Mërgatë

Mustafë Krasniqi: Në Augsburg të Gjermanisë u mbajt Kuvendi  “Mësuesit e Mërgatës”, me temë: “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare”

Në Augsburg të Gjermanisë u mbajt Kuvendi  “Mësuesit e Diasporës”, me
temë: “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare”.
Sektori i informimit KKAD
Mustafë Krasniqi

Më 9 dhe 10 mars 2024 në qytetin e Ausburgut, për dy ditë radhazi
kuvendi “MËSUESIT E DIASPORËS”  zhvilloi punimet e veta me temë: “Ruajtja e
gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare”. Kuvend i cili mblodhi mësues,
përfaqësues të shkollave shqipe nga shtetet e ndryshme, ku zhvillohet mësimi në
gjuhën shqipe. Gjatë këtij kuvendi dyditor u diskutua mbi çështjet e rëndësishme  të
shkollave shqipe që lidhen me të ardhmen dhe sfidat e mësimdhënies në diasporë si
dhe detajet tjera logjistike.
Kuvendi u organizua nga Këshilli Koordinues për Diasporën (KKD) në bashkëpunim
me Këshillin Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) dhe Qendrën e
Botimeve për Diasporë (QBD), të drejtuar nga Këshilli Organizues i Kuvendit: Vaxhid
Sejdiu, Mustafë Krasniqi, Anila Hyka, Dritan Mashi dhe Drita Gjongecaj, Në Kuvend,
përpos anëtarëve të KKD-së, KKAD-së, përfaqësuesve të Lidhjeve apo Shoqatave
të shkollave shqipe, të pranishme ishin edhe institucionet e Republikës së
Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Ditën e parë të Kuvendit, më 9 mars 2024, e hapi dr. Vaxhid Sejdiu, në emër të
Këshillit Organizues, i cili të pranishmëve u uroi mirëseardhjen në “Kuvendin e
Mësuesve në Diasporë”! Po ashtu, ai, shpalosi programin e Kuvendit me ndjesinë

më të mirë e frymëzues, që për herë të parë ky Kuvend mblodhi mësues e
përfaqësues nga të gjitha shtetet, ku janë funksionale shkollat shqipe, tri qeveritë e tri
shteteve, që të diskutohet për problematikat, kërkesat dhe nevojat e komunitetit
shqiptar në diasporë, për shkollën shqipe. Porgramin e ditës së parë e udhëhoqi
mësuese Anila Kadija.

Në Kuvend e pranishme ishte
Zëvendësministrja e Ministrisë së
Punëve të Jashtme e Republikës së
Shqipërisë znj. Artemis Malo, e cila e
përshëndeti dhe i uroi punë të mbarë
dhe arritje të qëllimeve të Kuvendit.
Kuvendin e përshëndeti edhe
Zëvendësministri, MASH, Republika e
Maqedonisë së Veriut z. Agim Nuhiu,
kryetar i Dhomës së Biznesit të
Diasporës Shqiptare z. Ardian Lekaj,
Konsullja e Përgjithshme e Republikës
së Shqipërisë znj. Gentiana Mburimi
dhe Nënkryetari i Këshillit Koordinues
të Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) z.
Mustafë Krasniqi, i cili foli për
themelimin, sfidat dhe rrugëtimin e
KKAD-së.

Me qëllim të gjithëperfshirjes Kuvendi kishte organizuar edhe lidhjen online ,
nëpërmjte së cilës morën fjalën zv. Ministrja  e Ministrisë së Punëve të Jashtme të
Republika së Kosovës znj. Liza Gashi (Online), zv. ministri i Ministrisë së Arsimit dhe
Shkencës në Republikës e Kosovës z. Taulant Kelmendi (Online), Zv. ministrja e
Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë znj. Nina Guga (Online).
Pas fjalës së zëvendësministrave kuvendin e përshëndetën edhe përfaqësuesit e
shkollave shqipe në diasporë: Kryebashkiaku i Bashkisë Hora e Arbëreshëve Z.
Rosario Petta, Nënkryetarja “Shkolla Shqipe”, Zvicër znj. Anita Duriçi, Kryetar i
LAPSh-it në Bavari, Gjermani z. Milazim Ukaj, Kryetar i Lidhjes së Shkollave Shqipe
në Itali z. Dritan Mashi, Kryetar i Lidhjes së Mësuesve në Greqi Z. Pjerin Lleshi,
Sekretar i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Itali z. Neat Marku, Kryetar i LAPSh-it
në Zvicër z. Liburn Mehmetaj, në emër të mësuesve në Danimarkë z. Nevzat Ibishi,
Kryetar i “ODA” Hamburg Muhamet Idrizi.
Në ditën e dytë Kuvendi, vazhdoi punimet e veta, më 10 mars 2024, nën udhëheqjen
e mësueses  Aurela Konduri. Ish kryetari KKAD-ës Dr. Vaxhid Sejdiu, u surprizua
duke u nderua për punën dhe përkushtimin në kuadër të KKAD-së gjatë këtyre katër
viteve, duke i dhënë mirënjohje me motivacion: “Për  ndihmën e madhe në
përhapjen dhe ruajtjen e gjuhës shqipe ne Diaspore”.
Kuvendi i zhvilloi punimet me prezantimin e kumtesave me temën:

