Lëvizja\UÇK

Luan Veliu: Hero Ismet Jashari – “Kpmandant Kumanova”

Ata, që ndër të parët vran frikën, duke fituar trimërinë me pavdekësi në përjetësi!
Hero Ismet Jashari, Vigani i veprimtarisë së LPK-së, shok i themeluesve të UÇK-së, frymëzues gjenerate, që u betuan: “Ja vdekje, ja Liri”
Orizara e Kumanovës, i ngjan Prekazit të Skënderajt!
Duket i njëjtë, nga rrugët, fushat, kodrinat dhe malet…
U tregua i njëjtë edhe nga trimëria dhe atdhedashuria e familjeve shqiptare, organizuar e Betuar për Liri, Atdhe e Flamur..
Të njejtë janë edhe mbiemrat e familjeve të sakrifikuara ndër vite nga shërbimet e UDB-së maqedono-serbo-jugosllave…
Janë emrat dhe mbiemrat, që me gjakun e tyre, hapën themelet e shtetit, e me pushkën dhe shtatin e vet ngriten e lartësuan Republikën e Kosovës, shtet të pavarur dhe të pranuar, ndërkombëtarisht!
Ishin bashkë, Jasharajt e të dy anëve, të ndarë padrejtësisht, dhe bashkë luftonin armikun e njejt, sulmuar nga të gjitha anët, Jasharajt në Prekaz, e tjeri në Kleçkë, të cilët me trimërinë dhe gjakun e derdhur me shumë bashkëluftëtarë të tjerë, shporrën, zmbrapsen dhe larguan okupatorin përgjithëmonë, duke shpallur Kosovën të Lirë!
Sot, jemi në 26 vjetorin e rënies Heroike, Komandant Ismet Jashari – Kumanova… Dita e 25 Gushtit të vitit 1998, ishte dita e përjetësimit, dita që Ai vrau frikën dhe mobilizoi me qindra të rinj të kohës, të cilët ngritën lartë figurën e Komandantit Ismet Jashari-Kumanova, që Bajraku të mos bie në tokë, e pushka e tij të mos ndal rafalet e të shtënave vdekjepruese drejt okupatorit, e Ismet Jashari të pushon, të mbetet i ri, për Lavdi, në Histori!
Lavdi Ismet Jashari, Komandant Kumanova!
Lavdi të gjithë Dëshmorëve!
Respekte të mbijetuarve!
Luan Veliu
Sërmnovë-Gostivar, Orizare-Kumanov.
25.8.2024