Kulturë\Letërsi

Xhelal Hoxha: Poezi

Shtrenjtë na kushtoi kjo histori
Barra më e rëndë bie mbi tonën shoqëri…

“Në histori, ndër vite e shekuj njerëzimi besuan:
në Tevrat, Zebur, Bibël e së fundmi edhe n’Kuran”…

“Pak pati-ka engjuj-(melaqe)
Shumë, më shumë pati, e ka djaj-(shejtan)”…

Shtrenjtë na kushtuan këto shpërfytyrime
Na kushtoi stërkeqje e me tjetërsime.
Herë n’xhami, herë n’teqe e herë n’kisha;
Ata gjenin dëfrim, e populli bënte sehir…

Atë, gjysh e stërrgjysh besonin në mënyrë ndryshe…
Bijtë e nipat ato i vendosën në mëdyshje:
Për të mbuluar turpin, më pastaj, u bënë hoxhë e haxhi
E prapa skene; mafioz, hafi, drogaxhi e delenxhi!

Me para të pista blenë tituj, mbitituj e stërtituj se ishin të pasur
E të bëmat u dilnin në shesh
si mbi ujë del kungulli i kalbur
“Populli do të thoshte:
Ju doli qumështi mbi përshesh”…

Në Shtëpinë e zotit ulen në rendinë e parë…
Për të zbardhur fytyrën e zezë dhe mëkatet për t’i larë!

Kam frikë se vjen koha paralizohen duart e këmbët
Kur të mëdhenjtë hanë molla, të vegjëlve u mpihen dhëmbët!

Dhe që kahje të rrezikëshme do marrin këto histori
Barra më e rëndë bie mbi tonën shoqëri…

Mozomakeq

Mozomakeq, heu mozomakeq;
Dikend e mendon për njeri-engjull
Në fund të del një djall-dreq!

Prish e ndreç, e ndreç e prish;
“në vend të hoxhës, të del dervish”!
Prish e ndreç haj medet
Në vend të priftit të del beter.

Mbuluar me maskë, ma skë me fytyrë majmun;
Gjë s’ka lënë pa bërë… dhe trazonte një katund!
“Zhingerli-haxhi baba i shkretë,
ditën nuk shkel as milingonjat”
Natën i merrte n’qafë një qytet!…
Kështu propagandon,
jeton e vepron
Mos bëj çka bëj unë,
por çfarë them unë

Kështu nuk e don, ndaj nuk muj me shujt
Veç mundem me thënë
Përherë nuk ju shkon kungulli mbi ujë

E vjen koha, kur maskat shqyhen-hiqen krejt
E shihet se kush është engjëll
e kush dreq
Deri atëhere: Mozomakeq, heu mozomakeq!

Postimet e fundit !