Gerlier/Stablo. "L'enlËvement des crucifix dans les Ècoles de la Ville de Paris". Paris, musÈe Carnavalet.
Komenti

Xh. Gjini: Shkolla, mësuesi dhe religjioni

SHKOLLA, MËSUESI DHE RELIGJIONI
Bota e qytetëruar ka dekada që e ka zgjidhur çështjen e fesë (besimit, religjionit) dhe vendin e saj në shoqëri… Popujt e qytetëruar marrëdhënien shkollë – religjion, shtet – religjion dhe shoqëri – religjion e kanë definuar pa ekuivoke me aktin më të lartë juridik, me kushtetutë: Religjioni është i ndarë nga punët e shtetit dhe të shoqërisë… Në shoqëritë laike (sekulariste) feja nuk ka vend në shkollë dhe në jetën publike, institucionale e shtetërore. Koha kur religjioni sundonte – dhunonte shtetin dhe shoqërinë kishte perënduar në fillim të shek. XX për popujt evropianë…
Populli shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve të shtetit AMË, në gjithë traditën dhe trashëgiminë e tij shpirtërore, kulturore dhe materiale dëshmohet të ketë qenë popull laik. Në kohën kur popujt deklaroheshin mbi përkatësinë fetare: “I krishter”, “mysliman”, “ortodoks”, “katolik”, “protestan”, “budist”, etj., shqiptari, pavarësisht përkatësisë fetare, kur pyetej nga një i huaj, përgjigjej: “Jam shqiptar”.
Pas erërave antishqiptare të fundit të shek. XX dhe, sidomos pas Luftës Çlirimtare të UÇK -së, shoqëria shqiptare dhe trojet tona janë kërcënuar dhe po kërcënohen nga një invazion kulturor, gjuhësor, shpirtëror, ekonomik, politik, social, mediatik… i huaj në emër të religjionit! Vende dhe qarqe të caktuara po investojnë në emër të religjionit qindra miliona për ta zvetënuar qenien dhe identitetin tonë shpirtëror, kulturor, gjuhësor e kombëtar shqiptar! Ky invazion është i lidhur ngushtë dhe shpjegohet me interesat dhe pretendimet territoriale (të vjetra e të reja), me interesa ekonomike, gjeopolitike, etj..
Puna është se këto interesa dhe pretendime të huaja mund të frenohen vetëm nga një popull dhe shoqëri që ka institucione dhe organizim të mirëfilltë kombëtar shtëror. Por, me dhimbje duhet të themi se shtetet tona, të deklaruara LAIKE (me kushtetutë), janë rrethuar dhe janë kapur, në emër të religjionit, nga qarqe dhe vende që kanë interesa dhe projekte të ndryshme nga ato të kombit shqiptar! Veprimi dhe ndërhyrja e qarqeve shoviniste fqinje në emër të religjionit (Kisha greke, ajo serbe…) është evidente dhe me pasoja për interesat kombëtare të shqiptarëve…
Nuk është më e vogël dhe më pak e dëmshme dhe me efekte afatgjata edhe ndërhyrja dhe ndikimi i disa vendeve më të largëta në emër të religjionit! Ngritja e tempujve fetarë dhe përdorimi i tyre për qëllime politike dhe invazive antishqiptare po bëhet ditën me diell!! Ngritja dhe veprimtaria e dhjetra e qindra OJQ-ve, fondacioneve, organizatave, qendrave, shkollave me karakter antishqiptar, në emër të religjionit, është bër shqetësim dhe kërcënim për sigurinë dhe qenien tonë shqiptare.
Shqetësuese dhe kërcënuese janë bërë idetë, përpjekjet, organizimi dhe angazhimi i hapur i këtyre vendeve dhe qarqeve “religjioze” për rrethimin dhe pushtimin e shkollës shqipe, të institucioneve dhe të gjithë jetës publike laike!
Ulja këmbëkryq e këtyre qarqeve (anti)religjioze në shkollat tona tashmë është e dukshme dhe e prekshme nga çdo qytetar! Mësues, arsimtarë dhe profesorë që manifestojnë, propagandojnë dhe praktikojnë “religjionin” në shkollën shqipe për qëllime politike, për llogari dhe interesa të huaja (tërësisht antishqiptare) nuk janë pak!! Institucionet shtetërore dhe komunale, bashkiake arsimore po i mbyllin sytë dhe veshët para fushatës së tyre (aspak fetare)! Propaganda e tyre kundër gjuhës, kulturës, traditës, simboleve, ngjarjeve dhe heronjve kombëtarë shqiptarë ka fituar njëfarë “legjitimiteti” në mjedisin tonë!! Predikimet e tyre për kultura, mënyra jetese, heronj dhe tradita të huaja në vend të tonave po bëhen gjithnjë e më hapur dhe me “agresivitet” të shtuar!
Dhunimi i lirive dhe i të drejtave të qytetarëve për të jetuar dhe punuar të qetë dhe sipas mënyrës autoktone po rritet me thirrjet e pakuptimta nga minaret dhe nga kēmbanat e kishave! S’e besoj të jetë dikush kundër lirive fetare, kundër besimit, por do të duhejē të ishin të gjithë kundër (sh)përdorimit të fesë për qëllime politike dhe, sidomos përdorimi i saj për qëllime antishqiptare!
Se sa thellë është futur feja në shkollat tona dhe se sa të kapura janë institucionet komunale dhe qendërore nga qarqe dhe vende “religjioze” dëshmon edhe shkuarja e disa mësuesve, arsimtarëve dhe profesorëve për “haxhillēk” (sic!). Vjet, por edhe sivjet, ka mësues, arsimtarë e profesorë nga shumë komuna që kanē lënë ditarin, kanë braktisur nxënësit, detyrimin e shenjtë dhe kanë shkuar për të përmbushur “detyrimin” në Mekë!! Ta zëmë se është e drejtë dhe liri e tyre! Mirëpo, nuk është as e drejtë dhe as liri e tyre t’i braktisin nxënësit për dy-tri javë për të kryer një “detyrim” fetar! Shteti i paguan për t’i mësuar nxēnësit, kurse ata paguajnë sa qimet e kokës për t’u bërë “haxhinj”! Ironia më e madhe është se këta arsimtarë nuk evidentohen nga drejtorët e shkollave (të “emëruar” nga partia) por, në vend se të largohen për ikje dhe braktisje të nxënësve, paguhen sikur të ishin në punë, shkollë!! E gjithë kjo ironi bëhet edhe më e madhe, kur drejtuesit e komunës, drejtoria komunale e arsimit dhe Ministria shtiren sikur s’dinë gjë, s’kanë parë as dëgjuar për këtë maskarallëk!!
Këta “mësues”, “arsimtarë” e “profesorë” haxhinj kthehen pa as më të voglin shqetësim në shkollë dhe vazhdojnë predikimet-propagandën e tyre si “haxhinj”!! Përveç në shkollë, zellin e tyre “fetar” e manifestojnë edhe duke thirrur ezanin me sa fuqi kanë altoparlantët për t’i shqetësuar dhe tiranizuar bashkëqytetarët e tyre!!
Koha që shoqëria jonë, institucionet shtetërore të marrin në mbrojtje shkollën shqipe, konform kushtetutës dhe ligjeve, dhe të marrin në mbrojtje gjuhën, kulturën, traditat dhe interesat kombëtare! T’u thuhet njëzëri qarqeve dhe vendeve “fetare”: LARG DUART NGA SHKOLLA SHQIPE!