Arkiv / Ripublikim

Ismail Gashi: NGA KUSH TË VAZHDOJË REFORMA SHKOLLORE

NGA KUSH TE VAZHDOJE REFORMA SHKOLLORE…?!

            Reforma e shkollës shqipe në shumë etapa të kaluara, zakonisht e bënin të tjerët, që kishin qëllim diskriminimin ndaj saj. Shqiptarët e administruan dhe e reformuan shkollën shqipe, vetëm në periodën 1989-1999 të okupimit  sërbë. Reformën e sistemit arsimor,pas luftës në Kosovë, UNMIK-u, duhet ta vazhdojë në bashkëpunim me subjektet shqiptare.

Shkruan : Ismail Gashi Sllovia

Sistemi arsimor, ose shkolla shqipe në Kosovë, përjashtuar periodën 1989-1999, siç e quajnë disa jo drejtë, sistemi paralel i arsimit, apo shkolla paralele, e cila realisht e praktikisht ishte sistemi i arsimit të mëvehtësishëm dhe rrezistencë aktive në periodën më të vrazhët të dhunës sërbe në Kosovë.  Të gjitha etapat të tjera, madje edhe këto dy vitet shkollore të pasluftës, kur edhe po shkruajmë këtë shkrim, qershor 1999. Ne shqiptarët në Kosovën e okupuar, shkollën shqipe nuk e qeverisim vet. Kështu, çdo ndryshim, reformim apo  integrim, e bënin të tjerët, pa përfillur e konsultuar për traditën, veçantitë e specifikatë e saj. Kështu, shkolla shqipe dëmtohej nga dogmat politike dhe ndikimet e vlerave të jashtme prosllave të ish-Jugosllavisë, e cila programonte  diskriminimin e vlerave kombëtare shqiptare. Asaj kohe, jo vetëm që kufizoheshin, por edhe ndaloheshin e ndëshkoheshin, mësimdhënësit shqiptarë, nëse tentonin ta realizojnë atë të drejtë kombëtare e njerëzore. Zyrtarisht pengohej njohja e vlerave kombëtare. Integrimi I shkollës shqipe me kohën dhe vlerat të tjera pozitive jashtë sllaviste, e të mos  flasim për afrimin e kësaj pjese të shkollës shqipe, me shkollën kombëtare shqiptare me shtetin amë, Shqipërinë. Shkolla shqipe e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavinë. Ishin me murndarje, dhe jo vetëm që largohej nga integrimi  shpirtëror e kombëtar, por shkëputej  dhe krijohej disponim negativ për vlerat pozitive shqiptare, nga populli dhe tradita kombëtare. Kjo shkëputje kryhej përmes planprogrameve dhe teksteve e mjeteve mësimore të të gjitha niveleve shkollore. Çekani mëshonte, sidomos në gjuhë e letërsi shqipe, histori, gjeografi, art muzikor e figurative, programet e të cilave ishin të “pastruara” prej çdo vlere kombëtare. Shkolla shqipe në Kosovë, entët dhe institucionet arsimore-edukative të asaj kohe qeveriseshin, apo mbikqyreshin me precizitet nga administrimi i politikës sërbe, e cila shqiptarët, gjuhën, kulturën e traditën e tyre, e vlersonte, jo vetëm për të huaj, por edhe për armiqësore e të rrezikshme për pushtetin sundues dhe shtetin sërbë. Andaj, ndalimet, ndjekjet e ndëshkimet e shkollës, planprogrameve dhe teksteve mësimore, gjuhës, historisë, e traditës si dhe të mësimdhënësve, ishin  të shpeshta e të ashpëra.

