USHTRIA E KOSOVËS (FSK-ja) nuk duhet të ketë asnjë kufizim në territorin e Republikës së Kosovës
Thonë se para shumë vitesh, nga dikush, qenka nënshkruar një marrëveshje me të cilën kufizohet sovraniteti i Republikës së Kosovës në një pjesë të territorit të saj, në Kosovën Veriore!! Sipas kësaj marrëveshje Ushtria e Kosovës, FSK-ja, nuk mund të vendoset në territorin dhe në kufijtë e Kosovës Veriore, pa lejen e KFOR-it!! Skandal suis generis, sikur edhe puna e fusnotës!!…
Zhvillimet në botë dhe rreth nesh, konteksti gjeopolitikë kërkon që Republika e Kosovës ta “shfuqizojë” këtë marrëveshje fyese për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës… Ta shtrojë këtë çështje për zgjidhje edhe me partnerët dhe miqtë tanë strategjikë.
Vendosja e Ushtrisë së Kosovës në gjithë territorin e saj, sidomos aty ku kërcënohet siguria e vendit, duhet të jetë imperativ i kohës… Kjo do të ishte në interes të paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon. Prania e FSK-së në Kosovën Veriore do t’i frenonte pretendimet e Serbisë dhe ambicjet e saj agresive shoviniste… Vendosja e FSK-së në atë pjesë të Kosovës shqiptare do ta lehtësonte shumë edhe punën dhe angazhimin e KFOR-it për të garantuar një ambient të qetë e të sigurtë për të gjithë dhe do të garantonte, më në fund, lëvizjen e lirë të qytetatrëve pa dallim përkatësie kombëtare…
add a comment