ALEKSANDËR RANKOVIQI – KASAPI I KOSOVËSAleksandër Rankoviqi është emër i njohur famkeq në shkallë të gjërë, e në veçanti te shqiparët. Ishte me nacionalitet serbë dhe konsiderohej nder tre njerezit më të fuqishem pas Titos dhe Kardelit. Ishte nënkryetar i ish-RSFJ-së. Gjatë viteve 1950-1960 ishte në krye të organeve të sigurimit të shtetit në Jugosllavi. Nga viti 1946 deri më 1966 – ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë. Që nga viti 1956 – zëvendëskryeministër, anëtar i Sekretariatit të KQ të LKJ, anëtar i KQ të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë. Ka pasur edhe poste tjera partiake.. Ndërkaq te shqiptarët dihet se Rankoviqi gjatë viteve të ashtuquajtura të aksionit të mbledhjes së armëve, u shëndrrua në mit për terrorizimin e shqiptarëve nga UDB-ja.Për të përshpejtuar procesin e shpërnguljes së shqiptarëve, në një intervistë dhënë gazetës BORBA, më 12 prill 1956 Aleksandar Rankoviq në cilësinë e Ministrit të Brendshëm Jugosllav, pati shpallur publikisht rrezikun që i kanosej sigurisë së shtetit nga ekzistimi i armëve ilegale në duart e shqiptarëve në Kosovë.Kjo datë, pra 12 prilli, do të shënojë fillimin e asaj që në memorien kolektive të shqiptarëve mbetet si “tragjedia e Aksionit të Armëve”. Brenda një muaji, deri më 12 maj 1956, nën akuzën ndaj shqiptarëve si “kontrabandistë të armëve dhe kriminelë që e destabilizojnë vendin” u bastisën, me mijëra shqiptarë u arrestuan dhe u torturuan barbarisht me dhjetëra mijë familje shqiptare. . . Dita e përvjetorit të OZNA-s, 13 maji i vitit 1956, u shënua me ‘rezultate’ të mëdha. Para medieve të kontrolluara nga Partia Komuniste Jugosllave dhe para Korit Diplomatik në Beograd, u ekspozuan “armët e konfiskuara” ndaj shqiptarëve! Kështu gjatë vitit 1956 në Jugosllavinë komuniste të udhëhequr nga Tito, u bë terror shtetëror mbi shqiptarët, ku 106 vetë u vranë dhe mbi 10 mijë të tjerë mbetën me pasoja të përjetshme shëndetësore. Ky terror shtetëror kundër shqiptarëve i udhëhequr nga Aleksandër Rankoviq, shkaktoi një klimë të pasigurisë kolektive që pati për efekt shpërnguljet masive të shqiptarëve për Turqi. Duke u mbështetur në të dhënat e dy shërbimeve konzulare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1953-1966 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 415. 371 shqiptarë. . . Viti Numri i të shpërngulurve1953 19. 3001954 17. 5001955 51. 0001956 54. 0001957 57. 7101958 41. 3001959 32. 0001960 27. 9801961 31. 6001962 15. 9101963 25. 7201964 21. 5301965 19. 821Pas skandalit të përgjimit të Titos, në vitin 1966, kur nga ky aparat represiv u rrezikua edhe vetë kreu i shtetit dhe partisë, Josip Broz Tito, shkarkoi Aleksandar Rankoviqin nga detyra dhe u përjashtua nga forumet e partisë. Përpos shkarkimit nga funksionet shtetërore dhe dënimit deklarativ përmes konkluzioneve të Plenumit të Brioneve asnjë pasojë nuk patën organizatorët dhe ekzekutorët e këtij terrori shtetëror antishqiptar. Me rastin e vdekjes së Rankoviqit ëm 1983, autoritetet shtetërore të atëhershme kanë supozuar se mund të marrin pjesë në varrim deri në 10 mijë vetë, por që në realitet në varrim morrën pjesë mbi 100 mijë vjetë. Në fjalimet e mbajtura në ceremoninë e varrimit është lavdëruar dhe masa e gjerë e ka duartrokitur, kurse kur i është përmendur ndonjë e metë, po kjo masë e kanë fishkëlluar. Varrimi i Rankoviqit më 1983 u shëndrrua në mënyrë të heshtur në demonstratë politike serbe. Kjo gjë ndodhi afër 20 vite pas likuidimit politik të Rankoviqit, i cili tashmë ishte shëndrruar në mit të nacionalizimit serb. Pas varrimit të Rankoviqit në mendësinë e shovinizmit serb, u ngulit mendimi se vetëm njeriu si Rankoviqi është i aftë për tu përballë me armiqtë e revolucionit. Rankoviqi u shndërrua në simbol të viktimës serbe nga e cila linjë politike pastaj si produkt politik lindi Millosheviqi.Jo vetëm në Kosovë por të të gjithë shqiptarët në ish Jugosllavi, Rankoviqi është konsideruar si kasap i Kosovës, për periudhën sa veproi…
add a comment