Çdo rrënim sjellë çrregullime intelektuale dhe morale. Pesimizmin e inteligjencies dhe optimizmin e vullnetit. Antonio Gramsh
Hyrje
Në dekadën e fundit të sek. 20-të (sktësisht 1989–1999), në Kosovë, Beogradi aplikoi apart‘heidin. Si sistem, apart‘hejdi po pushonte së funksionuari në Afrikën e Jugut, aty ku ishte aplikuar për herë të parë, dhe, si për ironi të fatit historik, ai po promovohej në këtë cep të Evropës Juglindore. E ardhmja e Kosovës, nëse e venerojmë me syzet e kohës, bazuar në realittin tragjik që po jetonte, ishte larg më e errët se perendimi i apart‘heijdit në Afrikën e Jugut, por edhe se tronditja që paralajmroi agsholi i rrënimit të miliona ekonomive familjare që do të sillte kriza financiare e vitit 2008. Në kulmin e kësaj krize, kur po pritej kolabimi i ekonomive të tëra në botë, qytetarëve ju ipej mesazhi i prerë: pavarësisht humbjeve të miliona shtëpive e kursimeve bankare, të cilave „të gjithë u detyrohemi… megjithatë, nuk guxojmë t‘i lëmë të kolabojnë, meqë mund të kolabojë gjithë sistemi.“ Prandj, pat ndërhyrje shtetërore dhe socializim të buxhetit. Fundi i krizës, shih për këtë, pati pasoja tragjike për miliona qytetarë të botës. Sidoqoftë, „as edhe një bankier i vetëm nuk vajti në burg dhe brenda pak viteve profiti dhe bonuset ishin më të larta se kurrë më parë.” [1]
Shteti fiktiv si piramidë e vetmashtrimit
Tatpjeta që po merrte Kosova në fillim të dekadës së fundit të shek.20-të, për nga përmasat tragjike dhe pasojat, do të mbetet e parikuperueshme gjatë kohë. Ajo është dekada kur Kosovën do ta braktisin mbi 500.000 qytetarë, pjesa dërmuese të moshës së re, të fertilitetit, para së gjithash meshkuj. Sidoqoftë, në këtë hemoragji që po pësonte Kosova, do të kishte një anë pozitive: ata do ta forcojnë mërgatën e re në Perendim, duke ia kaluar shpejt diasporës italiane, asaj spanjolle etj. Por, masa kritike e gjithë kësaj zezone do të arrihet vetëm gjatë luftës, kur shqiptarët e Kosovës do t’i përcjellin botës imazhet e ekzodit biblik, deri në absurd të trishta trishta me njerëzit nga kampet e egzodit në Bllacë, në Stankovec, në Kukës e gjetkë. Ato pamje do të stivohen në memorien e qytetarit si një dezha vy e Holokaustit për të cilin mendohej se nuk do të përsëritej më kurrë. Asnjë politikan i Kosovës, i atyre që kishin atëbotë “pushtetin moral”, e të cilët edhe Kushtetuta e Kaçanikut i obligonte ta organizonin mbrojtjen, për këtë dështim me pasoja tejet tragjike, nuk dëgjuam kurrë të kërkojnë falje. Ndërkaq për ndonjë dorëheqje në shenjë përgjegjësie a pendese as që bëhej fjalë!
Në vitet e ‘90-ta, e ashtuquajtura “elitë kulturore e politike” e Kosovës (të mbledhur kryesisht rreth LDK-së), pati ngritur në këmbë të ashtuquajturin “Shtet fiktiv”. Ai bazohej para së gjithash në ngritjen e sistemit paralel në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, duke investuar çdo gjë përmes kalkulimeve politike në rikthimin e autonomisë së suspenduar më 1989. Një përpjekje për ngritjen e institucionit më serioz të shtetit — Ministrinë e Mbrojtjes, kishte përfunduar me turp që në hapat e parë të mëkëmbjes. (Nikë Gjeloshi: 2005) Kjo nomenklaturë, që gjatë luftës (në verën e vitit 1998) kishte ngritur kryesisht në terrenin e Republikës së Shqipërisë Forcat e Armatosura të Kosovës (FARK), ndërkaq në Kosovë pothuajse ishte shpartalluar. Menjëherë pas dislokimit të KFOR-it dhe Administratës së OKB-së /UNMIK-ut (qershor 1999), do të dislokohet në Prishtinë në kuadër të tën e “Qeverisë Bukoshi”, duke mos përfillur marrëveshjen që ishte arritur në Rambuje për Qeverinë e Përkohshme.