1. “Programi i punës i Qendrës së Botimeve për Diasporën për ruajtjen e
gjuhës shqipe në diasporë, për vitin 2024” nga Znj. Mimoza Hysa, QBD
2. “Ruajtja e gjuhës amtare dhe problematikat e organizimit të mësimit
plotësues në Zvicër” nga z. Vaxhid Sejdiu, koordinator “Shkolla Shqipe”,
Zvicër
3.  “Ruajtja e gjuhës amtare dhe problematikat e fëmijëve në vijimin e
mësimit plotësues” z. Mustafë Krasniqi  nga “LAPSh”, Bavari-Gjermani
4.  Mësimi i arbërishtes te Hora e  Arbëresheve “ Z. Rosario Petta, Hora e
Arbëresheve
5. “Programet e gjuhës shqipe në SHBA dhe masat e nevojshme për
arritjen e niveleve të reja” znj. Drita Gjongecaj, ShBA
6. “Reflektim rreth mësimdhënies së gjuhës shqipe në komunitetin e
Halifaksit” në Kanada znj. Mira Shehu, Kanada (online)
7. “Mësimi i gjuhës shqipe në Itali” nga z. Dritan Mashi, Lidhja e Shkollave
Shqipe në Itali
8. “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare” Znj. Teuta
Tabaku, KKAD, Turqi
9. “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët shqiptarë” në Austri, nga Znj. Miradije
Berisha, KKAD, Austri
10.  “Mësimi plotësues i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Greqi.
Problematika dhe nevoja” nga Znj. Aurela Konduri, KKAD, Greqi
11. “Mësuesit e diasporës”Z. Neat Marku, Lidhja e Mësuesve Itali
12. “Përvoja nga Londra, në lidhje me mësimin e gjuhës shqipe, si pjesë e
edukimit plotësues” nga znj. Anila Kadija, KKAD, Angli
13. “Mësimi i gjuhës shqipe në Greqi (vështirësitë dhe problemet) dhe roli i
Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi nga z. Pjerin Lleshi, LMSh, Greqi

14. “Mësimi i gjuhës shqipe dhe kulturës sipas modelit C në Kroaci” nga znj.
Melita Oreshkoviç KKAD –  Kroacia
15. “Unë vij nga…, njohje me atdheut. Enela Markja në Republikën e Bavarisë
në Gjermani
16. “Strategjia kombëtare e shtetërore për organizimin e mësimit plotësues
të gjuhës shqipe në diasporë, nga Z. Isuf Bytyçi KKAD – Gjermani
17. “Hyrje në mësimin e gjuhës shqipe si gjuhë e trashëguar – përvojë nga
Suedia dhe më gjerë z. Entela Tabaku, Suedi
18. “Dokumenti strategjik për përdorimin mbarë botëror të shqipes si gjuhë e
origjinës në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës
në vitin 2019” nga z. Muhamet Idrizi, “ODA”, Hamburg;
19. “Mësimi i gjuhës shqipe në Slloveni, znj. Vera Xhafaj – Haliti Slloveni
20. “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare” nga znj. Valbona
Trashani – Francë;
21. “Vështirësitë dhe mundësitë e mësimit në gjuhën shqipe në Norvegji” nga
znj. Vjollca Zeqiri Asllani– Norvegji
22. “Mësimi i gjuhës shqipe në Finlandë” z. Daut Gërxhaliu –Finlandë (online)
23. “Ruajtja e gjuhës amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare” znj. Arta Emiri
–Suedi (online)
24. “Ndikimet gjuhësore e letrare te nxënësit” nga z. Isuf Ismaili – Zvicër
Kuvendi i përmbylli punimet e veta me sukses dhe zotimin se në të ardhmen gjendja
e shkollave dhe bashkimi i shoqatave me vizionin dhe misionin për unifikimin e
diasporës shqiptare do të jetë më i zëshëm, kurse në përmbyllje dr. Vaxhid Sejdiu
kryesuesi i Këshillit Organizues tha se konkluzionet e Kuvendit do t’i dërgohen
Ministrive përkatëse të tri shteteve, si dhe të gjitha kumtesat do të botohen në një
liber elektronik. Për fund Kuvendi u përshëndet me një  duartrokitje dhe u vlerësua si
një Kuvend Kombëtar, që arriti qëllimin, misionin dhe vizionin e tij. Po ashtu
donatorët: Mark Gjonaj, Dhoma  e Biznesit (z. Lazim Destani dhe Ardian Lekaj),
Emina Çunmulaj dhe Shaip Deda, që e mundësuan këtë Kuvend u përshëndetën
dhe u falënderuan nga Këshilli Organizues.