediset e nivelet në Kosovë. Shqiptarët masovikisht demonstronin në vazhdimësi të kohës me moral e nivel edhe më të lartë   të ndërgjegjes kombëtare dhe të vetdishëm së fortë e për një qëllimin të synuar historik deri në sakrificë. U shkund bindja e e politikës serbe dhe e shumicës nga individët në nivelet shqiptare. U këndellën zërat e mendjet, që më parë ishin kristalizuar politikisht e kombëtarisht gjatë shërbimit të verbët në pushtetin serb. Ky ortek bëri ndryshime pozitive në gjithë strukturën e shtresimeve politike shqiptare të “dimrave të ftohtë”, mbi katër dekada që karakterizohej, jo vetëm me të “ftohtë”, por edhe me verbëri naive e të panatyrshme, vetëm për interes të ngushtë primitiv, servilizëm e nënshtrim të heshtur, që aspironte krijimin e shqiptarit me  psikologji robi, sikur ata janë të pasigurt e të paaftë për të krijuar hapësirën e vet shtetërore, duke ngritur ndërtimin e moralit negativ, se shqiptarët nuk mund të jenë vet subjekt i pushtetit dhe qeverisje se vetvetës. Ishin krijuar bindje jologjike, se shqiptarët nuk kanë asnjë arsye për tu shkoqur nga ky soj i barbarisë e për të dalur nga robëria sllave. Madje, çdo tentim për dalje nga kjo robëri, që na e ndau padejtësisht Evropa. Thonin profetët e politikës nënshtruese. Shkelim në përcaktimin e fatit tonë të përcaktuar historik. Prishja e “fatit tonë kombëtar”, do të kushtonte me qindra mija të vrarë, e ndoshta edhe me shfarosjen tonë. Të gjitha këto paragjykime të trishta, kishin qellim të krijonin moral të deformuar e bindje të ligë për paaftësi kombëtare shqiptare. Këtë politikë të acart antishqiptare në Kosovë, e shkriu Pranvera e Madhe e vitit 1981.

            Viti i lavdishëm i historisë sonë të re

            Ky vit i lavdishëm i historisë sonë më të re, na bashkoi e na mbushi me vetëdije e guxim për veprime konkrete drejt lirisë e pavarësisë kombëtare. Që nga viti 1981, bashkëveprimi kombëtar u njësua në shkallë të lartë. Përkundër sulmeve të pandalshme të pushtetit serb, ne përtëritnim forcën e vendosshmërisë si feniksi, për afro një dekadë 1981-1989 rezistuam duke hulumtuar të gjejmë formën adekuate të veprimeve vendimtare të ndarjes shpirtërore e fizike nga okupimi shekullor. Bëmë rezistencë të hapur në forma e menyra veprimi të ndryshme. Kur synohej rrënimi kushtetues kozmetik, që sipas politikës komuniste, Kosova kishte “përfituar autorizime gadi sa republikat”, i vuam këmbë. Kur përballeshim me synimet shkatërrimtare të substancës sonë, të sulmuar për zhdukje nga shumë drejtime, populli u ngrit në mbrojtje. Lubia kërkonte zhdukjen tonë shpirtërore e biologjike, para së cilës nuk u dorëzuam dhe ia pamundësuam ecjen. Nga ky uragan shkatërrues, mund  të shpëtonte, vetëm një popull vital i urtë, me mendje të zhdërvjellët e lëvizje kreative. U arritë të bëhet  organizimi në parti politike 1990, të tfillojmë demokracinë. Kështu edhe në Kosovë u hapën proceset demokratike, u organizuam në veprime konkrete politike dhe imponuam rregulla të reja të lojës. Praktikisht  filluam rrugën e zhveshjes së problemit kombëtar me veprime joviolente. Njoftuam opinionin ndërkombëtar për pozitën e rëndë dhe rrezikimin