Qeveria Bukoshi që do të pozicionohet në njërën nga lagjet e Prishtinës së vjetër, për shumëçka të kujton qeverinë paralale të Esat Toptanit kundruall asaj të Ismail Qemailit, megjithëse krahasimi nuk është as për së afërmi real as për Qeverinë e Përkohshme, që kishte “nxjerrë nga manga” të riun kontraverz dhe me shumë të panjohura e tepër të paditur -Hashim Thaçi. Për disa muaj, fill pas luftës, kishim dy “qeveri” paralele, derisa administrata e OKB-së do t’u imponohet, duke i futur që të dyja nën ombrellën e IPVQ-së (Institucionet e Përkohëshme të Vetëqevrisjes), që de fakto i jepte fund qeverisjes koloniale të Serbisë në Kosovë. Por, krahas këtij akti historik, kjo administratë njëkohësisht i hapte siparin epokës postkoloniale. Beogradi përveç se do të tolerohet ta shndërrojë Kosovën gradualisht në një tip të një neokolonie, ai përmes politikave fiskale edhe do të mbështetet drejtpërdrejt, madje jo vetëm gjatë dekadës kur Kosova do të jetë nën protektoratin e hapur ndërkombëtar, por edhe pas shpalljes së pavarësisë (2008)! Po fillonte kështu epoka kur Kosova do të trajtohet nga shumë palë si një laborator politik eksperimental, që do të gdhijë në një mëngjes, disi “papritur” si një DEMOKRACI ILIBERALE, duke “ruajtur” statusin e shtetit të brishtë e në dështim! Sistemi politik i ngritur në vitet ‘90-ta mbi parimet gjoja të demokracisë liberale, e bënte LDK si forcë politike shenjuese. Ai do t’i ngjajë aq shumë sistemit piramidal fianciar, që u plasi në dorë bankave në vitin 2008, të cilin, ata që e krijuan, do ta cilësojn madje edhe si “institucion i madh, që me çdo çmim duhej të mbahej në jetë”! Këto dhe përvoja historike e pas Luftës së Dytë Botërore në Itali e Francë, para së gjithash, ishin arsyet kryesore përse zgjedhjet e para do të shtyheshin e zvariteshin, për aq kohë sa i duhej regjisorëve të inxhieringut politik për pregaditjen e terrenit dhe për kthimin e “Guru-së” nga Italia. Ndërkaq ato forca politike që gjatë luftës ishin mbledhur rreth UÇK-së (LPK, LKÇK, UNIKOMB-i, Partia Parlementare), e që kishin marrë pjesë në formimin e Qevrisë së Përkohëshme, që mëtonin seriozisht të aplikonin parimet e demokracisë liberale me sa më shumë ngjyresa të demokracisë autentike, me qëllimin final për ngritjen e një sistemi të ri politik me postulate të demokracisë deliberative, po atanizoheshin e po mbaheshin gjithnjë e më larg institucioneve që po krijoheshin nën mbikëqyrjen e rreptë të UNMIK-ut dhe shërbimeve të intelegjencies të palëve që kishin zbarkuar tashmë në Prishtinë nën petkun e diplomatëve, gazetarëve, OJQ-ve, por edhe misionarëve fetar të të gjitha ngjyrave. Në këtë garë, duket se intelegjenca franceze, me gjasë e mbështetur fuqishëm tek shërbimet e intelegjencies serbe, po shënonte sukses në pozicionimin e marionetave të veta në hierarkin e pushtetit që po ndërtohej. Gjatë gjithë epokës së Luftës së ftohtë çështja e pazgjidhur e shqiptarëve në ish Jugosllavi, u hesht fare nga ana e Perendimit, nëse nuk mund të themi se pati një lloj