Pas vitit 1970 dhe Kushtetutës  së 1974, kur u krijua një lloj liberalizimi I improvizuar, shkolla shqipe në Kosovë u masovizuar. Të rinjtë përfshiheshin në shkollim në proporcion të strukurës së popullësisë, sidomos në shkollim të mesëm dhe universitar, dukuri e cila tmerroi pushtetmbajtësit komunist  jugosllavë, të cilët përdorën gjithë mekanizmat, fomat e veprimeve politike e administrative, ta ndalin këtë  vrull shkollimi të shqiptarve. Më 1975, “Reforma e Shuvarit”, për mësimin e orientuar, në dy vitet e para të shkollimit të mesëm, dëmtoi disa breze shkollarësh të mesëm edhe në shkollën shqipe, e cila për këtë reformë arsimore, nuk ishte konsultuar fare. Ky sistem arsimi, skur u standardizuar deri në “Pranëverën e madhe ” të demonstrative të shqiptarëve në Kosovë më 1981. Atë kohë, pushteti ishte shqetësuar dhe për hakmarrje mori qëndrime e ligje të posaqme ndëshkimi. Politika sërbe, përgatiti projekte të reformojë edhe sitem shkollor shqiptarë. Prap, pa përfillur shqiptarët hartoi ”Bërthamat e përbashkëta”, me të cilat paraljmëroi ashpërsimin e vazhdimësisë për pengimin dhe ndalimin e shkollës shqipe. Me projekte e planprogragrame shkollimi, synohej t’i jipej grushti vendimtar shkollës shqipe. Sërbia përgatiti veprime brutale diskriminuese që, të ndërprejë masovizmin e shkollimit të shqiptarve. Me “bërthamat”. Sërbia tentoi ta ndalojë gjuhën shqipe për gjuhë mësimi. Me këtë krijoheshin planprograme e tekste të përbashkëta, shkolla njësohej për të gjithë, praktikisht shqiptarëve ju ndalohej shkollimi në gjuhën amtare shqipe dhe mësimdhënësit tanë të ngelin jashtë punës edukative-arsimore. Kjo “reformë”, dimensionesh të mëdha antishqiptare, doli nga projektet dhe memorandumet, të cilat historikisht kishin një vazhdimësi, që nga Garashanini 1844, e deri në ditët tona. Shkrimtarët, historianët e filozifia politike sërbe, menduan se tash është momenti më i volitshëm për goditje shkatërrimtare të substancës shpirtërore e fizike shqiptare, deri në gjenocid dhe pastrim etnik.

Kjo makineri Apar-hejdi antishqiptar, shqiptarët i shtyri detyrimisht t’i kundërvihen me forma të ndryshme të rezistencës aktive, duke sakrifikuar të gjitha për të mbijetuar. Me gjithë vështërësit fizike, pas marrjes së objekteve shkollore nga dhuna sërbe, duhej rreshtim këmbëngulës nga gjitha nivelet e struturave organizative qeverisëse në gjitha nivelet e hapësirave shkollore. Mobilizim të arsimtarëve në përfshirjen e nxënësve dhe studentëve. Thjeshtë, populli me vetdije të lartë, dëshmoi rëndësinë e vazhdimësisë së arsimit dhe edukimit, u lëshuan objekte private shtëpi-shkolla, u organizua paisja me mjete e inventar themelor shkollor, si dhe vetëfinancim të kuadrit mësimdhënës. Shkurt e shqip, shkolla shqipe rrezistoi dikriminimin e dhunë sërbe, krijoi mëvehtësinë, ndarjen fizike e shpirtërore, punoi dhe u administrua gadi një dekadë, shkollë e pavarur shqiptare . Me këtë, u lorgua, jo vetëm nga dhuna politike e zyrtare e pushteit okupuese, por u largua edhe nga shabllonizmi ideologjik komunist slave, të cilin e barti në dekadat e kaluar të okupimit monist sërbë dhe mëvehtësisht krijoi hapësira të reja për reformim e transformimin drejt integrimit kombëtar e demokratik. Për këto vjet, shkolla shqipe bëri njësimin e teksteve, planprogrameve dhe dokumentaconit shkollor pedagogjik. Qiroi nga lëndët mësimore frymën politike komuniste, hoqi nga shkolla dogmën marksiste e të “vllazrim-Bashkimit” nga lëndët mësimore dhe integrioi njohuritë dhe të arriturat shkencore të kohës, si: Informatikën, Edukatën Qytetare dhe bëri rirenditjen e rrjetit shkollor, profileve dhe prifesioneve  të shkollave të mesme profesionale e të përgjithshme. Shkolla shqipe, në 10-vjetëshin e okupimit bëri hapa në integrimin , veçmas në aspektin kombëtar. Kur kihet parasysh të gjitha këto;  Lirshëm mund të thuhet  se,  edhe tash pas luftës, shkolla shqipe ka nevojë për vazhdimësinë e reformës integrruese, duke shfrytëzuar përvojën  dhe bashkërenditjen e ekspertëve nga bota , të cilët kanë ardhur për zyrtarë në Kosovë, të cilët gadi dy vjet po ndihmojnë formimin e institucioneve demokratike dhe reformimin e sistemit arsimor të Kosovës.

