Histori

Arif Mati (Matuieu Aref): Prestigji i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit është planetar

Fjalimi i prof. Mathieu Aref, historianit Nr.1 ndër shqiptarët, me rastin e manifestimit përkujtimor kushtuar Kryeheroit shqiptar Gjergj Kastriotit, të mbajtur më 1 dhjetor 2018 në Glattbrugg të Zvicrës”

??

Mirëdita zonja dhe zotërinj ! Ju falënderoj që erdhët këtu në Zurih të Zvicërës, disa vijnë nga larg për të marrë pjesë në këtë ngjarje të jashtëzakonshme për të nderuar 550 vjetorin të vdekjës së heroit tonë kombëtar i pashoq Gjergj Kastriot-Skenderbe.Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu sot mes jush për të përkujtuar 550 vjetorin të vdekjes së herojt më të madh të etnisë pelasgo-iliro-shqiptare që kurrë një nënë nuk e ka lindur deri në ditët e sotme. Që nga pushtimi të trojave ilire nga romakët në -168 pes dhe deri në 1443 ai është i vetmi Pellazgo-ilir i cili guxoi të ngrinte gishtin e tij për ta çliruar vendin nga një pushtim të huaj dhe në këtë rast ai i Perandorisë Osmane. Ai çliroi vendin, mblodhi fiset, principatat dhe gjithë popullin pellazgo-iliro-shqiptarë i mbytur dhe pushtuar për gati 1600 vjet nga pushtues të ndryshëm. Ai e ngriti ndjenjën kombëtare në shkallën më të lartë, duke rikthyer krenarinë dhe dinjitetin e popullit iliro-arbëro-shqiptar.Të gjithë ekspertet botërorë pohojnë unanimisht se ai ishte një nga strategët më të mëdhenj ushtarak të të gjitha kohërave bashkë me Aleksandrin e Madh, Jul Cezarin dhe Napoleon Bonapartin. Çuditërisht nga këto katër strategët të medhenj tre prej tyre rrjedhnin, nga afër apo larg, nga origjina pellazgo-ilire : Aleksandri i Madh (Epirot nga e ema dhe maqedonas nga i ati : dmth pellazgo-ilirë i vërtetë), Napoleon Bonaparti nëna e ti “Maria Letizia” ishte arbëreshe nga Kalabria e Italisë dhe më në fund Gjergj Kastriot Skënderbeu i vetmi pellazgo-ilirë i vërtetë që luftoi gjithë jetën e tij për pavarësinë, integritetin tokësor dhe sovranitetin e kombit iliro-arbëro-shqiptar. Për mua dhe për kombin shqiptar Skenderbeu ka me shumë vepruar për vendin e tij dhe popullin pellazgo-iliro-shqiptar sesa Aleksandri i Madh i cili nuk ka bërë asgjë për vendin e tij përveç për të zaptuar gjithë botën. Skënderbeu luftoi për njëzet e pesë vjet pa ndërprerje dhe pa humbur asnjë betejë kundër perandorinë turko-osmane më origjinë nga Azia Qendrore themelues i të cilës dinasti osmanlije ishte “Osman i parë” që në mes të vitit 1290 dhe vitit 1300 filloj pushtimet e tij për të zgjeruar pushtetin e tij duke zënë së pari gjithë Azinë e Vogël, Ballkanin, Kaukazin jugor, Lindjen e afërt dhe të mesme, gjithë bregdetin e Afrikës veriore dhe brigjet e Arabisë perendimore. Kjo është ajo që unë do të thoja duke filluar këtë diskutim për heroin tonë të vetëm kombëtar, prestigji i të cilit ishte planetar. Për të gjitha këto arsye unë sugjeroj që autoritetet shqiptare të Tiranës në Shqipëri dhe të Prishtinës në Kosovë të dekretojnë zyrtarisht një festë kombëtare e përvitshme për të nderrruar Gjergj Kastriot-Skënderbeun. Unë mendoj se kjo është më e pakta e shpërblimeve që mund të bëhen për të nderuar këtë hero dhe figurë të madhe shqiptare dhe botërore, më shumë se çdo statuje tjetër apo buste të ngritura për të përkujtuar këtë hero të madh dhe patriot Arbëro-shqiptar.Gjergj Kastrioti lindi me 6 maj 1405 dhe vdiq në Lezhë nga sëmundja (malaria) më 17 janar 1468 në moshën 62 vjeç. Ishte biri i Gjon Kastriotit (princ i Krujës dhe i Matit) dhe i Vojsavës Tribalda nga familja feudale të Pollogut. Kishin nëntë fëmij pesë vajza (Mara, Jella, Angjelina, Vlajka, Mamica) dhe katër djem (Reposhi, Stanishi, Kostandini dhe Gjergji). Sipas Barletit Gjergji në vogëlinë e tij jo vetëm ishte shumë i mençur por mishëronte çdo gjë të lartë dhe bënte plane të mëdha ! Gjergji u martua në 1451 më Donikën (bija e Gjergj Arianit Komnenit) e cila i dha një fëmij të vetëm « Gjoni ». Emri Komnen më kujton