Lëvizja\UÇK

Fadil Shyti: KOMISAR, SA SHUMË PO NA MUNGON!

Në kujtim dhe nderim të shqiptarit atdhetar, veprimtarit të Lëvizjes, luftëtarit të UÇK-së dhe bashkëthemeluesit të Shoqërisë LËVIZJA, Rexhep Ahmetit.

Sot një vit, pushoi së rrahuri zemra e shokut dhe vëllait tim të idealit, atdhetarit dhe veprimtarit, të madh të çështjes kombëtare, Prof. Mr. Rexhep Ahmeti, i cili për më tepër se 40 vite ishte në ballë të përpjekjeve çlirimtare të ilegales shqiptare, që nga vitet 70-ta dhe Komisarit politik të UÇK-së Heroike, në sektorin, Për moral dhe politikë, që veproi në ZOSH-142.-Fjala dhe vepra e tij edhe si profesor shumëvjeçar në Mitrovicë dhe në Trepçë,-dikur në lëndën e marksizmit,-më vonë të lëndës së sociologjisë, qe dhe kurdoherë do të mbetet shembull frymëzimi ndë brezni për qëndresë titanike në përpjekjet tona për dituri, liri, barazi dhe drejtësi. Në veçanti fjala dhe vepra e tij shkëlqeu kudo dhe kurdoherë, në debate dhe simpoziume shkencore të botës akademike, në mbrojtje të vërtetës dhe vetëm të vërtetës historike, politike dhe shkencore.Veprat e tij shkencore, jo të gjitha të botuara, vetëm tri prej tyre: “Rendi Juridik i Mirëfilltë”, (Sprovë për një teori të RJM-së), Prishtinë, 2013, “E vërteta dhe gënjeshtra” (Mendime) Prishtinë, 2019 dhe”E drejta e Rendit Juridik dhe Thoti, Prishtiné, 2019 padyshim që edhe në të ardhmen;-qoftë kjo e ndritur për Shqipërinë Etnike,-ashtu, siç e deshi Rexhepi me shokë e shoqe, me ushtarë dhe ushtare, do të jenë busulla të fuqishme dritëdhënëse për breznitë që do vinë, radhë-radhë, që me përkushtim do të lëvrojnë më tej shkencat shoqërore shqiptare,-në veçanti në shkencën e së drejtës, gjegjësisht të sociologjisë,-aty ku mendjendrituri ynë, Rexhepi, ka dhënë një kontribut të madh; për të bërë atdheun tonë shtet me sovranitet me drejtësi të vërtetë shqiptare dhe njerëzore, Dardaninë dhe viset tjera shqiptare të Ribashkuara me Nënën Shqipëri, dhe të përparuara si vendet tjera. -Gjithnjë me këmbëngulje,-siç e ceka edhe më lart: ishte në shërbim të së vërtetës sonë historike, etnike, gjuhësore, kulturore e të tjera… Lavdi jetës dhe veprës atdhetare të Rexhep Ahmetit!

POEZI: I PATHYESHËM (Shokut tim të ilegales, Rexhep Ahmetit, ish-Komisarit të UÇK-së, në ZOSH-Brigada 141 “Mehë Uka.)

“Nga vitet 70-ta, në ballë të furtunës,Nga malet e Shalës Heroike!Qëndron si burrat e kombit, Besnik i Shqipërisë, luftëtar ndër vite!…U takuam në rrugën e dritës,Një natë të stuhishme e të vonë!…Si vet jeta, natë e pafat…Duke pritur një ditë të agon!Kur isha pranë teje, i thyeja rrufetë,Kur ishe pranë meje, kishe forca të reja,Armikut ia kemi bërë fora përjetë,Të mposhtet e vjetra, ndër beteja!…Na mungoi koromania e thatë,Na munguan lapsat me fletore,Por nuk na munguan, besa as qëndresa,Në stuhi nëpër natë, gjer në fitore!Vështrimet tuaja, thoshin shumë,Edhe kur heshte, fole në meditim,Me ty kam pritur, çastin më të lumtur,Pa frikë të hidhemi në aksione, për ribashkim!Jeta qenka, enigmë e sertë!…Jeta qenka, me lumenj befasi:Njeriu fatzi, nga derti në dert…Po u ndaka fizikisht dhe nga vëllezërit e tij!Tani po na ndajnë, detet dhe malet!…Por, na bashkojnë qielli me tokën,Na bashkojnë, kurdoherë me nderë,Kujtimet, sulmet, idealet!Tani, koha nëpër botë:Paska marrë ngjyrime të reja,Por, ne dje,-as sot, nuk jemi mashtruar, S´ndalojmë në beteja!…Nuk do të jemi të qetë,-përjetë!E kemi zgjedhur rrugëtimin me krenari!…Pa arritur në cakun tonë të vërtetë,Pa e bërë si e duam, Nënën Shqipëri!