Shqipëria/Aktualitet

KEMI LIDHË TELAT ME TIRANËN

Urime shqiptarë kudo që jeni autostradën interkonektive 400 KV Prishtinë – Tiranë! 

Ka vite që kur është ndërtuar linja e njohur si autostrada energjetike Shqipëri-Kosovë.  Ajo prej 2016-tës rrinte në pritje të një vendimi politik. Serbia e vonoi në pafundësi pavarësimin energjetik të Kosovës për sa i takon integrimin në rrjetin e transmetimit ndërkombëtar. 

Integrimi energjetik i Kosovës në atë të vendit amë, Shqipërisë, është shenjë e mirë se ne mund ta integrojmë ekonominë tonë, arsimin tonë, të ardhmen tonë.  

Me aktin e sotëm të integrimit, Republika e Shqipërisë me Republikën e Kosovës (dy shtete të Shqipërisë) realizuan sigurinë energjetike, ku energjia nga burime hidrike dhe ato termike do ta plotësojnë njëra – tjetrën. Me këtë këmbë të mbarë ne  sigurojmë pavarësinë shqiptare energjetike. 

Ashtu sikur ky projekt u nënshkrua në hapësirat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit edhe përfundoj në vepër të përbashkët kombëtare.    

B.M.