direjtorin e Liceut françës të Heliopolisit në Kairo i quajtur Teodor Komneni që e kishte mik të ngushtë babain tim. Ky ishte françës më zanafill shqiptare.Komnenët kanë dhënë shumë perandorë Bizantit.Rreth vitit 1385, ushtritë osmane filluan të rrënojnë trojet shipëfolëse të banuara nga katolikë në zonat e veriut dhe ortodoksë në ato të jugut. Ato do të pushtonin qytetin e Shkodrës dhe të Ulqinit në veri. Pas një vijimësie sulmesh dhe pushtimesh, turqit përfunduan duke sulmuar qendrën e Shqipërisë dhe pushtuan Krujën në vitin 1415. Në vitin 1423 ata morën peng katër bijtë e Gjon Kastriotit (princi i Krujës dhe i Matit) një nga prijësit kryesorë ushtarak të krahinës. Përpara nisjes së bijve si peng pranë Sulltanit në Stamboll, ai mori djalin më të vogël, Gjergjin, dhe e tërhoqi mënjanë për t`i treguar malet, luginat, lumenjtë dhe tokën e të parëve, duke i thënë : “Vështro biri im këtë tokë dhe Atdheun tënd dhe mos e harro kurrë”. I rrethuar sërish nga Turqit në vitin 1430, atij iu desh të dorëzohej përpara numrit të madh të tyre dhe forcave të zjarrit.Gjatë viteve të ekzilit, Gjergj Kastrioti u bë një kalorës i përkryer dhe një trim i veçantë, gjithsesi ishte i ushqyer me dashurinë për tokën mëmë dhe ruajti nostalgjinë për atdheun e tij, duke shoshitur vuajtjet e të parëve të tij dhe trojat të shkatëruara nga pushtuesit e ndryshëm. Disa vite më vonë, falë zgjuarsisë së tij, karizmit, guximit, shpirtit të tij luftarak dhe bëmave të tij, Gjergji fitoi besimin e Sulltanit i cili e quajti SKENDER BEG (zoti ose senjor Aleksandër) d.m.th. “zotëri i denjë për bëmat e Aleksandrit të Madh”. Në vitin 1443, Skënderbeu kthehet në Atdheun e tij i shoqëruar nga treqind luftëtarë shqiptarë, braktisi ushtrinë osmane (të angazhuar kundër trupave hungareze të Huniadit) dhe hyri në atdheun e tij. Flamuri i Kastriotit : shqiponja dykrerëshe e zezë në sfond të kuq valëvitet mbi kalanë e Krujës në 28 nëndor 1443. Pas shpartallimin të turqve u ngrit flamuri kuq e zi në majë të kalasë së Krujës, prej nga shpalli rivendosjen e principatës së lirë të Arbërisë – Shqipërisë. Në vitin 1444 u krijua në Lezhë Lidhja Kombëtare, e cila ribashkonte princat e të gjitha krahinave shqiptare. Në të njejtin kohë Skenderrbeu luftonte Osmanët dhe megjithatë pati mundësinë të shkonte në ndihmë të trupave të mbretit të Napolit. Qëndresa dhe lufta e popullit shqiptar kundër turqve nën drejtimin e Skënderbeut qe fort e lavdishme. Kështu, gjatë njëzetepesë viteve të luftës së tij, batalionet turke, pavarësisht numrit të tyre të madh (nganjëherë deri në njëqindmijë ushtarë) dhe fuqisë së tyre ushtarake, iu desh të tërhiqeshin e të thyheshin përpara rezistencës, këmbënguljes, guximit, dhe zotësisë strategjisë së pazakontë të ushtrisë së vogël në numër të Gjergj Kastriotit, trupat e së cilës nuk i kalonin dhjetë mijë ushtarë. Ai luftoj kundra Osmanëve pa nderprerë deri kur vdiq me 17/1/1468 : Kalaja e Krujës u pushtua vetëm në atë ditë dhe mbet e pushtuar deri në 1912 dita e pavarësisë të Shqipërisë. Ardhja e Skënderbeut në krye të shtetit të ri shqiptar pati një jehonë të madhe dhe u vlerësua shumë nga Vatikani dhe fuqitë e mëdha europiane të asaj kohë. Pas shpartallimi të turqve në Krujë Skënderbeu mori lëvdata nga Papa i Romës. Vatikani e ka quajtur «Ushtar i krishtit ». Me bëmat e Skënderbeut, pas atyre të Akilit, Aleksandrit të Madh dhe të Pirros të Epirit (Burri), bashkatdhetarët e tij pellazg, u shkrua njëra nga epopetë më të bukura të historisë së hapësirës shqiptare. Fama e këtij princi trim arriti edhe në Francë, ku, për nder të tij janë shkruar një gjysmë duzine dramash. Zhak de Lavardën shkroi një biografi të shkëlqyer, (Historia e Gjergj Kastriotit, i quajtur Skënderbeu, mbret i Shqipërisë, 1576), e cila e frymëzoi poetin françës më famë Ronsardin në atë pikë sa kompozoi sonetën e mëposhtme (në frëngjishten e vjetër) :Sonetë për Zhak de Lavardën, zot i Plesis-Burro :

