IDENTITETI – QENIA KOMBËTARE SHQIPTARE E KËRCËNUAR
Trysnia në rritje e politikave, traditave, gjuhëve, kulturave, arteve dhe besimeve – feve të huaja po bëhen kërcënim serioz për qenien dhe identitetin tonë shqiptar.
Po jetojmë në një kohë dalldisjeje e shastisjeje të paparë më përpara! Prania e organizuar e lloj – lloj OJQ – ve, fondacioneve, agjenturave, rrjeteve sociale dhe medieve me projekte dhe qëllime kryekëput antishqiptare ka kohē që po bënë “muuu” në Shqipërinë Verilindore dhe në Republikën e Shqipërisë! Madje, edhe në gjirin e Mërgatës sonë të stërmadhe!
Të gjithë janë në garë dhe po derdhin para të majme për ta dëmtuar dhe, mundësisht, shkatërruar qenien – identitetin shqiptar, siç kanë bërë në Sanxhak, Çamëri, Nish, Toplicë…, Plavë e Gusi dhe në treva tjera të Shqipërisë së moçme!!
Ndikim dhe rol të dorës së parë po merr islami, që ka mbrapa Turqinë, Iraninë dhe vendet shoviniste fqinje, që veç shqiptarë nuk na duan!!
Shikojeni çfarë feste e dalldie po përjeton trualli shqiptar se na erdhi muaji arab Ramadani!! E gjithë kjo e orkestruar nga politika, tregtia dhe mediat!!
Bota turko – arabe feston “bajramin”, pas agjërimit… Vetë fjala bajram ka vetëm një kuptim: festë. Besimtarët që kanë agjëruar 30 ditë me të drejtë festojnë në familjet e tyre përfundimin e agjërimit. Por, ç’kuptim ka të festohet ardhja ose hyrja në muajin e agjërimit, siç po ndodhë në shoqërinë shqiptare (andej e këndej Drinit)?!
Kudo marketing, promovim dhe propagandë fetare turko-arabe!! Pjesë aktive e këtij marketingu dhe e kësaj propagande është vet politika, institucionet dhe mediat e Republikës laike!! Xhamia dhe kleri i saj e shohin veten mbi kombin dhe mbi institucionet kombëtare!!? Njëri nga krerët e bashkësive islame në trojet shqiptare pati deklaruar publikisht: “Kujt t’i pengojnë xhamiat le të shkojë në Beograd”!! Dhe kush e thotë këtë?! Njeriu që bënë pikërisht punën e Beogradit
Tek e fundit besimi (feja) është çështje krejtësisht shpirtërore. Besimi që menifestohet, predikohet e trumbetohet publikish dhe me altoparlantë mund të jetë gjithçka tjetër veç fe JO!
Besimi është një gjë tepër personale… Në momentin që i jepet dimension kolektiv e publik merr karakter politik, komercial dhe hegjemonist! Te ne ka kohë që i është dhënë ky dimension dhe është bërë kërcënues për qenien tonë kombëtare.
Rinia dhe populli shqiptar e ka interes jetik zhvillimin ekonomik, dijen, përparimin, shkencën dhe teknologjinë. Besimi – feja më së paku i duhet popullit të vogēl shqiptar, por me kulturë dhe histori të madhe… Asgjë mbi kombin, gjuhën, kulturën, flamurin dhe atdheun! Shqiptaria mbi të gjitha!