antipatie në qarqe të fuqishme qeveritare… Kjo reflektohej, meqë kishte antipati të hapur para së gjithash ndaj qeverisë shqiptare “për shkak të përkatësisë së saj politike në Bllokun Lindor komunist”. Në të njejtën kohë ushqehej hapur një lloj simpatie ndaj Jugosllavisë fillimisht për shkak të përplasjes me Stalinin, por edhe për faktin se ajo me kalimin e kohës qe shndërruar në mbrojtëse të interesave perendimore në hapësirën e Evropës Juglindore dhe përgjithësisht në përballjen e Perendimit me Lindjen komuniste. “Rrjedhë e drejtpërdrejtë e kësaj (gjendjeje -SR), shprehet profesor Ksenofon Krisafi, ishte trajtimi i qeverisë shqiptare, si regjim që dhunonte të drejtat dhe liritë e njeriut, i cili avancohej si shkak për të cilin disa Fuqi perendimore e legjitimonin veten (dhe luftën e tyre -SR) për ta përmbysur” [2] atë. Në këtë kuadër të pozicionimeve gjeostrategjike, Perëndimi ishte i qartë në raportet mes ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë e shqiptarëve; ai mbronte interesat e veta. Por, me rëniene komunizmit në Shqipëri dhe shkërmoçjen e ish Jugosllavisë, ishte e qartë, edhe në këtë rrafsh, po fillonte një epokë e re. Ndërhyrja e NATO-s në ndihmë për çlirimin e Kosovës e dëshmon më së mirë këtë ripozicionim.
Shoku kolektiv dhe recidivat e tij
Ndarja e Kosovës nga trungu i Shtetit Shqiptar (1912), ishte përjetuar nga i gjithë Kombi si një shok kolektiv i përmasave tragjike. Viti 1945 në fakt ishte një lloj “dezha vy” e vitit 1912. Duket se mbetja e Kosovës tutje si koloni e Serbisë, ishte nusprodukt i vetë fillimit të Luftës së ftohtë. Shqipëria, falë luftës partizane, arriti ta ruaj pavarësinë dhe sovranitetin e saj, duke u pozicionuar atëbotë në krah të palës progresive, siç cilësohej nga shumica e intelektualve të kohës ai veprim. Sidoqoftë, ajo, me kohë, do të rrëshqasë dhe do të rrezikojë të mbytet në ujërat e shovinizmit sllav, ndërkaq përplasjet me Perendimin, do ta shpjerë atë drejt izolimit të plotë në dekadat pasuese, duke e shndërruar në një eksperiment me përmasa tragjike për qytetarët. Është sinjifikativ fakti se, nga ana e Perendimit, duket për shkak të interesave gjeostrategjike jugosllave, nuk pati përpjekje për t’i garantuar Shqipërisë pozicionin neutral, siç kishte psh. për Finlandën dhe Austrin. Vetëm zhvillimet intensive të “revolucionit paqësor” në mbarë Evropën Lindore dhe shembja e diktaturave atje, do ta sjellin implodimin e “diktaturës shqiptare”, e njëkohësisht, me atë akt, edhe kthesën e madhe të vitit 1991. Ky pozicionim i ri i Tiranës zyrtare, nuk do të jetë vendimtar për rishikimin e politikave të qendrave të vendimmarrjes në Perendim në raport me çështjen shqiptare në përmasat e duhura. Madje edhe kur filloi procesi i shthurjes së Jugosllavisë, Kosova trajtohej tutje si koloni e Serbisë, duke u mjaftuar vetëm me tërheqjen e vërejtjes për Beogradin që t’na trajtojë konform korpusit të të drejtave të njeriut. Ky qëndrim i butë i Perendimit, do ta trimëroj Beogradin për përshpejtimin e projekteve