Komenti

Xh. Gjini: Palestina dhe qytetërimi i barbarizuar botëror!

PALESTINA DHE QYTETËRIMI I BARBARIZUAR BOTËROR!
Dhuna, terrori, vrasja, masakrimi, dëbimi, djegia dhe rrënimi rrafsh me tokë i shtëpive, pallateve, shkollave, spitaleve dhe i çdo gjëje mbi tokë, para syve të mbarë botës, në Rripin e Gazës është provë dhe dëshmi e pakundërshtueshme se “civilizimi” i sotëm është akoma në shkallën e barbarisë!…
Bombardimi masiv dhe pa dallim i një populli duarthatë, vrasja dhe masakrimi i dhjetra mijëra fëmijëve, grave, burrave e pleqve nga një ushtri e polici e rregulltë, nga një shtet i njohur ndërkombëtarisht, nga njëra anë, dhe qëndrimi indiferent e miratues i botës së “civilizuar”, nga ana tjetër, provon katërcipërisht se “njeriu për njeriun qenka ujk”, se atë që bën njeriu kundër njeriut nuk do të arrinte ta bënte as shtaza më e rrezikshme!
Në shoqërinë e sotme njerëzore duket që janë shembur të gjitha shtyllat e qytetërimit që aq shumë mburrej me konceptet liri dhe të drejta njerëzore, sidomos këto tri dekada! Nëse ky qenka civilizimi, atëherë ç’na qenka barbaria (egërsia)?!! Me çka mund ta dallojmë civilizimin e sotëm nga barbaria?!!
Qëndrimi indiferent ose miratimi i kësaj barbarie provon më së miri se bota po shkëputet nga çdo vlerë njerëzore, civilizuese e demokratike dhe po vrapon me shpejtësi drejt vetëshkatërrimit!!…
Lufta ruso – ukrainase, ethet e luftës dhe të garës në armatim janë dëshmia më e mirë e një bote (kapitalizmi) të çmendur, që më me dëshirë përqafon vrasjen, armët shkatërrimtare, urrejtjen dhe barbarinë se sa jetën, paqen, zhvillimin, dashurinë për njeriun dhe civilizimin!!..
Me këtë turr që ka marrë bota e madhe kapitaliste (jeta e popujve të vegjël është në mëshirën e tyre!), me armët shkatërrimtare dhe me teknologjinë që kanë këto fuqi të mëdha jeta në tokë është më e kërcënuar se kurrë më parë…
Popujt dhe vendet e vogla duhet më seriozisht se kurrë të mendojnë për mbrojtjen, sigurinë dhe fatin e tyre në këtë kohë, me gjendje shpërthyese, kur jeta e njeriut, liritë dhe të drejtat e tij janë gjëja më pa vlerë mbi dhe!!..
Në kohën që po jetojmë dhe në favor të kësaj situate barbare dhe kërcënuese për sigurinë globale është edhe morali i gënjeshtërt dhe predikimi fetar (religjioz), që gënjen dhe mashtron popujt e vegjël dhe shtresat e varfëra për hesap të atyre që po zbrazin depot e armatimeve të “vjetëruara” për t’u bërë vend armëve vrastare e shkatërrimtare shumëherë më të sofistikuara!… Të gjitha për të vrarë e zhdukur njeriun dhe civilizimin e tij!
Toutes les réactions :

Xhevat Zekaj, Mustaf Lajqi et 1 autre personne