Kulturë\Letërsi

Arbëri Demaçi: Ti nuk je shqiptar (Poezi)

Ti nuk je shqiptar

Ti i pa komb

që veten e identifikon

me fe e nuk ke fe

ti që flet shqip

por nuk mendon

shqip…

Ti që le vatanin

në flakë e barot

e s’i dole zot,

ti që sot

lufton në

një tjatër vend,

ti nuk je

shqiptar

ti je

tradhtar!