që do ta zhbënin qenien shqiptare gradualisht. Pezullimi i autonomisë, që garantonte kushteturta e vitit 1974 (mars 1989) dhe, më pas, fillimi i aplikimit të apart’hejdit, ishte produkt i këtyre qëndrimeve jo të qarta të Pernedimit në raport me hartën e re politike të Evropës Juglindore. Në Konferencën e Dejtonit, ku përcaktoheshin ripërkufizimet e republikave sllave, duke akomoduar serbët në Bosnjë me shtetin në shtet, do ta shpërfillë fatin e Kosovës tërësisht! Ky mosveprim i Perendimit dhe i SHBA-ve në veçanti, atëbotë sikur e trimëroi S. Milosheviqin për veprime të ashpra e më të përshpejtuara për dealbanizimin e Kosovës. Në një bisedë rasti, fill pas kësaj konference, një diplomat zviceran, më paralajmron për veprimet ogurzeza të pritshme nga Beogradi në Kosovë, që ndërlidheshin para së gjithash me shpërnguljen e të rinjve në mënyrë masive. Në këtë gjendje, kur po paralajmroheshin zezonat e reja në Kosovë, e ashtuquajtura elitë jona politike, po vazhdonte bisedimet në Gjenevë për rikthimin e autonomisë dhe i gëzohej marrëveshjes koti që qe ndërmjetësuar nga OJQ-ja Shën Egjidio për arsimin (1996), respektivisht kthimin e nxënësve e studentëve në objektet e tyre! Nëse arrijmë ta shmangim luftën, më pat thënë në një takim rasti profesor Pajazit Nushi, me tërë sinqeritetin që e karakterizonte, e të kthejmë statusin e autonomisë, ky hap do të jetë shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Kosovës. Iluzione të kësaj natyre (për mundësinë e kthimit të autonomisë), çuditërisht mbrunte në vete edhe Mahmut Bakalli, madje edhe në prag të fillimit të ndërhyrjes së NATO-s. Ai atëbotë ndodhej në Basel, ndërkaq unë do ta takoja disa herë edhe për respekt të raporteve që kishte ai me Ukshin Hotin dhe vlerësimet që ky i fundit i shprehte në një ese të tij, që e kisha fatin ta lexoja në dorëshkrim. Por, tashmë çdo gjë ishte tepër vonë, që plaga të mbyllej pa u shëruar si duhet, siç kishte ndodhë në vitin 1945. Pas asaj që kishte ndodhur më 5,6 e 7 mars në Prekaz, çfardo investimi për ruajtjen e status quos ose kthim para gjendjes së marsit 1989, ishte e destinuar të dështojë. UÇK-ja e vegjëlisë, titanët e rinj, gjithandej po i shpeshtonin veprimet guerile, që do ta trandin kontinentin dhe do ta detyrojnë klasën politike të mirret seriozisht me çështjen shqiptare. Liria po afrohej. Liria do të duhej logjikisht të pasohej me bashkimin klasik të dy pjesëve të ndara të atdheut që në dhjetorin e trishtë të 1912-çs, në një shtet unik. Duket se aleatët e Serbisë nuk mund të shkonin aq larg në korrigjimin e historisë në raport me shqiptarët; shpresa se me kalimin e kohës do të arrinin ta shpërblenin Serbinë me veriun e Kosovës, do ta përcaktojë edhe ndarjen e Kosovës në katër zona ushtarake, ku do të dislokohej KOR-i fill pas marshimit në qershorin e 1999-ës. Mbajtja e Konferencës në Rambuje e më pas në Paris dhe pozicionimi i KFOR-it francez në veri, nuk ka shpjegim tjetër. Hegeli kishte rishikuar traditën kristiane-biblike në kontinentin sekular, duke