« Epiri nuk ka vetëm kuaj të mirë,

Për të rrëmbyer çmimet e garave olimpike,

Por ka luftëtarë të një gjaku të lashtë,

Qe mburren se është ai i trimit Akili.

Pirrosi, na dëshmon, ai që rrafshoj shumë qytete,

Dhe me në fund pati varrin në murin e lashtë Argian,

Dhe Skënderbeun, plot urrejtje për popullin skith,

Që zhduku Ungjillin nga e gjithë Azia.

O Epirot i madh ! O Shqiptar trim!

Dora jote njëzetedy herë Turqit shpartalloi

Ti, tmerri i kampave dhe bedenave të tyre.

Ti do të kishe vdekur i përpirë nga Fati,

Nëse vepra e të mençurit Lavardenit,

Mos vallë, duke detyruar vdekjen tënde,

të rifitonte betejat tuaja ».

Pas këtij prezantimi të shkurtër të jetës, veprës dhe figurës të Gjergj Kastriot-Skënderbeut duhet të mendojnë për të ardhmen e kombit shqiptar e cila për 550 vjet nuk mundi të ketë një Skënderbe tjetër, një hero kombëtar, strateg, udhëheqës i denjë apo drejtuës populli, një lider bashkimi më ndjenja patriotike dhe kombëtare që të jetë mbi të gjitha përtej ndarjeve dhe interesave vetjkake dhe politike dhe të fokusohet vetëm për interesin kombëtar të një populli origjina e të cilës rrjedh që nga agimi i kohës. Ky popull Pellazgo-Iliro-Shqiptar vuajti shumë nga shumë dyndje dhe pushtime të huaja që përfundimisht pakësoj trojat e tyre stërgjyshore . Kjo filloi në -168 pes më pushtimin përfundimtar të trojave trako-ilire nga romakët të cilit krijuan një ” Iliri romake ” (Illyrii proprie dikte) që përfshinte një pjesë të Sllovenisë aktuale, Kroacisë, Bosnjës Hercegovinës, Shqipërisë, pjesë të Kosovës dhe Maqedonisë të sotme. Kjo përfaqëson të pestën e territoreve të vërtetë trako-ilire që shkoshin nga Adriatiku në Detin e Zi dhe nga dy brigjet e Danubit deri në Greqi. Romakët gjithashtu krijuan një « Greqi të Madhe » me kufij që tejkalonin shumë territorin e Greqisë së lashtë. Për këtë arsye ata përfshinin tre rajone që kanë ekzistuar gjithmonë (sipas të gjithë autorëve të lashtë) jashtë kufijt të Greqisë : Epiri, Maqedonia dhe një pjesë e madhe të Trakës. Edhe sot tekstet mësimore të historisë dhe historiografia e Greqisë mbajnë vetëm skemat e kësaj « iliri » e krijuar artificialisht nga Romakët. Edhe sot historianët shqiptarë zyrtarë mbështeten në atë Iliri “romake” për të caktuar « Ilirinë » ! Pra, kjo është një gabim i madh që është përhapur dhe ende përhapet në hartat e librave të lashta të historisë, të enciklopedive dhe të Internetit duke e bërë botën të besoje se Iliria ishte e kufizuar në atë çfarë krijuan Romakët. Pastaj erdhën Sllavët jugorë (nga stepat e Azisë Qendrore dhe nga pllaja iraniane në shekullin shtatë pas erës sonë : Serbët, Kroatët, Sllovenët …, bullgarët (nga lindja e Uralet në shekullin e shtatë pas erës sonë, etnia e të cilëve ishte ndryshe nga Sllavët, por ata adoptuan gjuhën e tyre), Hungarezët (nga ultësirat e Uralet në shekullin e dhjetë pas erës sonë) dhe më në fund arritën Ciganët nga India në shekullin XI pas erës sonë, etj. E gjithë kjo do të thotë se trojat Pellazgo-trako-ilire u shkatërruan, u fragmentuan, u copëtuan për gati 2055 vjet dhe askush nuk ngriti gishtin për lirinë dhe pavarësinë e vendit : vetëm Skënderbeu ishte në gjendje ta bëje gjatë 25 viteve të mbretërimit të tij.Çfarë morali na sjell gjithë kjo çeshtje ? Është e domosdoshme që ndjenja kombëtare të forcohet veçanërisht tek rinia shqiptare kudo të jetë. Ne duhet të rivendosëm të vërtetën etnogjuhësore dhe të rindertojmë historinë artificiale e pranuar zakonisht në mbarë botën (Akademia e Shkencave në Tiranë ka adoptuar verbërisht çfarë kanë vendosor të huajt dhe sidomos armiqt e Shqiptarëve) dhe për të rindertuar historinë e vërtetë të populit pellazgo-iliro-shqiptarë dhe të gjuhës me të lashtë të Evropës (fosil i gjallë ), e cila për mua është gjuha amtare e kësaj Evrope që ende nuk denjon të njohi bazat e lashtësisë së saj. Gjithçka tani varet nga gjeneratat e reja shqiptare tashme dhe të ardhshme të cilët duhet të marrin në dorë pishtarin ndezur nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut ka më shumë se 550 vjet. Si ta bëjmë ? Para së gjithash është e domosdoshme të motivohen shqiptarët, të jenë të ngopur më një patriotizëm të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm dhe të edukohën që nga lindja (në familje, në shkollë, në shoqëri dhe në rrugë) : për edukim qytetar, për të mësuar historinë e vërtetë të popullit Pellazgo-iliro-shqiptar, për të krijuar një shkollë të lartë të administratës për të krijuar një elitë të aftë për të qeverisur vendin, etj. Klasa politike duhet të pastrohet larg interesave vetjake, egocentrizmit, antagonizmit fëminor dhe korrupsionit. Është me këtë çmim që një ditë do të shohim shfaqjen e një shpëtimtari të vërtetë të shqiptarisë, të një ndreqës të ekonomisë, të një garantues të integritetit të trojave mijevjeçare pellazgo-ilire dhe një mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe të pacifizmit. Do ta përfundoj këtë prezantim me një citim nga Winston Qerçilli : “Një vend që harron të kaluarën e tij nuk ka të ardhme”.Rrofshin Pellazgo-Shqiptarët kudo që janë, rroftë kombi Pellazgo-iliro-shqiptarë dhe rroftë Shipëria etnike që përmbledh Shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Çamërisë, pjesë të Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe të Preshevës. Falëminderit për vëmendjen tuaj.