e qenies sonë kombëtare e njerëzore. Dëshmuam cilësi njerëzore e urtësi paqësore. Kërkuam ndryshimin e situatës të këtij realitetit të vrazhdë shoqëror. Hapëm rrugë të zgjedhjes demokratike të problemit pa dhunë e konflikte. Të gjitha këto përpjekje rezultuan me ndërkombëtarizimin e çështjes dhe zgjidhjes së problemit të Kosovës. Të gjitha këto përpjekje demokratike, nga okupuesi shekullor sllav sikur u maurën për frikë e paaftësi e jonë, u marën për pa fuqi e pa dituri e jonë kombëtare, u etiketuam për nacionalizëm negativ, për secesion të pa natyrshëm, dhe krejt në fund. Kur u hargjuan të gjitha përpjekjet dhe format e veprimeve tona politike nga filozofia e politikës paqësore. Detyrimisht morëm mjetin e fundit, Veprimin Ushtarak. I cili, jashtë vullnetit e mundësisë sonë reale, që me gjakderdhje të kryhet zgjidhje e problemit shqiptarë në Kosovë, për ti hikur fatalitetit, pastrimit etnik dhe zhdukjes biologjike njerëzore e kombëtar, Doli publikisht zotdalsja Ushtria Çlirimtare e Kosovës /UÇK/ 1997. Praktikisht doli strategjia e veprimit ushtarak e politik, filozofia e re dhe e fundit, veprimi ushtarak e politik, si domosdo e “intervenimit kirurgjik”, i cila pasi u përcoll me vëmendje nga subjektet dhe qendrat diplomatike e ushtarake ndërkombëtare të vendosjes, Rambuje e Paris 1999, u analizua nga të gjitha këndet, niveli njerëzor, teknik e politik i veprimeve luftarake. Ushtria Clirimtare e Kosovës shpejt fitoi simpatinë e subjektit politikë e ushtarak ndërkombëtar NATO nga 24 mars deri më 10 qershor 1999, dhe arriti  të krijojë mrekullinë monumentale, aleancë të mirëfilltë me forcën më të madhe botërore të vullnetit, për shpëtimin e katastrofës njerëzore nga aparthejdi, gjenocidi dhe pastrimi etnik serb në Kosovë. Dëbojë dhunën serbe nga trojet shqiptare të Kosovës. Ktheu në tokën e djegur afro një milion shqiptarë të dëbuar me dhunë nga trojet e veta qershor 1999. Sigurojë qetësi dhe jetë normale për të gjithë njerëzit e ndjekur nga “toka e premtuar”, dhe të krijojë mjedis të shëndosh për formimin e institucioneve demokratike për këtë popull të ndjekur. Pranvera e madhe 1981, sot e tre vjet pas shpalljes së pavarësisë së Republikes së Kosovës, më 17 shkurt 2008, na shërben për datë e përvjetor të madh. I shërben kujtesës sonë pozitive hsitorike për krijimin e bashkëveprimit, për zhdukjen e përçarjeve, shëmtisë sonë kombëtare. Përkundër, se atëherë në “motin e madh” të 1981, ishim pa asnjërën nga këto subjekte politike e shtetërore. që sot i kemi në Republikën e Kosovës së pavarur. Edhe tash kërkohet të jemi të përgjegjëshëm e pergjegjës ndaj popullit, shtetit dhe pushtetit, ashtu siç ishim më 1981. Të përbashkuar rreth çështjes kombëtare dhe realizimit të aspiratës sonë historike që, sot në Kosovën e pasluftës kemi gjitha parakushtet e volitshme historike për ndërtimin e një shteti me punë të disiplinuar e demokraci të lartë civilizuese për ngritjen e shtetit dhe bashkimin kombëtar.  Në të kundërtën, do të na gjykojnë breznitë e ardhshme, do të na peshojë historia. Dhe me fajin tonë, të ndëshkohemi pafalshëm për moskonsolidimin tonë kombëtar në momentin vendimtar të historisë.