pohuar se “WELTGEIST-i” është motivi i lëvizjes së historisë në drejtimin e kahjes pozitive në të cilin “Shpirti i kulturave veç e veç pëson përplasje dhe në këtë luftë, jo vetëm që ato (kulturat veç e veç) pasurohen, por edhe ndryshojnë dhe në fund, ngriten. Në përmbyllje të këtij procesi të gjatë dialektik qëndron VETËREALIZIMI I WELTGEIST-it në një apoteozë të historisë, që për filozofët, si fenomen, trajtohet pothuajse i njejtë me idealet e PROTESTANTIZMIT GJERMANOPERENDIMOR. [3]
Ideali i Lirisë vs filozofisë së vetëmashtrimit
Ideologu i Republikës dhe UÇK-së, Ukshin Hoti, kishte marrë në konsideratë traditën e mendimit politik progresiv të Rilindjes sonë dhe kishte bërë përpjekje ta mbarështrojë atë në mendimin e ri që ndërkohë po kultivonte nacionalizmi progresiv shqiptar, duke e shndërruar atë në IDEAL të Lirisë, që në vitet 1993–1999 do të marrë trajtën e UÇK-së së vegjëlisë. Kur Ukshin Hoti promovonte nevojën imediate për kultivimin e demokracisë autentike si shkollë filozofike, që do të shërbente jo vetëm si VEPRIM strategjik në luftën tonë për liri, por edhe si uverturë e ushtrimit të demokracisë në funksion të funksionalizimit të Republikës fill pas çlirimit, si fazë kalimtare drejt bashkimit të Kombit, në Kosovë, LDK-ja, ideologët dhe lideri i saj, po inauguronin filozofinë e VETËMASHTRIMIT përmes imitimit të demokracisë. Ngritja e kësaj “piramide të vetëmashtrimit” [4] , siç do ta cilësojë atë sistem Arbën Xhaferi, do të jetë në funksion të kauzës për rikthiminn e statusit të autonomisë (1974), rrjedhimisht në dëm të zgjerimit të radhëve të LPK-së dhe LKÇK-së. Pas luftës, në dekadën e parë të lirisë, LDK-ja përmes tolerimit të kursit neokolonial të qeverive, ku herë ajo e kryesonte e herë ishte pjesë e tyre, bëri që demokracia gradualisht t’i lëshojë terren kursit autoritar, respektivisht fashizmit modern. Studjuesit e guximshëm të këtij fenomeni, politologët e mirëfilltë, nuk do ta kenë të vështirë të konstatojnë, se demokracia është vrarë në Kosovë që në procesin e lindjes. Pjesëmarrës në këtë vrasje të demokracisë në lindje, prandaj janë tok, PDK dhe LDK. PDK përmes shfrytëzimit të strukturës së SHIK-ut për qëllime të pastra politike, respektivisht shkrirjes e bashkëveprimit në simbiozë me këtë strukturë, ata do të imponohen në jetën politike si të pakalueshëm, respektivisht si faktor stabiliteti. Periudha nga qershori 1999 e deri në shkurt 2008 PDK/SHIK do të shërbejë për mbjlljen e frikës dhe për vetimponim kudo, duke kapur të gjitha institucionet e shtetit që në lindje. Më pas, ata, duke shfrytëzuar si patericë herë LDK e herë AAK, do të tallen me demokracinë.
Fusnotat dhe shënimet
1. Philipp BOM, Was auf dem Spiel Steht, München 201, f.93
2. Më gjerësisht shih: N.Bethel, Tradhëtia e madhe, Tiranë 1993; Daniel Smail, Me detyrë
në Shqipëri, Tranë 1993, f.140–145 si dhe Riginald Hibbert, Fitorja e hidhur, LNÇ e
Shqipërisë, Tiranë 1993, f. 356–360
3. Shih më gjerësisht: Philipp Blom, po aty, f. 95 4
4. Arbër Xhaferi, Vepra 3, f.143__