Shqipëria/Aktualitet

Ismajl Kurteshi: Kërkesat e popullit shqiptar të Kosovës Lindore

L U G I N A
Kërkesa të drejta të shqiptarëve të Luginës pa të cilat nuk ka normalizim në mes të shqiptarëve dhe Serbisë
…. Ne përfaqësuesit politik dhe institucional shqiptar të Luginës së Preshevës ……….
kërkojmë:
a) Realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB – së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë – Serbi dhe Propozimit franko – gjerman;
b) Ngritjen substanciale të monitorimit ndërkombëtar të pozitës së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës;
c) Përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, me qëllim të barazimit të pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me pozitën e serbëve në Kosovë.
d) Kërkojmë nga Qeveria e Serbisë zbatimin e të gjitha obligimeve të saj ndaj Luginës së Preshevës dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar;
e) Kërkojmë ndaljen e shlyerjes së adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe rishqyrtimin e dokumenteve të pasivizuara.
f) Ftojmë Bashkimin Evropian, SHBA -në, Këshillin e Evropës, OSBE dhe NATO-n, për një vlerësim të përbashkët për procesin politik 2001-2023 në Luginën e Preshevës;
g) Ftojmë institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës që, në kuadër të veprimeve për bashkëpunim rajonal, të angazhohen për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në përputhje me referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 për autonomi politike territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën. …