Që në fillim, pas analizave të thella profesionale, duhet të merren vlerësime të qëndrueshme, nga duhet të fillojmë refomimin e sistemit arsimor? Ku ka ngelur rrugëtimi integrues shkollës shqipe? Deri në çfarë niveli transformimi gjendet ky sistem shkollor?Reforma shkollore duhet të vazhdojë nga integrimi kombëtar, apo duhet ta ndërprejmë atë proces, dhe ta mbajmë kështu të parcializuar siç është sot në pesë administrime e shtete të ndryshme ku vepron shkolla shqipe, deri sa mos ta pranojmë njëri-tjetrin e të kryejmë  bashkimin koombëtar dhe shkollës shqipe. Dihet e shkruhet se,  shkolla shqipe duhet të reformohet, pa mbështetur se ku duhet të fillojë reforma, e çka duhet të reformojmë. Madje, kush realisht duhet të jetë bartës I reformës.  Këto veprime me shkollën shqipe,siç është tash dy vjet në Kosovën e lire, largimi i afro 3000/tremijë/ e punëtorëve me kontratatë e shtatorit, përfshirjen e 6-vjeçarëve  në klasën e parë të shkollës fillore , kur tek ne vetëm 2% e fëmijëve përfshihen në entët  parafillore, shuarja  e vendeve profesionale të punës nëpër shkolla, me arsyetim se, mungojnë mjetet financiare si: pedagogët, biliotekistët, zëvendësdrejtorët, si dhe ndërprerja e punës të institucioneve, enteve pedagogjike e veprimtarive të tjera në planprogramet, tekstet dhe mjetet mësimore që, pritet të ndërmerren në vazhdim, janë nguti e pamatur në emër të një reforme të cilën nuk e njohim , as nuk e kemi ndonjë paraprojekt apo projekt, e as nuk kemi debatuar  asgjë në asnjë nivel profesioal e shkencor, deri me tash. Reforma e sistemit arsimor, duhet të vazhdojë procesin e vet integrues, për këtë transformim të sistemit arsimor në Kosovë. Ne me që njohim përvojën dhe nevojën, duhet të jemi bartësit e kësaj veprimtarie, duke shfrytëzuar ndihmën dhe përvojën e të tjerëve.Ta avansojmë shkollën shqipe, duke ndërlidhur metodat dhe format bashkohore të punës arsimore. Madje, jemi edhe për heqjen e tepruar të historicizmit e folklorizmit kombëtare e shkarkimin e nxënësve nga faktografia e tepërt. Sepse, sisetemi arsimor nuk mund të reformohet me veprime të njëanëshme e të shpejta, pa shkallshkallëshmëri e periodizime dhe studimeve të thella e analitike. Një reformësim i tillë, garanton mos dëmtimin e vlerave pozitive të trashiguara, herrim faktografinë e tepruar, e cila pengon të mësuarit e nxënësit, Sisitemi shkollor, mund të vazhdojë integrimin e reformës së përcaktuar, duke I dhënë prioritet etapave dhe formave. Për të gjitha prioritetët, duhet të kenë bashkëveprim ekspertët vendor, për njohës të historikut dhe specifikat vendore, si dhe ata nga jashtë, të cilët sjellin njohuri dhe përvojën reformuese nga vendet të cilat më herët kanë kaluar këto procese. Këto do të ishin parapërgatitjet të cilat garantojnë reformë të suksesshme të sistemit arsimor edhe te ne. Sepse, shkolla shqipe, ka një etapë pozitive të rrugës reformuese, subjektët tona arsimore dhe ekspertët vendor, janë të nivelit me aftësi profesionale-shkencore dhe specifikat vendore, si dhe ata nga jashtë, të cilët sjellin njohuri dhe përvojën reformuese nga vendet të cilat më herët kanë kaluar këto procese. Këto do të ishin parapërgatitjet të cilat garantojnë reformë të sukseshme të sistemit arsimor edhe te ne. Shkolla shqipe, ka një etapë pozitive të rrugës reformuese, subjektët tona arsimore dhe ekspertët vendor, janë të nivelit me aftësi profesionale-shkencore, nuk janë për të shikuar nga këndi se çka po ngjetë me shkollën shqipe. Kjo do të ishte një përfillje respektive e dyanëshmem e miqëve të cilët kanë ardhur të ndihmojnë e të bashkëqeverisim. Një veprim i tillë do të garanton suksese pozitive dhe të arritur më të shpejtë në shkallën e nevojshme integruese të shkollës shqipe, në nivelin e stndarde të zhvillimit shkencor dhe kërkesave të ekonomisë së tregut. Në të kundërtën, nëse subjekti shqiptar nuk  është bashkëveprues  praktik e shkencor në reformë, kuptohet reformimi i njëanëshëm, pa vlerësim të vlerave kombëtare pozitive, del i ngutshëm dhe i pakuptimët, e për rrjedhojë, ka mossuksesin dhe dështimin e vete reformës shkollore, shkaktohen pakënaqësit e mospërfilljes, të cilat vetëm sa rrënojnë suksesin e synuar, dhe npër pasojë kanë dështimin e mundit dhe mjeteve të investuara.