Histori

Blerim Latifi: Kur një popull zhduket me një të rënë lapsi

30 Janar 1923.

Në Lozanë të Zvicres Turqia dhe Greqia arrijnë marrëveshje për shkëmbimin e popullatave dhe pronave të tyre: Grekët e Anadollit do të shpërnguleshin në Greqi, ndërsa turqit e Greqisë në Anadoll. Me një të rënë lapsi të gjithë shqiptarët muslimanë të Çamerisë u futën në kategorinë e turqve dhe fati i tyre u vulos përgjithmonë. Askush nuk u gjet aty për të protestuar kundër këtij kategorizimi etnocidal, ndërsa sot Çamëria është veç një toponim historik, ku të vetmet shenja të shqiptarëve të saj janë emrat e fshatrave që më nuk ekzistojnë, aty këtu ndonjë gërmadhë dhe varret e mbuluara nga vegjetacioni i egër. Dhe “Balada Çame” e Bilal Xhaferit, mbase poezia më rrënqethëse që dikush ka mundur ta shkruaj për një popull të dëbuar nga toka e tij:

“Pas shpinave tona përplas tufani dyert e shkallmuara të shtëpive.

Dhe rrugët zgjaten e zgjaten në veri.

Ne, popull muhaxhir, ecim nëpër shi…

Lamtumirë, Çamëri!”