Veli Abazi, është lindur në fshatin Druar të Vushtrrisë më 20.07.1954.Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, shkollën e mesme e ka mbaruar në gjimnazin “Muharrem Bekteshi” në Vushtrri .Pastaj ishte regjistruar në FSHMN,dega e Gjeografisë.Veliun e kam njohur që nga viti 1978.Meqë ishim dhe kolegë,ne takoheshim shpeshher.Prandaj me kalimin e kohës ne fituam besimin e njëri tjetrit dhe bisedonim edhe për pozitën politike,ekonomike e sociale të popullit shqiptar nën ish Jugosllavi.I kam dhënë literaturë,gazeta e revista që botoheshin në Tiranë, ose nga shokët e Lëvizjes brenda dhe jasht atdheut tonë.Veliu ishte i gatshëm dhe mezi po priste që të ballafaqohej me armikun tonë shekullor.Ai tashmë ishte aktivist i LNÇKVSHJ-së. Ka qenë pjesëmarrës aktiv i demonstratave të mars-prillit 1981 . Veliu ishte, studenti që ua kishte përplasur dyertë komitetlinjëve të LKJ-së në lokaalet e gjimnazit të Vushtrrisë, të cilët po kërkonin distancim dhe po fyhenin Kosovën Republikë dhe shtetin Shqiptar. Prandaj Veliu, aty kishte brohoritur rroftë Kosova Republikë dhe rroftë Enver Hoxha.Mirëpo,në dalje të Vushtrrisë, për në Mitrovicë, ai kacafytet me policët që po rrahnin disa të rinjë shqiptarë.Në ate situatë,policia kishte kërkuar përforcime, prandaj ai rrahet tepër rëndë, duke pësuar lëndime të rënda fizike e deri në tronditje truri.Pastaj e kishin dërguar në spitalin e Mitrovicës,ku po e ruanin dy polic.Pas tre ditëve familja e viziton Veliun, i cili kishte qenë në gjendje shumë të rëndë.Personeli serb i këtij spitali e kishte njohtuar vëllaun e Veliut se, ate do ta dërgonin në spitalin e Nishit. Ndërsa një mjek shqiptar i po këtij spitali e kishte këshilluar vëllaun e Veliut ,që të gjenin ndonjë mundësi e ta tërhiqnin sa më parë nga ky spital, sepse kishte rrezik që do ta zhduknin fare. Familja kishte arritur që ta tërhiqte nga spitali dhe po provonte që ta shëronte me metoda popullore (me lëkurë të kafshëve të therrura). Mirëpo në fund të verës së vitit 1981,Veliun e dërgojnë në APJ-në Jugosllave,e cila ishte burg, sidomos për regrutët shqiptarë.Pas tre muajëve ate e lirojnë nga APJ,si të paaftë dhe sa për t’mos ju mbetur në dorë, sepse Veliu tashmë, nuk kishte stabilitet dhe ishte bërë i paaftë për jetë normale,prandaj në depresion e sipër,më 16.01.1981,ai i jep fund jetës duke bërë vetvrasje.
Mirëpo, çuditërisht për të, nuk është folur dhe nuk është shkruar as në mongrafinë për Vushtrrinë. Duke u bazuar në veprimtarinë e tij atdhetare, kontributin e tij në demonstratat e mars-prillit 1981, se ishte simpatizant i LNÇKVSHJ-së, se, ai i kishte dhënë fund jetës, si pasoj e dhunës policore serbe, konsideroj se me rastin e 40 vjetorit të Pranverës Shqiptare ‘81” institucionet tona përgjegjëse do duhej që Veli Vesel Abazin ta shpallin dëshmor të kombit.
Vushtrri,02.04.2021